BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cancellara sėrish merr kryesimin, Hushvod fitoi etapėn

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Cancellara sėrish merr kryesimin, Hushvod fitoi etapėn

    Mesazh nga Albatros 6/7/2010, 21:18

    Biēiklizėm: Tour de France-97-etapa e 3-tė

    Mbase ēdo etapė e edicionit tė 97-tė tė Tour de France 2010, do tė jetė mė interesante, mė e fortė dhe mė cilėsore se tjetra. Tė paktėn kėshtu ėshtė pėrshtypja dhe mbresat nga njė prolog dhe tri etapa tė zhvilluar. Gjithnjė e mė shumė po tregohet rivalitet i madh ndėrmjet ēiklistėve qė mėtojnė tė fitojnė kėtė garė edhe pėr faktin se nė ēdo etapė kemi shėnuar pėrfundim dramatik e po asht nė kėtė drejtim ka pasur edhe rrėzuarje e pėrplasje tė ēiklistėve, fatmirėsisht pa pasoja. Kėshtu ishte dhe tė martėn nė etapėn e tretė nė shtegun Wanze-Arenberg Porte du Hainaut tė gjatė 213 kilometra. Kėtė shteg qė ishte kryesisht malor pas njė konkurrence tė fortė ndėrmjet Cancelarres dhe Schleck-Evans-Thomas-Hushovd.
    Cancellara sėrish merr kryesimin, Hushvod fitoi etapėn  Cancelarres-fv

    Nė kėtė garė ēiklisti zviceran Fabian Cancellara, ndonėse arriti kohė tė njėjtė me fituesin Hushvod, arriti tė rikthejė nė pronėsi fanellėn e verdhė dhe kryesimin e pėrgjithshėm, mirėpo njė sprint i vėrtet ēiklistit norvegjez Thor Hoshvod bėri qė ky i fundit tė triumfoi nė kėtė etapė. Pas Hushvod nė pesėshen e parė u renditėn me kohė tė njėjtė anglezi Thomas, australiani Evans,kanadezi Hesjedal dhe ēiklisti nga Luksemburgu Andy Schleck, i cili vitin e kaluar ka bartur fanellėn e bardhe si ēiklisti mė i mirė i ri. Canecallara nė kėtė garė ishte i gjashti nė renditje por nė kohė tė pėrgjithshme kryeson renditjen.

    Fanellėn e gjelbėr si printeri mė i mirė ėshtė duke bartur ēiklisti fituesi i etapės sė tretė Thur Hushvod me 63 pikė, ndėrsa fanellėn e bardhė me pika tė kuqe si ēiklisti mė i mirė i shtegut malor ėshtė duke bartur ēiklisti francez Jérōme Pineau dhe ēiklisti mė i mirė i ri qė bartė fanellėn e bardhė deri me tash ėshtė ēiklisti anglez Geraint Thomas. Fituesi i shtatėfishtė amerikani Lance Armstrong etapėn e tretė e pėrfundoi nė pozitėn e 32-tė, ndėrsa gjendet i 18-ti nė renditjen e pėrgjithshme. Kampioni aktual Alberto Contador garėn e pėrfundoi nė pozitėn e 13-tė, e nė renditjen e pėrgjithshme gjendet nė vendin e 9-tė. Tė mėrkurėn ēiklistėt do tė vazhdojnė garėn pėr tė fituar etapėn e katėrt nė shtegun Cambrai-Reims tė gjatė 153.5 kilometra.


    Rezultatet e etapės sė 3-tė

    1. Thor HUSHOVD CTT (Nor) 04:49:38
    2. Geraint THOMAS SKY(Ang) 00:00:00
    3. Cadel EVANS BMC (Aus) 00:00:00
    4. Ryder HESJEDAL GRM(Kan) 00:00:00
    5. Andy SCHLECK SAX (Lux) 00:00:00


    Renditja e pėrgjithshme

    1. Fabian CANCELLARA SAX(Zvic) 14h 54' 00'' 00''
    2. Geraint THOMAS SKY(Ang) 14h 54' 23'' 00' 23''
    3. Cadel EVANS BMC(Aus) 14h 54' 39'' 00' 39''
    4. Ryder HESJEDAL GRM (Kan) 14h 54' 46'' 00' 46''
    5. Sylvain CHAVANEL QST(Fra) 14h 55' 01'' 01' 01''
    9. Alberto CONTADOR(Spa) 14h 55' 40" 01' 40"
    18. Lance ARMSTRONG (Shba) 14h 56' 30" 02' 30"
    Cancellara sėrish merr kryesimin, Hushvod fitoi etapėn  3CARTE

    Tour de France-97-etapa e 3-tė

      Ora ėshtė 27/4/2024, 05:21