Bleona Mata dhe ne te gjithe !
Sa here qe hedh mbi leter ndonje material marr kohen te reflektoj dhe te analizoj. Gjithmone perpiqem te jem i qarte dhe i perpikte me veten, por me se shumti me ata qe do ti lexojne mendimet dhe analizat e mia. Shetis i vetmuar mbi fjalet e gjuhes sime, perpiqem ti gjej atje ku jane fshehur me vleren e tyre xhevahir, me ngjyren e tyre qe mbart jete. Kjo gjuha ime, e babait tim, e gjyshit, stergjyshit dhe katragjyshit tim, me merr mes kraheve prej pellumbi dhe me con skaj me skaj te vendit tim, te zemres sime.
Nuk e di nese eshte ne gjendje njeriu te numeroje se sa ledhatime, fjale te embla, qortime, ndeshkime apo verejtje ka kuptuar me kete gjuhe! Kur je larg vendit tend, dashuria per te eshte me e madhe, krenaria per te eshte me fanatike dhe paprekshmeria e tij behet qellimi suprem i ekzistences njerezore. Jo, jo se ata qe jetojne atje, nden krahet e gjuhes, nen freskun e tingujve te saj, nden bukurine e rreshtave te saj, e duan ate me pak, por kur je larg, kur flet dhe nje apo me shume gjuhe te tjera ne te perditshmen tende, je me i ndjeshem, me i kthjellet ne vlerat e saj.
Ti vrapon si i cmendur tek femijet e tu, mezi duron tju thuash fjale te embla ne gjuhen tende! Tju thuash se ajo eshte gjuha e tyre, e babit dhe nenes se tyre, gjuha e gjysherve, gjuha qe do ti mmbaje dhe duhet te mbajne gjalle! Sa here trishtohesh kur ti pyet ne gjuhen tende dhe ata te pergjigjen ne nje gjuhe tjeter! Sa here bertet duke menduar se femija eshte zemra ime, se gjuha eshte zemra e tyre.
Ky reflektim me con ne Zapotin e larget, ate fshat malor qe pata rastin ta vizitoje me koleget e mi te Radio Kukesit ne dhjetorin e vitit 1997. Nuk e dija ekzistencen e tij ne ato vite, bile per te qene i sinqerte, nuk me pelqeu emri Zapot, mu duk si i huaj, si i larget! Fale insistimit te kordinatorit te GTZ gjermane, nje projekt destinuar gazetareve dhe bashkepunetoreve te radiove lokale, u nisa nga Gjirokastra (qyteti ne te cilen kam bere studimet) per ne zapotin e larget.
Ne ate dhjetor te hidhur, ca nga ngjarjet e 1997, ca nga i ftohti dhe ngrica, te shkoje ne zapot ishte nje sfide me vete. Asokohe qeshnim me koleget Jonuz hallaci, Mirjana Perzhita dhe Elmira Muja: Do zoti nuk rreshket makina se ketu nuk te gjendet me as nam e as nishan!
Por sot Zapoti u be fshati me i njohur i Shqiperise dhe trojeve Shqiptare. Asokohe Bleona e vogel nuk kishte ardhur ende ne jete! Ajo ishte e strukur diku ne krahet e te gjithfuqishmit duke pritur oren e saj. Duke pritur momentin qe do te bente te lumtur preinderit e saj: JETEN.
Pak me siper fola per gjuhen, fola per femijet dhe dashur pa dashur fola per veten. Fola dhe per ty Bleona e vogel bukuroshe! Fola per prinderit e tu dhe te gjithe femijet tane. Ketu ne Brukselin e madh dhe te zhurmshem degjojme jo rralle historira zhdukjesh. Per kete aresye femijet tane pasi kthehen ne shtepi nga shkolla jane ne nje syrvejim te rrepte nga ana jone. Mali eshte i frikshem, deti po ashtu, por rruge dhe rrugetaret e percunduar jane me te rrezikshem se cdokush tjeter.
Nuk e di pse dua te mendoj se ti je ne jete dhe je mire! Nuk e di pse kam bindjen se se shpejti do te kthehesh prane prinderve dhe vellait tend te vogel, nuk e di sepse « pertoj » te derdh lot, pasi me duket se do te ndjell keq.
Bleona, nuk munda te them shume fjale te bukura ! I humba mendimet duke te kerkuar ne malet e zapotit e rreth tij. Nuk munda te nxjerr xhevahire nga qelizat e trurit tim, nuk munda te bertas sepse nuk kam se kujt, nuk kam se ku!
Cilido qe te jesh, kudo qe ndodhesh, pavaresisht se fajin e bere te madh, te urdheroj ta sjellesh Bleonen ne shtepi!
E dashur Bleona, mire ardhsh dhe te premtoj se pavaresisht se nuk te njoh, pavaresisht se jam larg, kur te kthehesh tek shtepia, do te vij me Eren dhe Boren, dy vogelushet e mia, per te perqafuar FORT.