Perberesit per 4 persona:
280 gr. spaghetti;
3 domate;
1 spec i kuq dhe 1 i verdhe;
1 luge mustarde;
2 luge vaj ulliri;
1 limon;
disa flete borzilok;
kripe.
Pregatitja:
Lani domatet dhe futini ne uje te nxehte per disa minuta. Hiqini lekuren dhe tulin ndajeni ne cop ate vogla. Lani specat dhe piqini per disa minuta ne zjarr, eliminoni lekuren e tyre te jashtme, hiqni farat dhe bishtat dhe pritini ne kuba te vegjel. Ne nje ene perzjeni lengun e limonit me kripen, po aty shtoni vajin e ullirit dhe mustarden. Zjeni makaronat, kullojini dhe me pas vendosini ne enen ku do ti servirni. Aty shtoni domatet dhe specat, si dhe salcen e pregatitur. Me pas zbukurojini me fletet e borzilokut dhe sherbejeni.