BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Pėrshtatuni bashkėfolėsit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pėrshtatuni bashkėfolėsit

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/7/2010, 18:19

     Pėrshtatuni bashkėfolėsit Images

    Nėse keni aftėsi tė komunikimit shumė shpejtė do tė pėrparoni nė punė, do tė krijoni atmosferė tė kėndshme nė shtėpi, do tė arrini baraspeshė shpirtėrore dhe do ta ruani shėndetin.

    Pa marrė parasysh nėse bėhet fjalė pėr ndonjė kontakt me kolegėt, familjarėt, partnerin madje edhe vetveten, ėshtė e domosdoshme qė tė mos kalojė asnjė ditė pa komunikuar. Pėr kėtė arsye, ėshtė me rėndėsi vitale qė tė dini ta sundoni kėtė aftėsi , tė gjeni gjuhė tė pėrbashkėt me bashkėfolėsin dhe t’i tejkaloni pengesat tė cilat shfaqen gjatė tė folurit. Pėr tė krijuar njė lidhje me bashkėfolėsin, fillimisht duhet tė kuptoni se cilit tip tė komunikimit i takon. Ekspertėt pohojnė se varėsisht se me anė tė cilės rrugė i pranojnė informatat (tė parit, tė dėgjuarit apo me anė tė lėvizjeve), njerėzit ndahen nė tre grupe- tipi vizual, kinetik dhe auditiv.

    Tip vizual

    Shprehjet kryesore: “Po e shoh”, “Do tė shohim”, “Me sytė e mi...” etj.

    Personat tė cilėt i takojnė grupit vizual mė sė shpeshtė kanė qėndrim tė drejtė, ndėrsa mjekra e tyre ėshtė paksa e ēuar lartė. Lėvizjet e tyre janė kryesisht tė menjėhershme dhe tė papritura. Gjatė komunikimit ata shpesh largohen nga bashkėfolėsi me qėllim qė ta shohin tė tėrin. Ata mė sė miri e kuptojnė atė qė thuhet duke pėrcjellė mimikėn dhe lėvizjet e bashkėfolėsit. Shumė tipa vizualė flasin shpejtė, qartė dhe me ton tė lartė. Gjatė bisedės i ēojnė vetullat dhe shikojnė herė djathtas e herė majtas. Japin pėrshtypjen se e shikojnė bashkėfolėsin nga lartė.

    Si tė komunikosh me tipin vizual

    Kėta persona mendojnė se veshja e bėn njeriun. Edhe ata vetė mundohen qė gjithmonė tė duken mirė, tė vishen modern dhe para sė gjithash tė jenė ‘tė hekurosur’. I vlerėsojnė shumė dhuratat origjinale dhe tė vlefshme, dhe me kėnaqėsi i pranojnė komplimentet. Nėse dikush u afrohet gjatė bisedės ata nevrikosen, ndėrsa nėse i prekni mund tė reagojnė nė mėnyrė tė pakėndshme. Me kėta persona lehtė do tė gjeni gjuhė tė pėrbashkėt, nėse paraprakisht ua “vizatoni” atė qė dėshironi ta thoni. Fjalėt e tilla si “paramendoni”, “ngjashėm sikur...” mund tė jenė thelbėsore gjatė komunikimit me ta. Tipat vizualė shpesh janė tė pranishėm nė jetėn publike, me kėnaqėsi i vizitojnė promovimet e ndryshme, shkojnė nė tetar dhe nė kinema. Prandaj orientimi drejt kėtyre lokacioneve mund t’u ndihmojė qė t’i bėni pėr vete.

    Tipi kinetik

    Shprehjet kryesore: “Sė paku unė ndjehem ashtu”, “Ndenja ėshtė e tillė saqė...”

    Pėrfaqėsuesit e tipit kinetik karakterizohen me lėvizje tė hijshme, bisedė tė ngadalshme dhe zė tė kėndshėm. Derisa flasin, ata i afrohen bashkėfolėsit. Shpesh ndodh qė ta kapin pėr dore, pėr krahu ose ta pėrqafojnė bashkėfolėsin. I japin pėrparėsi veshjes dhe kėpucėve tė pėrshtatshme, dhe nuk i kushtojnė rėndėsi nėse jeni/janė veshur sipas modės sė fundit. Nuk iu pengon parregullsia. Ata udhėhiqen nga ndjenjat dhe intuita.
    Karakteristikė pėr kėtė tip njerėzish ėshtė se shumė ngadalė i marrin vendimet, sepse pėr gjithēka duhet tė mendojnė mirė. Gjatė bisedės, ata zakonisht e drejtojnė shikimin poshtė.

    Si tė komunikosh me tipin kinetik

    Kėtyre personave u pėlqen kur bashkėfolėsi i prek, pėr kėtė arsye nė momentin e takimit, pėrshėndetja duhet tė jetė pėr dore. Qė tė kuptoheni mirė me kėta tipa njerėzish, bisedėn bazojeni nė ndjenja. Kur ta zgjidhni temėn pėr tė cilėn do tė flisni, keni parasysh se ata i japin rėndėsi shprehjes trupore. Tipit kinetik i pėlqen tė hajė, kėnaqet nė ēfarėdo evenimenti, i pėlqen tė shkojė nė saunė, nė notim, peshkim, tė dalė nė natyrė. Shfrytėzon secilin shans pėr tė udhėtuar diku. Megjithatė, kėta tipa kėnaqen nė tė njėjtėn mėnyrė duke shikuar televizorin ose duke lexuar ndonjė libėr.

    Tipi auditiv

    Shprehjet kryesore: “Kjo tingėllon si...”, “Kam dėgjuar”, “Flitet se...”

    Nė tipin auditiv bėjnė pjesė njė grup i vogėl njerėzish. Intonacioni i tyre gjatė bisedės ėshtė i rrafshėt, me ē’rast shumica e njerėzve i konsiderojnė jo-interesantė dhe monotonė. Derisa flasin, zakonisht lėvizin nė vend. Pozita karakteristike e tyre gjatė bisedės ėshtė se i mbajnė krahėt tė thyer mbi gjoks dhe kokėn e mbajnė tė kthyer nė njė anė. Kryesisht nuk e shikojnė bashkėfolėsin nė sy. Tipat auditivė zakonisht bėjnė punė, e cila kėrkon ose dėgjim tė mirė ose retorikė. Njėra nga karakteristikat kryesore tė tyre ėshtė oratoria. Janė tė prirė tė pėrdorin fjalė tė huaja dhe terme shkencore.

    Si tė komunikosh me tipin auditiv

    Gjatė bisedės me kėtė tip, kushtoni vėmendje qė fjalėt tuaja tė jenė tė shkurta, tė qarta, tė rregullta gramatikisht dhe dinamike. Nėse pėrdorni fjalė me prejardhje tė huaj, do ta tėrhiqni vėmendjen e tipit auditiv, sa herė qė t’u jepet mundėsia pėrdorni shprehjet: “Kam dėgjuar”, “Flitet se...”, “Moti mė ka thėnė dikush...”. Ėshtė shumė me rėndėsi qė tė kuptoni se me cilėn rrugė bashkėfolėsi juaj i pranon informatat- a ėshtė shikimi, dėgjimi apo lėvizja. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė arrini qė nė mėnyrė tė suksesshme tė krijoni njė lidhje tė mirė komunikuese, e cila do t’i pėrshtatet edhe atij edhe juve.
    [tr][td][/td][/tr][tr][td][/td][/tr]
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Pėrshtatuni bashkėfolėsit

    Mesazh nga Burrelsja 13/7/2013, 13:22

    Si tė komunikosh me tipin vizual

    Kėta persona mendojnė se veshja e bėn njeriun. Edhe ata vetė mundohen qė gjithmonė tė duken mirė, tė vishen modern dhe para sė gjithash tė jenė ‘tė hekurosur’. I vlerėsojnė shumė dhuratat origjinale dhe tė vlefshme, dhe me kėnaqėsi i pranojnė komplimentet. Nėse dikush u afrohet gjatė bisedės ata nevrikosen, ndėrsa nėse i prekni mund tė reagojnė nė mėnyrė tė pakėndshme. Me kėta persona lehtė do tė gjeni gjuhė tė pėrbashkėt, nėse paraprakisht ua “vizatoni” atė qė dėshironi ta thoni. Fjalėt e tilla si “paramendoni”, “ngjashėm sikur...” mund tė jenė thelbėsore gjatė komunikimit me ta. Tipat vizualė shpesh janė tė pranishėm nė jetėn publike, me kėnaqėsi i vizitojnė promovimet e ndryshme, shkojnė nė tetar dhe nė kinema. Prandaj orientimi drejt kėtyre lokacioneve mund t’u ndihmojė qė t’i bėni pėr vete.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 08:21