BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ēiljeta: Synimi im nė jetė, njė karrierė nė politikė

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Ēiljeta: Synimi im nė jetė, njė karrierė nė politikė

    Mesazh nga Vizitor 9/4/2009, 08:37

    Ēiljeta: Synimi im nė jetė, njė karrierė nė politikė Rku90j


    Pėrveēse me njė look provokues, Ēiljeta po shton numrin e fansave tė saj edhe pėrmes kėngėve. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn, ajo tregon se tashmė po punon pėr dy klipe tė reja, ku ajo do tė vijė krejt ndryshe nga ato realizime qė ne kemi parė deri tani.

    Pėr kėngėtaren miqėsia me Ingridin ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ajo atė e konsideron si miken mė tė mirė. Por si po i kalon ditėt Ēiljeta dhe cilat janė disa nga synimet nė jetėn e saj, kėngėtarja na zbulon nė gjatė kėsaj interviste.

    -Ēiljeta si po i kaloni kėto ditė?

    Kėto kohė unė jam shumė e zėnė dhe kam shumė aktivitet. Jam e ftuar nė shumė koncerte dhe pothuajse nė ēdo fundjavė unė jam jashtė vendit nuk qėndroj nė Shqipėri.

    Kėto ditė jam e zėnė me koncerte tė ndryshme dhe e ftuar nė shumė evenimente tė tjera, qė i pėrkasin spektaklit.

    -Ju shohim shumė herė sė bashku e Ingridin nė evenimente tė ndryshme. Ē’mund tė na thoni pėr miqėsinė tuaj?

    Miqėsia ime me Ingridin ka kohė qė ėshtė vėrtetuar, sepse u bė dy vjet qė ne jemi shoqe tė ngushta. Shkojmė bashkė nė koncerte jashtė vendit. Miqėsia ime me Ingridin ėshtė vėrtetua se ėshtė njė miqėsi e mirė dhe shumė e pastėr. Ne e kalojmė pjesėn mė tė madhe tė kohės bashkė, pasi bashkė jemi dhe nė shumė koncerte.

    -Nė miqėsinė tuaj me Ingridin ēfarė tė pėlqen tek ajo?

    Mė pėlqen se Ingridi ėshtė e vendosur dhe madje dhe mua mė bėn mbarė pėr shumė gjėra. Edhe pėr videoklipin ajo mė ka bėrė mbarė. Ne kemi dh disa shoqe tė pėrbashkėta.

    -Ēfarė nuk tė pėlqen tek Ingridi?

    Nuk mė pėlqen qė ajo acarohet shumė shpjet dhe pėr gjera tė vogla.

    -Keni menduar tė realizoni sėrish njė bashkėpunim me Ingridin?

    Pėr momentin nuk e kemi menduar, por ndoshta pas disa vitesh edhe mundet tė kemi ndonjė bashkėpunim, por tani ėshtė herėt akoma pėr tė folur pėr kėtė.

    -Mes kėngės dhe profesionit ēfarė do tė zgjidhnit?

    Jam vetėm 24 vjeē dhe ėshtė akoma shpejt, nuk mund tė flas tani pėr kėtė mbase mė vonė.

    -Pas 10 vitesh ku mund tė jetė Ēiljeta?

    (qesh) Do tė jem nė shtėpi, duke mbajtur fėmijėt si dhe me njė punė zyre.

    -Tashmė ju po pėrgatiteni pėr dy klipe te reja, qė shumė shpejt do tė dalin nė treg, ē’mund tė na thoni pėr realizmin e tyre?

    Janė dy kėngė tė Florian Mumajesit. Njėra ėshtė bashkėpunim me Big Bastėn, ndėrsa tjetra ėshtė njė kėngė qė unė e kėndoj vetėm. Tė dyja kėto do tė shoqėrohen me dy klipe dhe do tė dalin kėtė pranverė. Tė dyja kėngėt janė tė stilit modern amerikan. Do tė vij ndryshe nė kėto klipe dhe besoj se para qershorit tė dy klipet do tė dalin.

    -Ju mėrzisin thashethemet?

    Thashethemet sigurisht qė nuk mė pėlqejnė, por nuk mėrzitem. Unė mėrzitem kur diēka qė ėshtė vėrtetė, por kur ėshtė diēka qė del thjeshtė si thashethem nuk mėrzitem fare. Pastaj ne jemi mėsuar me gjėra tė tilla dhe nuk mė bėn pėrshtypje.

    -Do ju shohim nė spektakle kėto kohė?

    Pėr momentin nuk kam ndonjė projekt qė tė merrem me spektakėl.

    -Ēarė mendoni pėr konkurset e bukurisė qė zhvillohen nė vendbanimin tonė. Si mendoni pėr kėto konkurse?

    Tani kėto konkurse janė bėrė monotone dhe nuk mbahet mend se sa konkurse tė tilla bėhen nė vit, por as se kush ėshtė missi i kėtij viti. Unė pėr vete nuk e di se kush ėshtė misi i kėtij viti. (Qesh) Kėshtu qė janė bėrė monotone tashmė kėto konkurse bukurie, por mendoj se duhet tė kenė dhe njė organizim mė tė mirė.

    -Flasim pak pėr eksperiencėn tuaj nė kinematografi. Jeni shfaqur nė publik dhe si aktore nė njė film. Nėse do ju propozonin sėrish pėr tė interpretuar nė njė film a do tė pranonit?

    Pėr mua pjesėmarrja nė atė film ishte njė eksperiencė shumė e bukur. Nėse do tė mė propozonin sėrish unė do tė pranoja. E kam qejf aktrimin dhe mė ka lėnė shije tė bukur eksperienca ime nė film. Kėshtu qė do tė pranoja tė luaja nė njė film. Por kjo gjė varet dhe nga roli qė unė do tė kisha. Nėse ai do tė ishte njė rol qė mua do tė mė pėrshtatej patjetėr qė unė do ta pranoja. Nėse mua roli do tė mė pėlqente sigurisht, qė do ta pranoja pasi e kam pasion kinematografinė, e cila ėshtė njė nga ėndrrat e mia.

    -Flasim pak pėr jetėn tuja private. Si po shkon ajo kėto kohė?

    Jeta ime private po shkon shumė mirė kėto kohė. Jemi bashkė me tė dashurin gjithė kohės.

    -Keni menduar qė ta finalizoni lidhjen tuaj me diēka mė konkrete?

    Ėshtė akoma shumė shpejt jemi akoma tė vegjėl. Kemi akoma tė tjera projekte pėr tė arritur deri nė martesė.

    -Cila ėshtė gėnjeshtra mė e madhe qė keni pėrdorur?

    Gėnjeshtrat zakonisht unė i pėrdor kur nuk dua qė tė shkoj nėpėr koncerte. Atėherė unė gėnjej dhe i them mė ka vdekur gjyshja nga babi, sepse ajo mė ka vdekur (qesh).

    -Cila ėshtė pėr ju lumturia mė e madhe?

    Lumturia mė e madhe pėr mua ėshtė qė tė kem njė ditė tė rehatshme dhe tė qetė. Tė jem e lirė dhe tė mos kem shumė punė pasi jam shumė e zėnė.

    -Ju lodh shumė puna juaj me koncertet?

    Mė vjen mirė qė kam punė, por dhe jam lodhur. Do tė mė pėlqente qė tė kisha dhe pak pushim, megjithėse mė vjen mirė qė kam shumė aktivitete artistike.

    -Jeni vajzė e vetme kush ju pėrkėdhel mė shumė nga tė dy prindėrit?

    Mė duan tė dy shumė dhe i dua, por jam e pėrkėdhelur nga tė dy. Janė shumė tė mirė, megjithėse mami mė flet pak mė shumė se babi.

    -Cila ėshtė ēmenduria mė e madhe qė keni bėrė?

    Nuk kam bėrė asgjė deri tani. Kam bėrė njė jetė normale dhe jam e zėnė me shumė aktivitete dhe koncerte.

    -I dashuri ėshtė xheloz pėr ju?

    Ai ėshtė xheloz pėr mua, por varet se si ai e shpreh xhelozinė. Unė e shpreh nė njė formė tjetėr ndėrsa ai e shpreh nė diēka tjetėr. Unė e shfaq e xhelozinė, nuk pėrmbahem ndėrsa ai ėshtė mė i vetėpėrmbajtur dhe mė ironik, ndėrsa unė e shfaq nuk e mbaj dot xhelozinė.

    -Ēfarė ėshtė dashuria pėr Ēiljetėn?

    Ėshtė nė gjė qė tė bėn tė lumtur. Tė bėn tė zgjohesh mirė nga gjumi. Tė nisesh ditėn me qejf dhe tė bėsh punėt me qejf, dhe nė fund sėrish ta mbyllsh ditėn me qejf.

    -Koha e lirė pėr Ēiljetėn?

    Siē ju thashė dhe mė lart jam shumė e zėnė, por atė pak kohė tė lirė qė kam unė mundohem tė ēlodhem dhe fle gjumė. Dal pėr kafe me miqtė e mi, por mė pas kthehem nė shtėpi. Kohėn e lirė e shfrytėzoj dhe pėr tė qenė me tė dashurin.

    -Po pėr studimet tuaja ēfarė mund tė na tregoni?

    Unė e kam pėrfunduar shkollėn dhe pres tė shlyej disa provime tė mbartura, qė nuk i kam dhėnė dhe do tė diplomohem.

    -Jeni shprehur mė parė nė media se keni dėshirė qė tė bėni karrierė nė politikė. E keni ende kėtė synim?

    Po vazhdoj qė ta kem akoma kėtė synim, por kėtė do t’ia lė kohės.

    -Politikani juaj i preferuar?

    Kam dy politikanė tė preferuar. Njėri ėshtė presidenti Bamir Topi dhe tjetra Kryetarja Parlamentit Jozefina Topalli, por njė figurė tė pastėr pėr mua ka dhe kryeministri Sali Berisha.

    -Pse i pėlqeni?

    Janė njerėz qė rrezatojnė shumė mirėsi, janė njerėz tė mirė.

    -Cili ka qenė thashetheme mė i madh qė keni dėgjuar pėr veten tuaj?

    Thashethemi mė i madh ishte qė unė jam ndarė nga i dashuri im Romeo.

    -Si reaguat kur e morėt vesh?

    Nuk reagova fare vetėm qesha ishte vetėm njė thashethem.

    -Jetėn e natės e frekuentoni?

    Nuk e frekuentoj. Mund tė dal njė herė nė muaj pėr qejf, por jo se e frekuentoj.

    -Sa mundėsi ju ofron Tirana pėr t’u argėtuar?

    Tirana ka vende shumė tė bukura pėr t’u argėtuar, por unė nuk e shfrytėzoj dot sepse lodhem shumė nė koncertet e mia dhe nuk kam shumė kohė.

    -Besoni nė zot?

    Besoj nė zot dhe kam agjėruar.

    -E hasini xhelozinė nė rrethin e kėngėtarėve tė tjerė?

    Xhelozi ka por unė jam natyrė qė nuk e vras mendjen dhe kėshtu qė profesionalisht nuk e kam ndjerė.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 23:43