BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cfare duhet te hane femrat per nje pamje sa me te fresket

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cfare duhet te hane femrat per nje pamje sa me te fresket

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/7/2010, 17:58



    Lėkura ėshtė gjėja e parė qė njerėzit shohin kur ju shikojnė.

    Dhe ēuditėrisht konsiderohet si organi mė i madh nė trupin e njeriut. Shėrben pėr shumė qėllime duke pėrfshirė kėtu edhe rolin e mburojės ndaj bakterieve dhe ambientit, dhe konvertimin e dritės sė diellit nė vitaminė D. Shtresa dhjamore pėrbrenda sipėrfaqes sė lėkurės ndihmon nė sigurimin qė lėngjet e rėndėsishme brenda trupit tonė tė qėndrojnė brenda. Njė gjė ironike rreth lėkurės ėshtė se kur njerėzit janė tė rinj, brenga e tyre mė e madhe ėshtė se si tė nxihen. Por, me plakje prioriteti kryesor i lėkurės ėshtė si t'i parandalojnė rrudhat, dhe mėnyra numėr 1 ėshtė tė mos nxihen. E pra, kur bėhet domosdoshmėri tė fillosh tė kujdesesh pėr lėkurėn tuaj? Sigurisht qė ėshtė mė herėt se mendon.


    Mark G. Rubin, asistent profesor klinik i dermatologjisė pranė Universitetit "San Diego", beson se mospirja e duhanit dhe shmangia e diellit qysh nė moshėn e re, shpaguhet mė vonė. Ai thotė se "parandalimi luan njė rol tė madh nė plakjen e lėkurės, sa mė herėt qė fillon aq mė mirė. Dėme tė mjaftueshme janė shkaktuar nė lėkurė nė momentin qė ju vėreni ndryshime qė nuk i pėlqeni." Nėse mendon rreth asaj, e gjithė ēka jemi duke u munduar tė bėjmė ėshtė tė vonojmė plakjen normale tė lėkurės, e cila plaket si ēdo organ tjetėr. Nė nivelin fizik mėnyra mė e mirė e ngadalėsimit tė dukjes sė plakjes sė lėkurės ėshtė tė mbani lėkurėn mirė tė mirėhidruar me njė shtresė tė mirė tė yndyrės pėrfund lėkurės, pėr tė mbrojtur lagėshtinė e brendshme. Disa ekspertė thonė se ju mund ta bėni kėtė pjesėrisht duke ngrėnė njė shėndetshėm, ku pėrfshihen disa prej yndyrave tė mira si, omega 3 dhe yndyrat mono tė pangopura, duke pirė shumė ujė dhe duke pasur njė regjim tė mirė tė kujdesit lėkuror pėr tė kondicionuar lėkurėn dhe minimizuar humbjen e lagėshtisė.

    Gjithēka ka tė bėjė me mbajtjen e lėkurės nė mėnyrė tė shėndetshme nga brenda dhe nga jashtė. "Lėkura juaj ėshtė pasqyrė e shėndetit tuaj dhe kėshtu ushqimi i mirė, fjetja e mjaftueshme, reduktimi stresit, tė qenit i hidruar etj, tė gjithė luajnė role nė krijimin e njė lėkure tė bukur", - thotė Rubin. E kėshtu arrijmė tek pyetja: Ēfarė ushqime duhet tė zgjedhim pėr tė pėrmirėsuar shanset pėr tė pasur njė lėkurė tė shėndetshme? Ja lista e materieve ushqyese pėr lėkurė, dhe ushqimet qė mė sė shumti janė tė pasura me to.

    Antioksiduesit

    Shumė dermatologė besojnė se antioksiduesit kryesorė (vitamina A, C dhe E) mund tė ndihmojnė nė zvogėlimin e rrezikut nga dielli dhe dėmet e tjera ambientale duke ēarmatosur "radikalėt e lirė" qė shkaktojnė rrudhjen. Radikalėt e lirė janė molekula tė paqėndrueshme qė dėmtojnė qelizat. Vitamina A. Njė studim i fundit i kryer nė Holandė me meshkuj dhe femra tė shėndetshėm, ka zbuluar njė lidhje tė rėndėsishme mes nivelit tė Vitaminės A nė gjak dhe gjendjes sė lėkurės. Me marrjen e karotenoideve (substanca bimore qė trupi juaj i konverton nė vitaminė A) nga ushqimet, ėshtė mėnyra mė e sigurt pėr shkak se ka gjasa qė tė merrni shumė mė shumė vitaminė A nga suplementet se sa nga ushqimet e pasura me karotenoid. Top-burimet ushqimore tė pasura me vitaminė A janė: Karota, kungulli, patatet e ėmbla, mangot, spinaqi, pjepri, gjėrat e gjelbra, lakra jeshile, rrepa e kuqe dhe domatja. Vitamina C. Vitamina C ėshtė potent tropikal qė do tė thotė se ėshtė antioksidues qė gjendet nė lėkurė, por vetėm nė formėn e saj aktive, formė e njėjtė qė ju merrni nga ushqimet. Natyrisht qė me futjen e frutave dhe perimeve tė pasura me vitaminė C nė dietėn tuaj ditore, ėshtė gjė e mirė pėr tė bėrė pėr shėndetin tuaj.

    Top-burimet ushqimore tė pasura me vitaminė C janė: Portokalli, rrushi, dredhėzat, kivi, specat e kuq dhe tė gjelbėr, pjepri, domatja, brokoli, mangot, lakėr brukseli, lulelakra dhe lakra jeshile. Vitamina E. Shumė hulumtime janė nė rrugė tė papėrfunduar pėr tė mirat e mundshme tė vitaminės E, si njė pėrmbajte nė produkte qė aplikohen nė lėkurė. Top-burimet ushqimore me vitaminė E janė: Pėrfshihen vajrat bimore, farat, arrat, ullinjtė, spinaqi dhe shparga. Por ėshtė e vėshtirė tė marrėsh aq sa duhet vitaminė nga ushqimet dhe kėshtu shumė njerėz marrin suplement. Por, sigurohu qė mos tė marrėsh mė shumė se 400 njėsi ndėrkombėtare nė ditė, kėshtu qė nuk e tepron.

    Zgjidh yndyrat e mira

    Acidet yndyrore tė Omega-3 janė tė mira edhe pėr lėkurėn. Omega-3 nga peshku ndihmon nė mbrojtjen kundėr dėmeve nga dielli, sipas njė studimi tė kryer nė suplementet e vajit tė peshkut. Eksperti kundėr plakjes Nicholas Perricone, autor i librit "The Wrinkle Cure" (Ilaqi Rrudhave) sugjeron fuqimisht njė dietė tė pasur me antioksidues dhe omega-3 pėr njė lėkurė mė tė mirė. Ai thotė se " ka ca dėshmi shkencore pėr tė pėrkrahur atė lloj diete". Gazeta Shqiptare

      Ora ėshtė 20/5/2024, 08:45