BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Malajzia mrekullia aziatike

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Malajzia mrekullia aziatike

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/6/2010, 17:24

    Malajzia mrekullia aziatike Images

    Gjithēka qė mund tė kėrkosh, aty e gjen pa frikė. Kėtu qytetet nuk kanė asgjė pėrse t’i kenė zili metropolet e mėdha tė Perėndimit. Malajzia ėshtė njė nga anėtaret mė tė forta mes dhjetė tė tillave qė bėjnė pjesė nė Shoqatėn e vendeve tė juglindjes aziatike. Nga ana tjetėr, “Lonely Planet”, guida e famshme e udhėtimeve nė pėrmbledhjen e pestė vjetore, e vendosi Malajzinė nė dhjetėshen e vendeve qė do tė preferohen mė shumė nga turistėt pėr vitin 2010.

    Aty Malajzia pėrshkruhet si vendi me njėmijė e njė destinacione pėr t’u vizituar dhe me eksperienca tė paharrueshme qė jo tė gjithė e kanė rastin t’i vizitojnė nė jetė. Diversiteti: kjo ėshtė fjala e vetme me tė cilėn mund tė pėrshkruhet ky vend i mrekullueshėm. Nga kaotikja dhe modernia, nė Kuala Lumpur, me peizazhin thuajse mistik tė Burneut me malet e larta, plazhet ku mund tė ēlodhesh dhe barrierat koralore ku tė lejohet tė bėsh zhytje tė paharrueshme apo qendrat e shumta tregtare, gjen gjithēka nga shpirti malajzian. E sikur tė mos mjaftonte ky varietet i pabesueshėm gjeografik, takimi me njerėzit vendas do t’u bindė akoma se Malajzia ėshtė zgjedhja e duhur qė keni bėrė.

    Pėrveēse janė tė dashur dhe mikpritės, ata janė edhe kuzhinierė shumė tė zotė, ku orizi vendas shoqėruar me salcė pikante ėshtė njė nga pjatat e preferuara tė mijėra turistėve qė vizitojnė vendin ēdo vit. Plazhet me rėrė tė bardhė dhe ishujt pėrrallorė janė ilaēi mė i mirė pėr ata qė kanė kaluar njė vit plot lodhje dhe stres. Klima e vendit bėn qė ta shfrytėzosh detin pėrgjatė gjithė vitit. Vetėm bregu lindor i saj, nga fundi i nėntorit nė fillim tė shkurtit, pėrfshihet nga monsunet. Por, dėshmia mė e mirė e kėsaj rritjeje ėshtė kryeqyteti i saj, Kuala Lumpur, qė tregon hapat gjigandė tė vendit drejt njė tė ardhmeje tė ndritur.

    Ėshtė ai qyteti qė ka nė gjirin e tij hotele me 5 yje, butikė stilistėsh tė famshėm, restorante, lokale nate. Jeta duket se nuk ndalet kurrė: ditėn me tė nxehtin ekuatorial dhe mbrėmjeve kur mijėra drita ndriēojnė ēdo cep tė qytetit. Kuala Lumpur konsiderohet si njė qytet i sigurt dhe pavarėsisht njė zhvillimi ekonomik domethėnės, vendi ka ditur tė ruajė pasurinė e tij kulturore, duke fituar njė stabilitet tė madh ekonomik, politik dhe social.

    Duket sikur nė Kuala Lumpur tė gjithė njerėzit veprojnė njėlloj. Shumica prej tyre gjatė ditės i lėnė takimet nė “Sultan longue” apo te “Skybar” te “Traders hotel”, lokali me pishinė mbi ēati. Pas darke, shihen nė “Lecka Lecka”, nė qendrėn “Bukit Bintang” pėr tė tymosur nargjile, ose nė pallatin “National Press Club” pėr ndonjė birrė shoqėruar edhe me ndonjė lojė bilardo, ku zakonisht tė rinjtė diskutojnė pėr probleme tė rėndėsishme, mes tė cilave edhe liria e kufizuar e shtypit. Nė vend ka shumė myslimanė. Sipas tė dhėnave, pėrqindja e tyre nė Malajzi ėshtė 65 pėr qind, ndėrsa nė Kuala Lumpur akoma mė e ulėt.

    Nė fakt, qė nga mesi i viteve ‘80, Kuala ishte njė qytet kinez, i populluar nga pasardhėsit e atyre qė kishin ardhur njė shekull mė parė, bashkė mė mijėra indianė, kur Malajzia ishte koloni britanike, pėr tė punuar nė plantacionet e kauēukut. Popullsia autoktone e konvertuar nė myslimanė nga tregtarėt arabė, preferonin tė kultivonin orizin. Nėn qeverisjen angleze, vendi kishte gjetur njė ekuilibėr: kinezėt kontrollonin ekonominė, malajėt politikėn. Pas pavarėsisė, nė vitin 1957, diferencat ekonomike filluan tė ndiheshin dhe nė vitin 1969. Malajėt nisėn njė revoltė etnike. U krijua kėshtu “National Economic Policy” (NEP), qė u garantonte atyre njė trajtim tė favorizuar pėr studim dhe punėsim. “Diēka e tillė nuk mund tė ndodhė mė. Ata e kuptuan rėndėsinė e kinezėve.

    Kriza globale kėtu po shihet si njė mundėsi”, shton mė tej Irene. Programi i Kryeministrit tė ri, Najib Razak, i jep tė drejtė. Sapo ėshtė deklaruar se qeveria do ta modifikojė NEP-in. Si shkėmbim ka propozuar “New Economic Model”, pėr tė rritur sektorin e shėrbimeve dhe pėr tė vendosur “njė ekonomi tė bazuar mbi njohjen”. Edhe pėr Lin Wei-Ling, kriza ėshtė njė mundėsi e mirė. “Pasiguria ėshtė pozitive, tė jep energji”, thotė kjo zonjė simpatike, njė artiste e njohur nė Kuala. Galeria e saj me emrin “Wei-Lang Gallery” gjendet nė njė pallat tė vogėl tė lagjes indiane. Veprat e ekspozuara pėrfaqėsojnė tendencat e artit malajzian.

    Qyteti ėshtė tmerrėsisht shumė i dhėnė pas artit. Njė ndėr simbolet e tij janė edhe “Petronas towers”, kullat binjake me lartėsi 452 metra. Tė programuara nga argjentinasi Cesar Pelli dhe tė pėrfunduara nė vitin 1998, janė bėrė simbol i progresit ekonomik kombėtar. Deri nė vitin 2005 mbanin me krenari edhe rekordin e ndėrtesave mė tė larta nė botė. Ato quhen Menara 1 dhe 2 dhe lidhen midis tyre nė katin e 41-tė dhe 42-tė nga njė urė qiellore. Nė kėmbė tė tyre gjendet njė qendėr e madhe tregtare. Njė tjetėr simbol, mė pak evident, por me mė shumė domethėnie, gjendet nė 25 kilometra mė nė jug. Ėshtė Putraya, kryeqyteti i ri administrativ. Njė qytet model, i ndėrtuar pėr t‘u bėrė qendra e parė qeverisėse elektronike.

    Njė qendėr superteknologjike dhe ultra-ekologjike, me 70 pėr qind hapėsirė jeshile dhe ujė. Pjesa tjetėr ėshtė e mbushur me ndėrtesa nė stilin modern arab, fakt qė ka hasur nė kritikat e minoriteteve. “Mund tė duket njė qytet i Gjirit Persik, por ėshtė ēmimi pėr t‘u paguar nėse duam tė jemi nė qendėr tė financės islamike”. Hapėsira tjetėr publike e Kuala Lumpurit ndjek modelin e Singaporit apo Tokios. Monumentet arkitektonike pėrfaqėsohen shpesh nga hotele tė mėdha apo qendra tregtare.

    E fundit nga kėto vepra ėshtė “Pavilion”, njė qendėr tregtare e shndėrruar nė njė qendėr luksi planetare, e populluar nga kineze tė veshura me fustane mėndafshi, gra indiane me sari, malajė, ose arabe tė mbuluara me xhihab. Nuk mungojnė as ato qė vėrtiten nėpėr dyqanet shik, “Gucci” apo “Prada”. Njė tjetėr vepėr mbresėlėnėse ėshtė edhe “Feast village”, njė “fshat” i pėrbėrė nga 13 restorante me kuzhina tė ndryshme, tė ndėrtuara nga dizajnuesi japonez, Yuhkuchi Kawai, nė brendėsi tė hotelit “Marriot”. Lokali, i ndėrtuar me 9999 shishe, ėshtė njė restorant arab, ku nuk shėrbehen pije alkoolike.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 12:19