Perberesit per roladen e pules
- 300 gr fileto pule
- 50 gr djathe i grire parmixhano
- 50 gr therrime buke per koren
- 1 qepe e mesme
- 1 thelpi hurdher
- piper dhe kripe
Per lengun e pules
- 2 pula ose kofshe pule
- 1 selino
-3 presh
- 1 qepe
- 1 thelpi hurdher
- 3 karrota
- 5 gr safran
Per patatet e shtypura me mustarde
- 400 gr patate
- 50 gr gjalpe
- 15 gr mustarde franceze Gain ose Dijon
- kripe dhe piper
Per kerpudhat e mbushura me spinaq
- 150 gr spinaq
- 1/2 qepe
- 1/2 thelpi hurdhre
- 1 luge gjelle me krem
- 20 gr djathe blu
Pergatitja e rolades:
Fillo duke e bere pulen rolade(tub). Qero qepet dhe priji holle bashke me hurdhren dhe kaferdisi lehte ne gjalpe te nxehte sa te marrin pak ngjyre. Vere fileton e pules ne nje makine kuzhine dhe grije duke i shtuar perzierjen e qepeve e hurdhrave dhe piper e kripe sipas deshires. Merr purene e filetos se pules dhe shtrije mbi nje qese celofani kuzhine e rrotulloje sikur ben sallam. Shtoje mire, lidhja fundin dhe fillimin dhe vere ne frigorifer per rreth 1 ore. Me vone skuqet ne tigan per pak minuta sa te marre ngjyre dhe pastaj vihet ne sobe te piqet per 15 minuta ne 180 grade.
Pergatitja e shtreses prej kore buke dhe parmixhano
Merr buken e ndenjur ne shtepi dhe vere ne nje tave, fute ne te nxehur me 90' per 30 minuta sa te behen therrime te forta dhe kore. Hiqi nga furra dhe veri ne makinen grirese dhe griji/perzieji derisa te behen si puder e grire holle dhe pastaj shtoji edhe parmixhanon e grire. Hiqe roladen e pules nga frigoriferi dhe lyeje me furce nga jashte me te verdhen e vezes dhe pastaj fute te gjithen ne perzierjen e therrimeve te bukes me parmixhanon. Pastaj te gjithe fute ne perseri ne frigorifer.
Per patatet e shtypura me mustarde
Qero patatet. Hidhini ujit kripe dhe leri te ziejne derisa te cahen pak. Hiqi dhe thaji ujin e pastaj shtypi me nje shtypese duke u hedhur gjalpe, kripe, mustarde dhe kremin e bardhe. Pastaj mbuloji qe te rrine te ngrohte.
Kerpudhat e mbushura
Laje dhe grije spinaqin holle, perzieje me qepe dhe hurdher dhe skuqe ne gjalpe. Ne minuten e fundit hidhi djathin blu persiper dhe kremin e hiqi nga zjarri. Me kete perzierje mbush kerpudhat dhe pastaj veri ne furre per 9 minuta ne 180 grade.
Lengu i pules
Veri te gjithe perberesit bashke te ziejne dhe mund te shtoni pak krem per ta trashur lengun.
Prezantimi i fundit
ne fillim merr nje pjate te thelle dhe hidh lengun e pasur te pules, pastaj ver dy copa nga patatet e perziera me mustarde. Copat e prera te rolades se pules mund ti vini perbri patateve. Ne fund shton kerpudhat e mbushura.