BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Kur pafejsia ne fajesi shnderrohet

    avatar
    Kleandra
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
    <b>Votat</b> Votat : 33

    Buzqeshje Kur pafejsia ne fajesi shnderrohet

    Mesazh nga Kleandra 20/10/2010, 20:59

    Kėshtu, kur, ti i dehur nė dėfrim, kur ti i zhytur nė kėnaqėsitė fizike, e i zhytur nė injorancė ndaj udhėzimit tė drejtė, jo vetėm qė shkatėrron jetėn tėnde, por shkatėrron njė shoqėri tė tėrė! E bėhesh prind jo pėr tė frymuar jetė, por pėr tė mbytur jetė!

    Tė pafajshėm janė fėmijėt. Fėmijė tė braktisur e tė injoruar. Jo, nuk janė vetėm fėmijėt, janė edhe vajzat e reja qė prindėrit e tyre i pėrkėdhelin, e nuk i edukojnė. E jo vetėm vajzat e reja, tė pafajshėm janė edhe djelmoshat, tė rinjtė, qė vėrtiten rrugėve, e nuk kanė idenė se ē’do (duhet) tė jetė e nesėrmja e tyre. Po, e fajtorė janė prindėrit! E kush janė prindėrit e kėtillė; ata qė fėmijėt e tyre nuk i qortojnė, i pėrkėdhelin e nuk i edukojnė. Janė tė butė, por butėsi qė viktimizon!

    Prindėrit zgjedhėn tė jenė prindėr. Ndėrsa, pasardhėsit e tyre nuk zgjodhėn se kė tė kenė udhėheqės, edukator, e kujdestar! Kėta janė pėrgjegjės, por pėrgjegjėsinė e tyre kur pafajėsia shndėrrohet nė fajėsi fillojnė ta kuptojnė. Jo, tani janė barrė! Nuk janė mė pėrgjegjėsi e tyre, por dėnim pėr ta! Prindėrit kanė harruar se, qė nė ēastin kur zgjodhėn tė bėhen prindėr, bashkė me kėtė zgjedhje, kanė edhe pėrgjegjėsinė pėr tė qenė jo vetėm prindėr fiziologjik, por edhe prindėr psikiko-shpirtėror!

    Jo, prindėrit e kėtillė, qė fėmijėt, vajzat, tė rinjtė, i viktimizojnė, ua mėsojnė vetėm artin e tė veshurit, tė ushqyerit, tė folurit, e nuk ua mėsojnė artin e tė qenėt i pastėr mendėrisht e shpirtėrisht, nuk ua mėsojnė artin e tė menduarit, e tė meditimit. Ē’faj kanė tė shkretėt e papjekur, e tė paprovuar me botėn e mbizotėruar nga gjuetarė nderėsh e shkatėrrimtarė jetėsh! Jo, po prindėrit para se tė bėhen prindėr, nuk mendonin vetėm se tė shtonin pasurinė, tė shtrinin pushtet e karrierė! Kurrsesi, le ta dinė pra, nuk kanė ēka sot kėrkojnė llogari e as tė mos shfajėsohen, tanimė mbi ta ka rėnė barra, pafajėsia ėshtė shndėrruar nė fajėsi!

    Po, u bėnė prindėr duke u dėfryer!

    Fėmijėt, shtresa mė e injoruar nė shoqėrinė tonė islame! Ata rriten, por nuk zhvillohen plotėsisht. E meta fizike nuk ėshtė tragjedi, sa ėshtė e meta psikiko-shpirtėrore. Kjo e metė do ta bėjė atė fėmijė njėmend tė paaftė, ndėrkaq, nesėr kur prind bėhet, frymon pėr njė shoqėri tė gjymtė! Shoqėri me aftėsi tė kufizuara.

    Po, vajzat e reja! E ē’dimė ne pėr to! Shtresa mė e shtypur. Ato nuk kanė tė drejtė tė jenė tė qeta, pasi nėnat e tyre nė shtėpi i detyrojnė tė dėgjojnė fjalė boshe, thashethemesh, e fjalė qė ua infekton zemrėn e mendjen. E nėnat e kėtilla, nėn kėmbėt e tyre nuk e kanė parajsėn, por ferrin! E kur vajzat e reja arrijnė moshėn e pjekurisė fizike e ndjejnė shtypjen. Por kur, atėherė kur kjo ndjesi nuk shpėrblen por ndėshkon; atėherė kur kjo ndjesi shndėrrohet nė barrė, nė tragjedi!

    Njeriu nuk ėshtė thjesht gjallesė, qė jetė frymon! Sa shumė qė injorojnė e shtypin qenien qė Zoti e nderoi! Udhėzim pėr tė sjell njė njeri nė jetė kanė vetėm anėn biologjike. Sikur kanė harruar se qenė fėmijė, qė mendon e ndjen, e sesi ndjeheshin kur prindėrit e tyre nuk i pėrgjigjeshin pyetjeve tė tyre, sesi liheshin tė papėrfillur, tė parespektuar! Nuk ėshtė pėrfillje t’ia lėmosh kokėn, por t’ia udhėzosh atė! E si ti si fėmijė e shihje botėn tė turbulluar, atėherė kur mė sė shumti kishe nevojė pėr udhėzues, prindėrit tu, i gjeje gėnjeshtarė e lajkatarė. Po, qė sot janė prindėr, dje, prindėrit e tyre pėr t’i ikur pėrgjegjėsive, i zhysnin edhe mė tej nė errėsirėn e turbullirave!

    E kanė moshėn e adoleshencės, e nuk dėgjojnė. Janė tė papėrfillshėm! E ē’ėshtė mosha e adoleshencės! Nuk ėshtė thjesht etapė zhvillimore, qoftė nė aspektin fizik, mendor a shpirtėror, por le ta dinė pra prindėrit dėfryes, se ėshtė edhe etapė kur prindėrit ndėshkohen! E kush ndėshkohet, veēse ata prindėr qė dje ndėshkuan fėmijėt e tyre, duke mos qenė pėrgjegjės tė ndėrgjegjshėm ndaj tyre!

    Djali nuk mė dėgjon. Nuk mė respekton. E fjalėn pikė-pikė ma bėn! Nuk lexon. Nuk sillet mirė. Tėrė kohėn rri rrugėve. Kohėn nė kotėsi e kalon. E vajza shėtit tėrė kohėn, e dredhohet nėpėr rrugė, e vishet e zhveshur. Nuk e respekton nėnėn e saj. Nuk e pėrballoj dot! Deshe apo s’deshe, ti, prind, dikur ia dredhoje mendjen e shpirtin, e ajo sot dredhon trupin; dje e zhveshe shpirtėrisht, sot ajo zhvesh trupin!

    Ti tani, prindėr i kėtij djali e kėsaj vajze, dje, sa ishin tė vegjėl, ishe i mėshirshėm ndaj tyre, por mėshirė qė humb, e nuk udhėzon! Dje ishe mendjemadh, sepse ishe bėrė prind, dhe askėnd nuk lejove tė tė ta cenoj tė drejtėn t’i udhėzosh ashtu siē dėshiron ti, prind! Por, ja, sot, udhėzimi yt, mėshira jote, butėsia jote, mendjemadhėsia jote, po tė kthehet nė fajėsi, nė barrė, nė tragjedi!

    Tragjedi e vėrtetė, kur prindėrit mbysin mendjen dhe shpirtin e fėmijėve tė tyre!

    Kėshtu, kur, ti i dehur nė dėfrim, kur ti i zhytur nė kėnaqėsitė fizike, e i zhytur nė injorancė ndaj udhėzimit tė drejtė, jo vetėm qė shkatėrron jetėn tėnde, por shkatėrron njė shoqėri tė tėrė! Shoqėri e ngulfatur me njerėz tė papėrgjegjshėm, tė pandėrgjegjshėm, tė palogjikshėm, tė paudhėzuar! Shoqėri qė vetveten dėnon!
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Kur pafejsia ne fajesi shnderrohet

    Mesazh nga Burrelsja 14/7/2013, 12:41

    gjynah edhe shumica vajzave i shohin per pamje e per lek kur u bie nmendje gabimi jan prostituta rrugave tbotes
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Kur pafejsia ne fajesi shnderrohet

    Mesazh nga Vizitor 15/7/2013, 08:37

    Problemi ketu eshte tek materializimi i cdo gjeje, pastaj efekti i mashtrimit me premtimet per nje jete me te mire, ndoshta shpesh edhe gjendja e rende sociale...

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Kur pafejsia ne fajesi shnderrohet

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 12/5/2024, 05:04