BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Frika nga humbja e dashurise!

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Frika nga humbja e dashurise!

    Mesazh nga Vizitor 21/6/2010, 08:12

    Frika nga humbja e dashurisė!
    Frika nga humbja e dashurise!

    Burimi i parė i kėsaj frike shihet se e ka prejardhjen nga shprehia poligame mashkullore qė ta vjedhė partneren e tė afėrmit tė vet, si dhe nga tendenca e tij qė ta mashtrojė partneren sa herė qė tė mundet.
    Xhelozia dhe format tjera tė ngjashme tė neurozės dolėn nga frika e mbjellur e njeriut nga humbja e dashurisė sė ndokujt. Kjo frikė ėshtė mė e dhembshmja prej tė gjitha frikave kryesore; zakonisht bėn kaos tė madh nė mendjen dhe trupin tonė mė shumė se ēdo frikė tjetėr kryesore.
    Frika nga humbja e dashurisė daton sigurisht qysh nga koha e gurit, kur meshkujt brutalisht i vjedhnin femrat. Meshkujt edhe sot e kėsaj dite i vjedhin femrat, mirėpo metodat ndryshuan. Nė vend tė forcės, kėta sot i pėrdorin bindjet, premtimet mbi veshjet e bukura, automobilėt luksozė si dhe "karremet" tjera, tė cilat janė mė efikase se forca fizike. Shprehitė e mashkullit janė tė njėjta si nė fillimin e civilizimit, mirėpo ai i shprehė ato nė mėnyrė tjetėr.
    Analiza e kujdesshme tregoi se femrat shumė mė tepėr i nėnshtrohen kėsaj frike se sa meshkujt. Ėshtė lehtė tė shpjegohet ky fakt. Femrat, prej pėrvojės, mėsuan se meshkujt, pėr nga natyra, janė poligamikė, dhe se atyre nuk mund t'iu besohet.

    Simptomet e frikės nga humbja e dashurisė

    Simptomet karakteristike tė kėsaj frike janė:

    Xhelozia. Tendenca qė tė dyshohet nė shokėt dhe personat e dashur pa kurrėfarė bazash tė arsyeshme. Tendenca qė mashkulli ose femra tė akuzohen pabazė pėr tradhėti. Dyshimi i pėrgjithshėm nė ēdokėnd, mospatja e besimit ndaj ēdokujt.

    Gjetja e tė metave. Tendenca qė tė kėrkohen tė metat nė shokėt, nė tė afėrmit, nė kolegėt e punės dhe nė personat e dashur edhe pas provokimit mė tė vogėl ose pa arsye.

    Bixhozi. Tendenca qė tė vihet ēdo gjė nė bixhoz, tendenca tė vjedhet e tė mashtrohet, si dhe tė ndėrmerren rreziqe tė tjera me qėllim qė personit tė dashur t'i ofrohet paraja, nė bindjen se dashuria mund tė blehet. Shprehia qė tė shpenzohet mbi mundėsi ose tė hyhet nė borgje, t'i blihen dhurata personave tė dashur vetėm qė tė lihet mbresa e mirė. Pagjumėsia, nervoza, mungesa e qėndrueshmėrisė, vullneti i dobėt, mungesa e vetėkontrollit dhe e vetėbesimit, shprehia e keqe.



      Ora ėshtė 14/5/2024, 00:52