BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Amund te duash kaq shume?

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Amund te duash kaq shume?

    Mesazh nga Vizitor 31/5/2010, 23:45

    Sapo lexova nji tregim te perkthyer nga D.shegani edhe mendova a quhet kjo dashuri? por per te perfshire me shum njerz me kete diskutim po e publikoj ne forumin tone qe do marr menditem tuaja pa tjeterJ

    Ja historija

    Lexojeni ju lutem jepini mendimin tuaj

    Per here te pare jane perballur ne nje stacion autobuzi.. ai vazhdonte mjekesi, ajo arkitekture. Mbas perballjes se pare, per tu takuar edhe njehere edhe njehere edhe njehere tjeter, hipen cdo dite ne te njejten ore ne te njejtin autobuz. Ishin te rinj, shume te rinj. Te dy nuk banonin ne lagjen ku i hipnin autobuzit. Djali kishte hipur ne autobuz ate mengjes sepse kishte qene tek nje shoku vet, vajza tek e motra. Mbas nje peridhe e pranuan se te dy ngriheshin heret ne mengjes, dilnin nga shtepia dhe shkonin ne anen tjeter te qytetit vetem per te hipur ne autobuzin ku perballeshin.

    Kur mbaruan shkollen u martuan menjehere. Ishin te lumtur, shume te lumtur. Ndonjeher mbeteshin pa leke, ndonjehere pa pune, por aq shume ishin lidhur me njeri tjetrin saqe edhe kjo nuk u interesonte. Ishin njesoj te lumtur, si kur mbeteshin pa leke ne fund te muajit, edhe kur u bene nje doktor dhe nje arkitekte te njohur. Nuk ishin nga ato dashuri te cilat mbarojne me kohen apo kur kane pak ose shume leke ne llogarite ban*****e. Kalonin ditet, kalonin vitet por dashuria e tyre vazhdonte te rritej. E vetmja mangesi ishte se nuk kishin nje femije. Mbas nje kurimi te gjate perseri nuk arrinin te kishin femije, por menduan se ‘do te ishte egoizem qe te prisnin qe gjithe lumturite te ishin te tyre’ ndaj e vazhduan normalisht jeten e tyre. Ne vend te femijes ata rritnin dashurine e tyre.
    ‘une do te vdisja per ty’ thoshte gruaja duke e perqafuar forte burrin, kurse burri i thoshte gjithmone:
    ‘jo, une do te vdisja per ty’.

    Ndonjehere kur vinte ne shtepi gruaja gjente nje shenim mbi pasqyre, ‘e vetmja ime, shiko mbi raftin e librave’… tek rafti i librave shikonte nje shenim tjeter, ’shiko mbi tavolinen ne guzhine dhe mos harro se te dua shume’. Gruaja vazhdonte te shkonte nga tavolina ne guzhine, tek dollapi ne dhome duke lexuar shenime te mbushura plot me dashuri, dhe shpesh gjente nje tufe me lule, apo cokollatat qe i pelqenin me shume, ose dhurata te shtrenjta. Por sidoqofte nuk kishte rendesi dhurata qe merrte….

    Sado shpejte qe kalonin vitet e jetes, sado pune te kishin, ata gjenin gjithmone kohe per njeri tjetrin, por perseri kur arriten mbi moshen 40 vjec, vendosen qe te punonin me pake.
    Burri e la punen ne spital dhe filloi te merrte vetem paciente ne kliniken e tij. Gruaja e mbylli zyren e arkitektures dhe filloi te merrte vetem projekte te vecanta. Tani kishin me shume kohe per njeri tjetrin. Nje dite duke shetitur ne breg te detit, gruaja pa nje shtepi te rrenuar, me tabelen ’[Censored]t’. ’si thua e blejme’ i thote burrit. ‘e prishim kete dhe ndertojme nje shtepi fantastike, e kam menduar gjithe projektin. Bejme nje verande te madhe ku mund te hame mengjesin bashke me pulebardhat’. ‘te duash ti dicka une nuk mund te te them jo’ i pergjigjet burri.
    ’sapo te kthehem nga kongresi i mjekesise ne Amerike do ta blejme shtepine, sado qe te kushtoje, kete mund ta quajme te tonen tashme’.

    Do te rrinin vetem nje jave larg njeri tjetrit, por per ta edhe kjo ishte shume. Cdo dite, cdo ore folen ne telefon. U perqafuan duke qare ne aeroport. Por mbas disa ditesh vuri re qe i shoqi kishte nje sjellje paksa ndryshe. Nuk ishte me i lumtur si me pare, nuk donte te fliste. Per ta gezuar ate i kujtoi shtepine ne breg te detit dhe i dha projektin qe kishte bere, por u perball me nje pergjigje qe nuk e priste: ’shpirt, ajo shtepi eshte shume e shtrenjte per ne. Ti ben me mire ta harrosh ate shtepi.’

    Merzitja eshte me e veshtire per njerez te cilet jane mesuar te jene perhere te lumtur. Gruas nuk i pelqeu aspak ky ‘mik’ i papritur. Iu lut qe tia thoshte cfare halli kishte ‘ti e di qe do te vdisja per ty, te lutem ma thuaj’ por ishte e kote. Burri qe donte prej vitesh sikur kishte nderruar vend me nje njeri pa ndjenja dhe pa dashuri. Kur perpiqej ti afrohej atij, ishte si te perplasej me muret prej betoni, dhe ne cdo perplasje i dhimbte me shume shpirti.

    Nje dite duke i treguar per problemet e veta nje shoqeje me te cilen kishte kaluar femijerine, rinine dhe gjithe jeten, ajo e nderpret dhe i thote ‘nuk duroj dot me, me duhet te ta them. Ai tokohet me nje grua te re, dhe ha dreken cdo dite ne nje restorant perballe vendit ku punoj une. Pastaj te perqafuar largohen qe aty.’
    ‘pusho pusho, nuk dua te te degjoj me’ i bertiti gruaja. Dhe e fajesoi miken e vjeter se e kishte zili ate.
    Diten tjeter u ul ne nje cep te atij restoranti dhe atehere e kuptoi se perrallat ishin vetem perralla. Dhe e njohu menjehere doktoreshen e re te femijeve qe punonte ne spitalin ku kishte punuar me pare i shoqi. Dhe e pa se si e perqafonte burri i saj ate grua qe shpesh e kishin ftuar edhe ne shtepine e tyre. Dhe sapo i erdhi i shoqi ne darke, here duke bertitur, here duke e perqafuar, here duke e goditur i thoshte cdo gje ne fytyre. Burri nuk e mohoi. Tha se ndjenjat mund te ndryshojne, se kur jane mbas te dyzetave kerkojne dicka tjeter, dhe duke mermeritur neper dhembe i morri plackat e tij dhe iku. Kur doli nga dera i tha ‘dua te te perqafoj edhe nje here ty’ por gruaja i bertiti gjithe inat ‘ik’.

    U ndane qe ne gjyqin e pare. Asnje nuk e besoi qe nje histori dashurie moderne mund te perfundonte keshtu. Gruaja u mundua te ishte e forte me ndihmen e miqve te saj. Mesoi se burri se bashku me te dashuren ishin larguar per ne Amerike qe te jetonin atje. Ndonjehere kur ishte vetem e ndjente qe edonte akoma tae, dhe fillonte te qante, dhe lutej qe urrejtja te zinte vendin e dashurise.

    Kaloi nje vit. Edhe pse thuhet se koha eshte ilaci i gjithckaje, kjo nuk i zgjidhi pune gruas. Nje mengjes u zgjua nga zilja e deres qe binte pa pushim. Kur e hapi deren pa perballe ate grua. ‘me cilen fytyre mund te vish ti ketu’ i tha. Gruaja e re i thote ‘ju lutem me lini te hyj, duhet te flasim patjeter’. U ul ne divan dhe filloi ti fliste me nje ze te ulet.
    ‘asnje gje nuk eshte ashtu si duket. Me vjen keq por ai vdiq para nje ore. Vitin e kaluar kur ishte ne Amerike e mesoi se ishte i semure dhe se i kishte ngelur vetem nje vit jete. E dinte se ti nuk do te duroje dot, dhe si thoshe gjithmone do te doje te vdisje me te. Per te te larguar nga vetja me kerkoi qe te dukeshim sikur ishim te dashur. Nuk e lajmeroi as familjen e tij. Perhapi genjeshtren se ishim te dy ne Amerike. Por ne te vertete morri nje shtepi me qera perballe stacionit te autobuzit ku jeni takuar per here te pare. Po kurohej dhe mendonte se do tia dilte mbane, por nuk ia doli. Naten ishte renduar, kujdestarja e tij me telefonoi dhe une arrita momentin e fundit. Deshi qe te te jepja kete kuti.’ Gruaja e dinte se nuk do ti mbante dot lotet. Donte te vdiste menjehere, aty ku ishte. Ne letren e pare shkruante, ‘te lutem lexoi letrat me rradhe, e vetmja ime’. Dhe ajo i lexoi me rradhe, ‘te desha shume ty’, ‘nuk hoqa dore kurre se te dashuri ty’, ‘me thoshe gjithmone se do te vdisje per mua, dhe e dija se thoshe te verteten’, ‘por une nuk desha qe te vdisje per mua’, ‘tani dua qe te me premtosh’, ‘do te jetosh per mua, dakort’. Kur e mori letren e fundit ne dore, gruaja pa se ne kuti ndodhej nje celes dhe ne leter shkruhej: ‘ Shtepine tone ne breg te detit e kam bere sipas projektit qe bere ti. Kur ti te jesh duke ngrene mengjesin me pulebardhat ne verande, une do te jem duke te te pare….’
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Re: Amund te duash kaq shume?

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/6/2010, 00:05

    Amund te duash kaq shume? 833945 E lexova me vėmendje,, flm Djellza, ishte shumė histori e bukur


    Po, mund tė dush kėshtu... por dashuria e madhe mund tė ketė dhe njė fund tė hidhur
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Amund te duash kaq shume?

    Mesazh nga Vizitor 13/5/2011, 17:14

    Gjithmon dashurit emdha perfundojn ne darje Amund te duash kaq shume? 833945 Amund te duash kaq shume? 833945

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Amund te duash kaq shume?

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 27/4/2024, 22:43