BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Martesa lufton stresin

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Martesa lufton stresin

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/9/2010, 20:21

     Martesa lufton stresin Images

    Shtatori nderkohe eshte te dera dhe tradicionalisht behet fjale per muajin me te pasur me dasma, pra martesa, pavaresisht se me kalimin e kohes njerezit martohen ne cdo stine te vitit por edhe jo rralle i shmangen ketij akti.

    Megjithe opinionet oponente qe nuk mungojne ndaj marteses, nje pergjigje vjen nga nje studio qe eshte marre me marredhenien martesore ne cift. Martesa nuk eshte fundi i dashurise, perkundrazi eshte nje aleat kunder stresit. Ata qe duan ta besojne thjesht, duhet te kujtojne frazen, "me mire te ciftuar se sa vetem", pavaresisht se fraza ne origjinal eshte pak ndryshe. Ai qe e mbron kete teze eshte kerkuesi italian Dario Maestripieri, profesor i Shkencave Humane, me drejtim biologjine e zhvillimit ne Universitetin e Chicago-s.

    Profesori dhe grupi i tij kane studiuar 500 studente, duke matur permes nje kampioni peshtyme, nivelet e kortizolit, i cili njihet si hormoni i stresit e qe prodhohet ne gjendrat mbiveshkore ne sasi te madhe, pikerisht kur ndodhemi ne situata stresi akut psikofizik. Nga analizat e niveleve hormonale, studimi ka mberritur ne konkluzionin qe personat qe jetojne vetem jane me te stresuar se sa ata qe jetojne te shoqeruar me partneret, partneret e tyre. "Martesa ka nje efekt qetesues mbi pergjigjet e kortizolit ndaj stresit psikologjik", ka deklaruar eksperti ne revisten shkencore amerikane "Stress".

    Te tjera studime dhe statistika duket se konfirmojne kete kerkim, duke treguar se jo vetem jeta ne cift eshte nje terapi e vertete "anti-stress", por do ishte edhe nje lloj relaksi i cili ndihmon per te zgjatur jeten, i afte te shkoje deri ne 50 per qind jete me shume. Efektivisht stresi ne rritje te vazhdueshme dhe renia e numrit te martesave, jane dy karakteristika evidente te shoqerise aktuale, perendimore te themi. Pra ia vlen te nderrojme kenaqesite e beqarise per te pasur jete me te gjate.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 17:20