BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Facebook, u krijua pėr shkak tė njė dashurie tė dėshtuar

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    Buzqeshje Facebook, u krijua pėr shkak tė njė dashurie tė dėshtuar

    Mesazh nga Dino 11/6/2010, 11:16

    Facebook, u krijua pėr shkak tė njė dashurie tė dėshtuar Facebook-privacy-1-3_610x407Nėse Mark Zuckerberg s’do kishte humbur mendjen pas njė vajze, gjysmė miliardi njerėz nuk do gjendeshin sot duke shkėmbyer mesazhe nė Facebook. E fundja s’ka shumė rėndėsi shqetėsimi pėr privatėsinė qė ka detyruar Facebook-un tė rishkruajė rregullat: Nė fund tė fundit gjithēka nisi me vjedhjen e emrave, mbiemrave dhe fotografive nė tempullin e dijes amerikane, atė universitet mit qė mban emrin Harvard. Vjedhje dhe mashtrime, seks dhe miliarda. Por, edhe aftėsia pėr t’i thėnė jo padronėve tė universit, nga “Microsoft”, “Viacom” e deri tek “Mtv”. Njė libėr qė tregon gjithēka kemi dashur tė dimė mbi Facebook. Sigurisht, dhe atė qė Facebook dėshiron qė ne tė dimė. David Kirkpatrick ka shkruar njė libėr “Efekti Facebook: Historia sekrete e kompanisė qė pushton botėn”, qė merr shkas dhe adresohet nga Zuckerberg. E prandaj do jetė e vėshtirė tė gjendet nė faqet e itj gjithė ajo ligėsi qė ish-ortaku i tij Eduardo Saverin nxori nė dritė njė vit mė parė. Libri hapet me biseda tė gjata. Kush do kishte kurajėn tė rrėfente kėshtu para sė tė gjithash? Shkruan pa frena nė ditarin e tij ai qė kishte ardhur nga Dobs Ferri, Nju Jork: “ajo vajzė ėshtė njė putanė. Mė duhet tė bėj diēka, ta largoj nga mendja”. Po, nė rrjetin mė tė dashur tė botės, gjithēka nisi kėshtu: Nga njė moment urrejtje pėr njė dashuri tė pakthyer. Nėse meshkujt, e mbi tė gjitha femrat, mendon Mark, janė nė gjendje tė bėjnė aq keq pėrse tė mos vihen pėrballė djemtė e vajzat? Mjaftonte tė viheshin imazhet nė sit dhe tė klikohej. Lindi kėshtu ideja. Kush ishte mė e bukura, po mė i bukuri? Por kėto lindi dhe problemi i parė: Ku m und tė gjendeshin emrat, mbiemrat dhe fotot e studentėve? Nė ato arkivat e vegjėl qė ēdo konvikt studentėsh ruante e qė quheshin “facebooks”, me teserat me foto qė sapo pėrfundonin nė rrjet e bėnin lojėn mė tė tmerrshme. “Efekti Facebook” shkruan: Zuckerberg gjeti mėnyrėn pėr tė marrė kopjet dixhitale nga nėntė prej 12 konvikteve tė studentėve tė Harvardit. Buletini studentor i Harvardit e pėrcaktoi atė “guerilas kompjuterik”. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve Mark hyri nė rrjete nė mėnyrė ilegale. Dhunim privatėsie? Por, a nuk ėshtė suksesi ai qė ka rėndėsi? Nė pak orė siti ishte vizituar nga qindra studentė qė votonin pėr bukurinė e rreth 22 mijė fotove. Natyrisht, Mark pėrfundoi para njė komisioni disiplinor. Por, po tė lexosh biografinė, asgjė s’do e kishte ndaluar kėtė gjeni tė vogėl. Kur kishte filluar tė luante me “software” para se tė ishte nė universitet, “Microsoft” i kishte ofruar njė milionė dollarė pėr tė blerė “Synapse”, krijimin e tij tė parė tė suksesshėm. Mark refuzoi e nuk pranoi as ofertėn e kompanisė gjigande pėr tė punuar pėr tė, por shkoi dhe u regjistrua nė Harvard. Ē’djalė kokėfortė. Shefi i “Viacom” Michael Wolf rrėfen mbi pėrpjekjet e tij pėr tė marrė nė punė Mark-un. “Duhet tė kthehesh nga San Francisko nė Nju Jork pėr Krishtlindje, pse nuk vjen me mua nė avionin tim personal. Unė do shkoj atje njė nga kėto ditė”. Mark pranoi. Dhe Wolf, i cili ato ditė nuk e kishte avionin nė dispozicion u detyrua tė merrte njė me qera. E gjitha kjo pėr tė bindur Markun tė punonte pėr tė. I cili e dėgjoi pesė orė rresht por s’u dorėzua. Ėolf u kthye nė San Francisko. Kėshtu, gjeniu i vogėl u bė miku i tij. Atė natė ai e ēoi nė shtėpi: Rrėmujė gjithandej, njė krevat i hedhur pėrtokė, libra pafund. “Pse nuk e shet krijimin tėnd? Do bėheshe miliarder.” Dhe ai: “E sheh ku jetoj, nuk mė bėhet aspak vonė pėr paratė. E pastaj, nuk mendoj se mund tė kem mė njė ide aq tė mirė sa kjo”. Rezistenca ka funksionuar. 500 milionė pėrdoruers nė Facebook dhe Zuckerberg ėshtė bėrė miliarder duke ecur me kėmbėt e tij. Qė mund tė jenė edhe tė shkurtra si gėnjeshtrat mbi privatėsinė, por ama po e ēojnė gjithnjė e mė larg.
    Ana tjetėr e medaljes
    Por ekziston dhe njė histori tjetėr. Njė histori e kthyer nė skenar filmi nga Ben Mezrich dhe e rrėfyer nga ish-ortaku dhe shoku i Zuckerberg, Eduardo Saverin. Nisi me njė mesazh nė postėn elektronike nė dy tė mėngjesit. Njė student i Harvardit i shkroi skenaristit, Ben Mezrich, i cili ishte akoma duke shijuar fytet e suksesit tė librit “Bringing down the house”, pėr t’i treguar pėr mikun e tij, Eduardo Saverin. Njė shok, tha ai, i cili kishte ndihmuar nė themelimin e “Facebook” me Mark Zuckerberg. Por ai ishte dikur qė nuk i ishte dėgjuar emri ndonjėherė. “U intrigova dhe nisėm tė shoqėrohesha me atė dhe mikun e tij, i cili ishte flakur nga ‘Facebook-u’. Mė pėlqeu shumė drama dhe shpejtėsia me tė cilėn u kishte ndodhur dy miqve tė ngushtė qė tashmė s’ishin mė tė tillė”, thotė Mezrich. Nėse motivi i mesazhit ishte drejtėsia pėr miku ne tij Saverin – shansi pėr t’i treguar botės se si ishte mashtruar dhe si i ishte marrė pjesa e tij e kompanisė nga dikush qė konsideronte shok – sigurisht qė ka ndodhur shumė mė shpejt se ai mund ta imagjinonte. Njė film i quajtur “The social network (Rrjeti social)” ka filluar filmimet nė konviktin e universitetit Harvard, vetėm disa muaj pas publikimit tė librit tė Mezrich “Miliarderėt e rastėsishėm: Seks, para, tradhti dhe themelimi i Facebook”. Nė fillim tė kėtij viti u njoftua se Aaron Sorkin, krijuesi i “West Wing”, do shkruante skenarin. Mė vonė, nė qershor u njoftua se David Fincher – regjisori i filmit “The curious case of Benjamin Button” – do e drejtonte. Nė shtator u konfirmua se aktori amerikan, Jesse Eisenberg do interpretojė rolin e Mark Zuckerberg sė bashku me aktorin britanik Andrew Garfield si Saverin dhe Justin Timberlake si Sean Parker, djali i “Silicon Valley” qe kishte krijuar “Napster” dhe qė ndihmoi nė ēarjen mes dy ish-miqve. Kevin Spacey ėshtė producent. Pėr tė pėrshpejtuar produksionin e filmit, libri dhe skenari u shkruan nė tė njėjtėn kohė. “Aaron Sorkin po adaptonte librin teksa unė e shkruaja. Ne ishim nė njė dhomė hoteli nė Boston dhe ai shikonte shėnimet dhe kapitujt e librit. Aaron Sorkin ėshtė njė perėndi i tė shkruarit”, thote Mezrich. Mjafton tė futesh nė Facebook, tė shkruan Aaron Sorkin dhe shfaqen grupet e shumta nė nder tė Aaron Sorkin. Por grupi qė ka mė shumė fansa ėshtė krijuar nga vete personi, “Aaron Sorkin & The Facebook movie”. “Mirėsevini , unė jam Aaron Sorkin. Kam rėnė dakord tė shkruaj njė film mbi krijimin e Facebook. Mendova se hapi i mirė pėr t’u pėrgatitur pėr kėtė ėshtė tė zbuloj se ēfarė ėshtė Facebook, ndaj krijova kėtė faqe”, thuhet aty. Krijimi i kėtij grupi krijoi lajm, askush nuk e dinte nė atė kohė qė po behej njė film pėr Facebook-un dhe u desh qė producentėt ta konfirmojnė kėtė. Deri mė sot janė krijuar mė shumė se 150 faqe historitė e publikut mbi Facebook-un, edhe pse vetė disa ia kanė dalė mbanė tė futen nė skenarin final, i cili ėshtė mė i fokusuar nė krijimin e tij sesa nė tė si njė mjet pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm. Ėshtė e ndershme tė thuhet se skena, ku Saverin shahet nga e dashura e tij pėr statusin nė Facebook qė ėshtė “single (beqar) ėshtė njė prej tyre. As libri dhe as skenari nuk e nxjerr mirė Zuckerberg. Nė tė dy ai ėshtė njė lloj i paafti pėr tė qenė njeri social nė Harvard, i cili nuk mund tė lidhė njė fjali bashkė. “Facebook ishte njė shtrirje e dashurisė sė vetme tė botės sė Markut – kompjuterit”, thotė Mezrich nė libėr. Ai duket se pranonte detyra programimi nga dy studentė popullorė dhe tė privilegjuar nė Harvard pėr njė projekt shumė tė ngjashėm me Facebook, duke mos bėrė asgjė pėr to pėr tė krijuar mė pas Facebook. Nė tė gjitha rastet, arsyeja e krijimit tė Facebook-ut ishte pėr tė gjetur femra: njė mėnyrė pėr Markun qė tė tejkalonte “klubet finale” tė elitės sė Harvardit, tė cilave s’u afroheshe dot. Edhe nė libėr edhe nė skenar, ai i bėn tė gjitha me mikun e tij tė vėrtetė Eduardo, pėrpara se ta tradhtonte. Por skenari i Sorkin shkon pėrtej kėsaj. Nė faqen e parė shėnimet e tij e pėrshkruan Zuckerberg-un si njė “19-vjeēar i ėmbėl, tek i cili mungesa e karakteristikave fizike maskon njė zemėrim shumė tė komplikuar dhe tė rrezikshėm”. Ai hapet me njė skenė, nė tė cilėn Zuckerberg po flet me tė dashurėn e tij. Por ajo e lė shumė shpejt duke i thėnė: “Ti do bėhesh i suksesshėm dhe i pasur. Por do e kalosh gjithė jetėn duke menduar se vajzat nuk tė pėlqejnė sepse je njė tip qė merr vesh vetėm nga kompjuterat. Por dua tė dish qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ato nuk do tė tė pėlqejnė sepse je njė hajvan”. Por si ndjehet Sorkin mbi dramatizimin e ngjarjeve qė kanė ndodhur jo shumė kohė mė parė, duke ditur se ato kanė njė impakt real nė jetėn e njerėzve qė ai portretizon? “Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė”, thotė Sorkin. “Unė nuk jam gazetar. Pėrgjegjėsia ime s’ėshtė tė them tė vėrtetėn. Arti nuk ėshtė pėr atė qė ka ndodhur. Nga ana tjetėr unė ndjej pėrgjegjėsinė pėr tė mos shkatėrruar jetėn e njerėzve thjesht pėr hir tė suksesit. Ėshtė thjesht ēėshtje gjykimi”.
    Paqja mes Saverin dhe Zuckerberg
    Pas disa vitesh marrėdhėnies tė ngrira dhe problemeve pėr para mes bashkėthemeluesve tė Facebook, Mark Zuckerberg vendosi nė janar t’i njihte meritat mikut tij tė Facebook-ut? Pse tani? Mbase kjo pėr shkak tė librit qė do rrėfejė gjithēka mbi krijimin e rrjetit social dhe mėnyrės sesi Zuckerberg e nxori atė jashtė loje. Tė dhėnat mbi mėnyrėn sesi ka pėrfunduar zėnka mes tė dyve gjenden shumė kollaj: Saverin ėsht tashmė i regjistruar si themelues i kompanisė nė faqen zyrtare tė Facebook-ut. Kjo ėshtė arsye shumė e fortė qė Zuckerberg tė bėjė paqe me Saverin, duke pasur parasysh librin dhe filmin qė pritet tė kenė njė sukses me pėrmasa tė jashtėzakonshme shumė shpejt. Kjo, sepse mendohet se nėse Saverin ka rėnė dakord tė bėjė paqe me Zuckerberg atėherė ai mund tė mos ketė dėshirė tė bashkėpunojė me Mezrich. Por tashmė filmi ėshtė nė proces pune e sipėr e pritet ė dalė shumė shpejt.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 13:14