BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shmangni tipin e gabuar

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shmangni tipin e gabuar

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/11/2010, 19:17

    Shmangni tipin e gabuar Images

    Jo tė gjitha historitė pėrfundojnė mė fund tė lumtur dhe jo tė gjitha vajzat gjejnė burr in perfekt. Por ne ju sjellim njė listė me kėshilla, qė ju ndihmon tė mos koleksiononi relikte dhe tė gjeni burrin perfekt. Ekziston vėrtet?

    RRI LARG NGA PITERPANI

    Ėshtė ai tip mashkulli pėr tė cilin “nuk ėshtė njė moment i lirė pėr njė lidhje dashuri tė rėndėsishme”. Ēmendet pėr futbollin, daljet me shokėt. Zakonisht lėviz bashkė me njė grup djemsh. Kalon mbrėmjet duke pirė birrė e duke gjuajtur vajza, por nuk ēon asgjė deri nė fund. Pėr tė janė thjesht takime tė rastėsishme. Asgjė serioze.

    SHMANG VANITOZIN

    Duhet tė ruhesh nga meshkujt qė e kurojnė shumė pamjen e tyre fizike (solar, kremra, masazhe), sepse iu intereson mė shumė vetja e tyre sesa tė tjerėt. Qė nga 50-vjeēarėt qė iu duket vetja ende 20 vjeē dhe gjuajnė vajzat e reja se nuk kanė gjetur akoma grua e deri tek ata tė ngjiturit me tė cilėt, po arrite u ngatėrrove, iu kthehesh nė fiksim dhe nuk tė lėnė me rehat, por ta nxijnė jetėn me telefonata, SMS dhe skena xhelozie.

    SI TĖ NJOHĖSH GRINDAVECIN

    Ėshtė ai burrė qė ka gjithmonė njė motiv pėr t’u grindur dhe qė nė fund tė ezauron tėrėsisht nga nervat. Fillon e tė tregon pėr ish-tė dashurėn e tij, pėr problemet nė familje. Nė ēdo rast pėrpiqet qė t’i shkarkojė mbi ty tė gjitha problemet e tij, derisa tė mos durosh dot mė. Edhe nėse e lė, herėt a vonė do tė tė gjejė dhe do fillojė sėrish sulmin.

    ĒLIROHU NGA SPITULLAQI

    Ėshtė bukur tė kesh pranė njė njeri qė nuk tė thotė kurrė jo dhe tė kėnaq gjithmonė, por nė fund tė jesh e sigurt qė do mėrzitesh. Sigurisht, tė jep njė ndjesi paqeje dhe ti mendon se mė tė fund ke gjetur qetėsinė. Po a je e sigurt se dėshiron qė tė kalosh jetėn me njė njeri qė nuk tė premton kurrė diēka eksituese? Pastaj ki parasysh se askush nuk ėshtė imun ndaj rrezikut tė tradhtisė. Edhe ai mund tė tė tradhtojė...

    MOS U DASHURO ME NJĖ SHOK

    E vėshtirė t’i pėrgjigjesh pyetjes stėrmunduese: ekziston miqėsia mes njė burri dhe njė gruaje? Por mund tė ketė edhe periudha kur njė shok tė rri pranė, tė kupton, tė bėn tė ndihesh e mbrojtur dhe e dashur, pa ngatėrresa sentimentale. Por a je e sigurt se do dojė gjithmonė vetėm miqėsi?

    JO ME BABALLARĖ

    Ėshtė kategoria mė nė modė kohėt e fundit, fryt i shoqėrisė sonė. Janė burrat e divorcuar, por me fėmijė. I gjen nė park, nė supermarket dhe figura e tij tė zbut. Nėse rri dhe e dėgjon, ėshtė ai qė kujdeset pėr fėmijėt, sepse ish-gruaja na qenka njė shtrigė. Tė jetė e vėrtetė vallė?!

    KUJDES NGA TĖ PASURIT

    Tė bėn tė besosh se interesohet pėr lumturinė tėnde, tė ofron mbėshtetje, punė dhe ti fillon e mendon se nuk kėrkon asgjė tjetėr nė shkėmbim. Por nė fakt, kjo jo gjithmonė ėshtė e vėrtetė. Shpesh pėrdorin fuqinė e parave pėr tė tė bėrė pėr vete dhe menjėherė sapo kanė marrė atė qė duan, tė hedhin tutje si njė kėpucė tė vjetėr.

    LARG NGA DJEMTĖ E MAMAVE

    Ėshtė e kotė ta themi: pėr tė, vjen e para mami, pastaj gruaja. Ėshtė mbi tridhjetė vjeē, i respektuar dhe i sjellshėm. Ata mė tė evoluarit jetojnė vetėm, por kthehen thuajse ēdo natė pėr darkė te mami dhe njė herė nė javė ēojnė ēantėn me rroba tė palara. Ėshtė e kotė tė konkurrosh me mamin e tij. Ēfarėdo qė tė ndodhė, ti do tė jesh gjithmonė e dyta.

    SINJALET PĖR ATĖ TĖ DUHURIN

    Perfeksioni nuk i pėrket kėsaj bote dhe mbi tė gjitha, edhe nėse ekziston, nuk ėshtė i seksit mashkull. Ėshtė e kotė qė tė rrish e tė ėndėrrosh se do jesh pikėrisht ti fatlumja qė do t’i bjerė pėr pjesė njė burrė i pėrkryer. Megjithatė, ne e dimė qė nė jetė nuk duhet tė kėrkojmė dhe tė presim idealen. Ama kemi mundėsi tė shmangim atė qė nuk ia vlen dhe aq. Ndaj nėse partneri yt bėn pjesė nė kėtė listė, je ende nė kohė qė tė bėsh gati valixhet!/revista jeta/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 13:32