BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjermania, fituese e Eurovizionit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30052010

    Buzqeshje Gjermania, fituese e Eurovizionit

    Mesazh nga Albatros

    Gjermania, fituese e Eurovizionit Ig_img10

    Kėnga “Satellite” e kėnduar nga pėrfaqėsuesja e Gjermanisė, Lena, tė shtunėn vėrtetoi tė gjitha parashikimet, tė cilat e kanė radhitur nė mesin e favoritėve tė garės evropiane tė kėngės “Eurovision 2010”. Kėnga “Satellite”, e kompozuar nga amerikani Julie Frost dhe danezi John Gordon e sjellė nė skenė nga kėngėtarja 19-vjeēare, Lena Meyer – Landrut, njėherėsh ka qenė edhe kėnga mė e shkarkuar nga ueb faqja zyrtare e “Eurovisionit” dhe ka thyer tė gjitha rekordet e shitjes pas pėrzgjedhjes nga shteti gjerman pėr tė marrė pjesė nė “Eurovision 2010”. Votimet nga 39 shtete pjesėmarrėse, tė cilat pėrcaktuan fituesin e finales sė madhe tė mbajtur nė Oslo tė Norvegjisė, i siguruan Gjermanisė gjithsej 246 pikė. Pėrfaqėsuesja e shtetit turk, grupi Manga, me kėngėn “We could be the same”, ėshtė radhitur e dyta me 170 pikė, pėrderisa Rumania e pėrfaqėsuar nga Paula Selling & Ovi u radhit e treta.


    Shqipėria, e pėrfaqėsuar me kėngėn “It’s all about you” tė kėnduar nga Juliana Pasha, me kompozim tė Ardit Gjebresė dhe tekst tė Pirro Ēakos, ėshtė radhitur nė vendin e 16-tė me vetėm 62 pikė. Kėngėtarja Lena me t’u ngjitur pėr tė dytėn herė nė skenėn e “Eurovisionit”, kur ėshtė shpallur fituese e kėtij edicion tė garės sė madhe, ėshtė shprehur e emocionuar duke thėnė se asnjėherė nuk e ka menduar njė gjė tė tillė. Kėnga e saj pop ka vargjet e njė femre tė dashuruar e cila frustrohet nga tė qenit e injoruar.


    “Ndihem sikur kjo nuk po ndodh vėrtet. Jam shumė e lumtur, shumė falėnderuese dhe kurrė s’e kam menduar se mund ta bėj kėtė”, ka thėnė kėngėtarja Lena menjėherė pasi u shpall fituese. Lena, po kėtė muaj ka edituar albumin e saj tė parė, pėrderisa ka ēuar shtetin e saj nė fitore pas 28 vitesh. Gjermania pėr herė tė fundit ka fituar kėtė garė nė vitin 1982.


    Ishte kėnga “Drip Drop” e pėrfaqėsueses sė Azerbajxhanit ajo qė u parapriu kėngėve tė tjera garuese nė spektaklin i cili ėshtė drejtuar nga prezantuesit Erik Solbakken, Haddy Jatou N'jie dhe Nadia Hasnaoui. Performanca e pėrfaqėsuesit spanjoll Daniel Diges ėshtė penguar nga njė shikues i cili ėshtė ngjitur nė skenė dhe kėngėtari fitoi rastin qė tė pėrsėriste kėngėn pas Danimarkės (qė ishte konkurrenti i fundit).

    Stadiumi “Arena Telenor” nė natėn finale ishte nikoqir i 18 mijė njerėzve qė pėrcollėn pėr sė afėrmi performancat e pėrfaqėsuesve tė 25 shteteve, tė cilėt garuan pėr tė triumfuar nė edicionin e 55-tė tė Garės Evropiane tė Kėngės.


    Nė tė njėjtėn kohė, prapa ekranit, “Eurovisioni” u ndjek nga 120 milionė shikues, tė cilėt pėr herė tė parė patėn rastin qė nga 39 shtete tė botės tė votojnė qė nga fillimi i spektaklit. Televotimet e kombinuara edhe me vlerėsimet e jurisė, pėrbėnė skemėn e “Eurovisionit”, e cila sikurse edhe ēdo vit tjetėr u plotėsua nga pikėt qė secili prej shteteve i pasqyroi pėrmes njė zėdhėnėsi. Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė, Juliana Pasha, ėshtė ngjitur nė skenė e 15-ta, e shoqėruar edhe nga tri kėngėtare amerikane, Glenys Vargas, Desire Keedjour dhe Joy, si dhe nga violinisti shqiptar me renome botėrore, Olen Cezari. botasot