BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Stili qe nuk vdes

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Stili qe nuk vdes

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/10/2010, 17:18

     Stili qe nuk vdes Stili10

    Nė Japoni quhet “uniformė-mania” dhe ėshtė njė fenomen shumė i zakonshėm. Meshkujt janė seksualisht mė tė eksituar me vajza qė veshin uniformė.

    Ėshtė aq i pėrhapur, sa justifikon edhe shumėfishimin e imekura-ve, shtėpive tė takimeve speciale, nė tė cilat mund tė zgjidhet njė vajzė e veshur me uniformė, sipas dėshirės sė klientit. Dhe mundėsitė janė tė ndryshme e tė pafundme, duke filluar nga ato shkollore me modelin “marinar”, me modelin e infermieres, apo tė femrave police.

    Por imagjinata erotike mashkullore, apo femėrore, nuk ėshtė e nevojshme qė tė pėrshkojė oqeanin pėr tė arritur pjesėn e saj transgresive. Sipas njė sondazhi tė publikuar nė edicionin e fundit tė revistės gjermane “Men‘s Health”, ėndrrat mė tė vazhdueshme tė meshkujve pėrkojnė pikėrisht me seksin me njė infermiere, ose tė paktėn njė femėr me uniformė.

    Ndėr profesionet, ajo qė ngjall mė shumė epshet mashkullore mbetet infermierja, qė qėndron nė shkallėn mė tė lartė tė podit. De Gregori i kėndonte qė 20 vjet mė parė, “Do tė kthehemi sėrish tė kėndojmė dhe tė bėjmė dashuri, dashuri si infermiere”. Tėrheqjes erotike tė uniformės si meshkujt, ashtu edhe femrat, nuk kanė mundur kurrė qė t‘i rezistojnė.

    Nė sondazhin e bėrė nga “Men’s Health”, nė vendin e dytė renditen kamerieret, ndėrkohė qė pas tyre vijnė stjuardesat, tė cilat eksitojnė kėnaqėsinė e 40% tė meshkujve. Vendi i fundit ndėr profesioneve u takon femrave qė merren me politikė. Kjo mund tė jetė pėr faktin se tė bėsh seks me njė ministre apo deputete ngjall njė ndjenjė turpi dhe pėrballesh me maskilizmin, gjithnjė zotėrues nė marrėdhėnien nė ēift.

    Dhe pėr tė qenė sa mė transparentė, nė sondazh kanė hyrė edhe femrat, tė cilat janė pyetur pėr profesionin qė i eksiton mė shumė. Vendin e parė e mbajnė zjarrfikėsit, ndjekur mė pas nga biznesmenėt, nga doktorėt dhe futbollistėt. Edhe mes zonjave, profesioni i politikanit nuk ngjall shumė entuziazėm erotik. Vetėm 1.7% e tyre dėshirojnė momente tė zjarrta nėn ēarēafė me njė ministėr apo deputet.

    Por qė transformimet erotike janė mes fantazive mė tė votuara tė meshkujve dhe femrave, kėtė e demonstron edhe biznesi i dyqaneve “Sexy shop”, ku nė tė gjithė Europėn janė tė ndėrtuara me kostumet dhe aksesorėt e njė paraqitjeje tė lartė erotike.

    Nė krye tė klasifikimit qėndron padyshim shtėpia tradicionale angleze nė Londėr, nė Ann Summers, qė ka krijuar dhe mban monopolin mė tė maturuar tė merkatos nė masė tė veshjeve me gomė, me lėkurė, si dhe aksesorėve e veshjeve intime.

    Gjithashtu ka tė licencuara 135 pika shitjeje nė Britaninė e Madhe, njė nė Spanjė dhe ka si objektiv edhe Italinė, ku mė tė kėrkuarat janė infermieret me minifund e dekolte, si dhe femrat police me uniformė e pranga. “Hustler”, supermarketet e mėdha amerikane tė erosit, tė cilat kanė zbarkuar nė Europė njė vit e gjysmė mė parė, u kundėrpėrgjigjet “lepurusheve” me kapelat e tyre rozė, tė djallėzuara e seksi, si edhe marinaret tunduese.

    Njė argument qė ka dhėnė rezultate shumė tė mira. Merkatoja ėshtė nė njė rritje shumė konstante dhe shitjet rriten vazhdimisht. Pajisjet mė tė frekuentuara? Janė pikėrisht kostumet seksi, nė veēanti ato si murgesha dhe infermiere. Dy kolosėt mė tė mėdhenj tė universit tė “Sex shop” kanė kuptuar se veshjet e bėjnė seksin.
    Stili qė nuk vdes

    Kohė mė parė, stilistja Koko Shanel thoshte: “Moda plaket, ndėrsa stili ngelet i njėjtė gjithmonė”. Dhe kėshtu vjetrohen veshjet, ndėrsa stili ngelet ai qė ėshtė: diēka e rrallė, qė nuk ėshtė nė shitje, megjithatė i paarritshėm. Duhet gjetur guximi t’i thjeshtėsosh, t’i hedhėsh, ose mė mirė t’i dhurosh, dhe tė mbėshtetesh te pesė veshjet e famshme e tė thjeshta (qė mund tė jenė edhe dhjetė, edhe dymbėdhjetė, por kurrė mė shumė).

    Fustani i zi, trekuarti me prerje mashkullore, kėmisha e thjeshtė, kėpucėt e sheshta, njė golf me jakė tė madhe tė zezė, vargu i thjeshtė me perla, seti i bluzave prej kashmiri tė butė dhe njė fustan i thjeshtė qė tė tregon tė hijshme dhe si njė zonjė tė shtresės sė lartė. Me pak fjalė, tė seleksionosh pak veshje, por tė mira, qė nuk vdesin kurrė dhe kanė njė sharm tė pavdekshėm.

    Megjithatė, nuk duhet harruar se ėshtė veprimi i shenjtė i atyre njerėzve qė nuk dinė tė gabojnė. Veprimi i atyre qė “kultivojnė” iluzionin sekret se mund t’u ngjajnė, edhe pse nga shumė larg, ikonave tė modės, sharmit dhe stilit tė pavdekshėm, zonjave tė vėrteta tė kalibrit tė Odri Hepbėrn, tė Grejs Kelli, apo tė Xheki Kenedi.

    Nė vitin 1934, kur Clark Globe nė “Ndodh njė natė” hoqi kėmishėn duke treguar kraharorin pa veshur poshtė bluzėn e bardhė, shitjet e saj ranė me 75 pėr qind nė tė gjithė planetin. Eh, fuqia e ekranit. Po ashtu, modelet “active wear”, bluzat prej pambuku, pantallonat sportive, tė zgjedhura nga Jennifer Beals nė “Flash dance”, kanė mbushur tashmė rrugėt dhe palestrat e gjithė botės. Ikub

      Ora ėshtė 10/5/2024, 20:49