BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Mendimi juaj mbi krimin ..dhe .ndeshkimin

    avatar
    Kleandra
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
    <b>Votat</b> Votat : 33

    Buzqeshje Mendimi juaj mbi krimin ..dhe .ndeshkimin

    Mesazh nga Kleandra 22/10/2010, 00:32

    Krimi dhe ndėshkimi.

    Nė realitetin fqinjėsor “Krimi dhe ndėshkimi” ka marrė pėrmasat e irreales. Nėse krimi pėr njė vrasje banale, dikur, pėrjetohej nga vetė individi i pėrkryer nga njė ndėrgjegjje virgjėrore, sot krimi paguhet nga bashkėatdhetarėt dhe nga njė popull qė duket se po mundohen ti veshin mantelin abstrat se nė pjellėn e saj ka vetėm ujq e ēakej. Nė 2005, njė apel kundėr ksenofobisė i nėnshkruar nga “Vipat shqiptarė” nė Itali dhe pėrballė, njė demonstrim i hapur nėpėr udhėt e mbushura me kaq histori tė lashta kriminale tė lartėsuara nė vepra arti, pa dyshim qė inicon njė performancė, qė ka dyanshmėrinė e saj. E para, ajo forma e pėrkryer qė merr eshkė menjėherė nė formėn e kryengritjes dhe qė ėshtė shumė herė e bukur, e nxituar dhe shumė heroike. Dhe e dyta, ajo forma e heshtjes, e turpit, e pėruljes vrastenike qė kanė njerėzit e thjeshtė duke mallkuar veten, qė dikush qė ka pirė tė njėjtin qumėsht dhie qė ėshtė brujtur me njė histori heroike ka kryer kėtė akt tė turpshėm, qė e bėn tė ulė kokėn pėr vėllazrinė kombastike. Kobi i njė jete tė marrė kot dhe dėshpėrimi i njė akti barbar. Tė gjitha nė njė kohė rekord…Vetėm hakmarrja ishte mė shumė se gjak…ishte urrejtje…Ndaj kujt? Unė mendoj me bindje tė plotė qė urrejtja e njė tė porsaardhuri nuk ishte ndaj vendasve, ndaj atij baristi varez qė donte tė shuante sherrin ,dhe me atė pėruljen prej vendaliu i ka shpėtuar ndonjė fjalė ashtu vetvetiu . Urretja e djalit nga Shqipėria ishte ndaj tė kaluarės sė tij. Ndaj atij vendi qė shahet e grihet nė triumfime politike, nė deklarata absurde pėr tė ardhmen e shqiptarėve, dhe nė njė varfėri tė turpshme dhe tė dhimbshme. Njė krenari qė ai njeri donte ta thyente,atje nė mirėqėnien me dritėza tė kuqe e tė bardha, atje ku ngjyrat kanė ėmbėlsinė e tyre dhe e kaluara nuk ėshtė vetėm njė ninullė e ėmbėl familjare.
    Ai donte ta thyente edhe pse mė shtazėn qė fle brenda njeriut mbante njė thikė pėr tu bėrė pjesė e fitimit tė lehtė, pjesė e krimit dhe e amalgamės mė tė lėtyrė njerėzore. Por ėshtė njė gjė e zakonshme t’i ngjitesh lymit tė krimit. E mėson me tė gjitha mjetet e saj shoqėria shqiptare, tashmė fotografitė e politikanėve kanė mbytur bulevardet, dikush i bėn pyetje tė menēura politikanėve tė rinj, dikush arrin edhe ti fusė nė filozofi ( kėto tė fundit nuk ja kanė hiē haberin) dhe kanė arritur tė fryhen, tė bėjnė premtime joshėse pėr simpatizantėt, dikush prej tyre shtron dreka luksoze pėr pensionistėt, dikush mėngjes pėr mėngjes pi njė kafe me plakat e lagjeve dhe i flet pėr varrezat qė do bėhen mauzoleume dikush pse jo nga kandidatet femra mbledh lėmshin e trikove kur plakat thurin triko pėr nipėrit. Dhe tė rinjtė shqiptarė marrin udhėt e arratisė…Drejt njė ėndrre….Si para disa vitėsh…Asgjė nuk ka ndryshuar nė panoramėn e emigrimit:i lashtė, mizor dhe gjithnjė ndjellakeqės…pa asnjė strategji, mbushur vetėm me ėndėrra…
    Dhe pastraj vjen pendesa e shpejtė. Sapo ka kaluar zjarrmia, djali shprehet se nuk ka dashur tė hakmerret, nuk ka dashur ta kryejė kėtė akt. Dhe nėse flasim pėr adoleshentė amerikanė qė kryejnė krime duke kopjuar akte barbare qė sot pėrcillen nėpėrmjet ekranit nė prodhime tė shumėllojshme, nuk besoj se bėjmė gjė tjetėr veēse llomotisim nė mėnyrė vulgare. Nuk ka nevojė qė i riu shqiptar tė kopjojė histori tė ngjashme dh tė luajė supermenėt. Realiteti shqiptar ėshtė i personifikuar me krime qė nga banalet, tek gjakmarrja e deri tek krimet mafioze. Bota shqiptare e merr hakun me gjak jo sepse ia kėrkon thirrja shekullore pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, por sepse ia injekton e sotmja:varfėria dhe injoranca, mungesa e civilizimit dhe mungesa e bashkėqytetarisė europiane. Pėrjetojmė njė situatė inkadeshente qė patjetėr duhet tė ruajmė ekuilibrat njerėzorė…Njė popull qė vuan nga dilemat e mėdha tė minimumit tė jetesės dhe tė edukimit, tė rinj qė kėrkojnė tė shuajnė tė kaluarėn me gjak….
    Realiteti Italian ka njohur bėma shqiptare nga mė tė ēuditshmet. Aty ku ka lindur Mafia me gjithė mizoritė e saj, femra ėshtė shitur si dele dhe nga njerėzit e gjakut dhe nga bashkėshortėt nė mėnyrėn mė antinjerėzore. Aty ku njerėzit parfumosen dhe pėr t’i bėrė njė xhiro qenve (qė ato tė kryjnė nevojat e tyre) shqiptarėt tė grumbulluar nė tufa, hahen e grihen me zė tė lartė dhe shprehin inferioritetin e tyre nė rregulla joqytetare. Pa dyshim njė qytet i qetė si Vareze, ku jetojnė njerėz shumė tė qytetėruar, tė ftohtė dhe tė kulturuar ėshtė tronditur nga njė akt i tillė barbar. Nė jetėn e tyre monotone, ku nuk ndodh asgjė, ku qetėsia tė mpin jetesėn e pėrditshme njė vdekje kaq e pafat, ka llahtarinė e saj brenda. Ka kthimin prapa. Italianėt nuk e duna kthimin prapa. Ato duan tė ecin pėrpara nė rrugėn e tyre drejt qetėsisė dhe mirėqėnies ekonomike. Dhe nėse 70 % e popullsisė italiane i shohin emigrantėt shqiptarė si njerėz tė krimit, si kontigjent qė u merr punėn, tė ardhurat, qė iu prish qetėsinė, dhe si njė problem nė tė ardhmen e tyre, pa dyshin qė krimi i Varezes do e ēojė kėtė shifėr nė 98%. Dhe nuk mjafton apeli i “Vipave” shqiptarė qė janė rregulluar mrekullisht nė Itali pėr tė qetėsuar shprishjen e mendėsisė sė tyre. Edhe pse ato mund tė jenė tė qėllimuar tė vazhdojnė protestėn e tyre “Pride pro Albanian” E keqja e kėtij krimi mbartet nga Atdheu mėmė, nga ai vend qė ka pėrcjellė njė tė ri shqiptar nė vendin fqinj. Si ėshtė e mundur qė njerėzit dėshirojnė pėrsėri tė ikin? Tashmė qė 2 korrikut tė 90-ės po i bėhen mė se 15 vjet pėrkujtimore, tė rinjtė pėrsėri duan tė ējerrin realitetin trazovaē shqiptar dhe tė arratisen nė njė vend tjetėr, mjaft qė tė mos jetė vendi i tyre. 13 vjet mė parė do tė isha protagoniste e njė prej emisioneve radiofonike qė ėshtė bėrė pėr emigracionin, quhej “Zemėr”. Kish ndodhur ikja e madhe e ambasadave, mė pas anije tė tėra u mbushėn me shqiptarė dhe u larguan drejt Italisė. Vendi ynė e pėrjetoi nė mėnyrė tragjike. Nė atė emision unė bėja lidhjet e jashtme me shtėpitė e emigrantėve qė ndodheshin nė Gjermani dhe nė Itali. Nga gjithė ato biseda tė gjata mė ka mbetur njė imazh nė mendje, qė nuk do e harroj kurrė. Nė tė gjitha shtėpitė e emigrantėve, fotografitė e para qė kishin mbėrritur nė familjen e tyre, kishte tė bėnin me frigoriferin. Djem shtatlartė apo trupvegjėl bėnin nga njė shkrepje fleshi pėrpara frigoriferėve tė mbushur plot me ushqime. Dhe prindėrit ishin tė kėnaqur: “Tė paktėn mbushin barkun edhe pse nuk na kanė afėr”, mė shpreheshin jashtė mikrofonit….
    Varfėria i katandisi shqiptarėt tė largohen udhėve tė botės, veēanėrisht ato shqiptarė qė jetojnė nė zonat rurale dhe larg qytetėrimit tė Tiranės me qindėra kilometra. Vuajmė pasojat e njė ish sistemi absurd nė mėnyrėn e tė drejtuarit dhe sot…Varfėrinė e politikės shqiptare…
    Pa dashur dikush u bė kriminel…Nuk duhet shumė pėr tu futur nė njė rang tė tillė…Mjafton vetėm pak, njė krim banal dhe njė shoqėri e tėrė gjakoset me barbarizmin e gjakėderdhjes. Ėshtė njė qeveri e tėrė, njė popull i tėrė qė kėrkon gjak. Kėrkon gjakun e civilizimit dhe tė harmonisė dhe kėtu nuk ke tė bėsh me ligje tė rrepta, por me rregulla njerėzore tė bashkėqytetarisė. Dhe ai qytetari i ndershėm shqiptar qė prej vitesh kėrruset nė punė ndėrtimi, nė fabrikat e makaronave apo nė sheshet e parkimit pa dyshim qė do ketė kėrrusje mė tė thellė. Do e shohin shtrembėr, dikush qė nuk e ka dhe aq mirė me pronarin mund tė largohet dhe nga puna krejt kot, dikujt do ti largohen miqtė, dikush tjetėr do tė bėjė lojėn e tė inatosurit me kėto tė ardhurit nga zona rurale, dikush do harrojė qė ka prejardhje shqiptari dhe kush do ja belbėzojė dikush, do ndėrrojė muhabetin. Racizmi do ushtrohet dhunėsisht ndaj atyre shqiptarėve tė ndershėm qė kanė zgjedhur rrugėn e rėndė tė mbijetesės nėpėrmjet punės sė ndershme, qė kanė zgjedhur rregullat e qytetarisė dhe normalitetit. Por kurrzi i tyre nė kėto kohė tė turbullta duhet tė mbajė shumė sepse ka diēka brenda shqiptarit qė e bėn tė ndėshkohet vetvetiu, tek i ndershmi fle ndėrgjegjja dhe kur ajo zgjohet merr pėrmasat e kryengritjes kur pėrlytet emri i shqiptarit, kombit tė tij. Dhe nėse nė Itali ky emėr ėshtė pėrlytur me qindra krime ordinere tė ndodhura e tė sajuara nga gazetat, pa dyshim, qė tashmė do tė pritet ndonjė ortek ndaj shqiptarėve. Ndaj atyre qė kanė njė ėndėrr dhe duan ta realizojnė qetėsisht si gjithė qytetarėt e kėsaj bote Sigurisht problemi mė i madh ėshtė drejtėsia italiane. Vrasėsi nuk mund tė dėnohet me vdekje dhe pse disa parti ekstreme e kanė kėrkuar kėtė(drejtėsia italiane nuk e lejon) por sigurisht qė nuk do tė dėnohet as me ergastolo(dėnim tė pėrjetshėm) do tė dėnohet me disa vite burg qė do vinė gjithnjė duke u reduktuar pėr shkak tė moshės dhe pa dyshim pėr faktin qė djali ka njė moshė relativisht shumė tė re. Ēėshtjet do tė shtyhen e do tė shtyhen dhe hakmarrja e drejtėsisė nuk do tė jetė asnjėherė ajo e merituara, sepse ligjet italiane kanė rregulla mbi rregulla ku mund tė gjesh gjithnjė njė ēadėr pėr tu mbrojtur. Pėr mė tepėr dhe pendimi dhe kėrkimi i faljes nga nėna e djalit kanė qenė tė menjėhershme dhe ato ndikojnė shumė nė opinionin publik pse jo dhe nė ligjet italiane. Nuk ka asgjė mė ė butė se drejtėsia italiane. Mund t’ja hedhėsh shumė kollaj, mjafton tė gjesh njė avokat shumė tė zot. Problemi ėshtė se kush do e paguajė valėn e madhe tė urrejtjes qė do krijohet ndaj shqiptarėve tė thjeshtė, opinionin vrastar qė fle tek ēdo i huaj , racizmin.. Janė ato qė do paguajnė me djersė, me vetėmohim dhe mbi tė gjitha me nėnshtrim tė pėrvajshėm.
    Nė Itali krimin do e paguajė vetėm i vdekuri, qė nuk jeton mė... ndėshkimin do e paguajnė emigrantėt e thjeshtė.
    Ėshtė koha qė qytetarėt shqiptarė duhet tė protestojnė pėr tė drejtat e tyre, kudo ku janė dhe pse atdheu dhe politika shqiptare ka kohė qė i ka braktisur nė rrugėt e arratisė…..



    Jepni mendimet tuaja pėrsa i pėrket arsyeve te krimit.
    A mund te njohi arsye "marrja e nje jete"?!

    Cili do te ishte ndėshkimi i duhur sipas jush?!
    avatar
    Kleandra
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
    <b>Votat</b> Votat : 33

    Buzqeshje Ndjenjia e komunitetit problem shoqerore

    Mesazh nga Kleandra 22/10/2010, 00:40

    Me renien e sistemit ne shqiperi u krijua nje handikap ne raportin shoqeror ku individi filloj te mendoje per vehten duke shkaterruar dhe ate mentalitet shoqeror fals..Me kujtohet ne vitet 1991 ishim mbledhur tek pallati kultures ku disa te huaj jepnin leksione demokracie. GJate diskutimeve u ngrit nje qytetar dhe beri nje pyetje" Per sa kohe mund te rregullohemi ne".. njeri nga te huajt buzeqeshi dhe u pergjigj" Ju duhet kohe sepse ju mungon ndjenja e komunitetit" E cila ka te beje me menyren e te reaguarit per nje problem te caktuar p.sh. ne nje pallat duhet te gjithe banoret te jene te interesuar per mbarvajtjen e ambientit perreth, ne nje lagje komuniteti duhet te jete i interesuar per zgjidhjen e problemeve qe ka lagja.. ne nje qytet komuniteti duhet te jete i interesuar per zgjidhjen e problemeve qe ka qyteti..dhe ne nje shtet...etj etj..Por fatkeqsisht sot e kesaj dite ne vuajm nga mos pjesmarrja kolektive per te zgjidhur nje problem dhe vazhdojme ne nje amulli totale ne dem te vehtes dhe femijve tane, dhe personi qe na jepte leksjone demokracie vazhdon te kete te drejte....
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Mendimi juaj mbi krimin ..dhe .ndeshkimin

    Mesazh nga Burrelsja 1/8/2013, 08:46

    mir do ishte trritej siguria shtetit nkter rolin e krimit sidomos nfamiljet pasi kohet efundit jan shtu nmasivitet vrasjet e nje zot e di se ku do ikim ne

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Mendimi juaj mbi krimin ..dhe .ndeshkimin

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 7/5/2024, 06:33