BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Klonimi i njeriut, a ekziston ne te vertete ?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Klonimi i njeriut, a ekziston ne te vertete ?

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/12/2010, 16:10

    Klonimi i njeriut, a ekziston ne te vertete ? Images

    E enjte, 26 dhjetor 2002, ora 11:55 shenoi momentin e lindjes se nje njeriu te klonuar. Eshte nje bebe vajze, e pagezuar me emrin Eva, lindur nga nje grua amerikane 31-vjecare

    Kur mediat raportojne lidhur me klonimin ne lajme, ata zakonisht flasin vetem per nje tip te quajtur klonimi riprodhues. Megjithate, ka lloje te ndryshme klonimi dhe teknologjia per klonimin mund te perdoret dhe per qellime te tjera pervec prodhimit te binjakut gjenetik te nje organizmi tjeter. Nje kuptim baze mbi tipet e ndryshme te klonimit eshte rruga per te marre nje qendrim te informuar per deftesat publike ekzistuese dhe per te marre vendimet personale me te mira te mundshme. Teknikat e avancuara teknologjike te klonimit tashme jane bere te shumta ne numer, por me te rendesishmet jane: teknologjia e rikombinimit te ADN-se ose klonimi i ADN-se, klonimi riprodhues, klonimi terapeutik.

    Klonimi, a eshte krijuar njeriu i ri?!

    "E enjte, 26 dhjetor 2002, ora 11:55 shenon momentin e lindjes se nje njeriu te klonuar. Eshte nje bebe vajze, e pagezuar me emrin Eva, lindur nga nje grua amerikane 31-vjecare". Ky eshte lajmi qe Brigitte Boisselier, udheheqesja shkencore e firmes CLONAID, komunikon perpara shtypit dhe televizionit ne Hollywood, nje dite me pas. Klonimi i njeriut ka qene nje nga temat me te artikuluara nga mediat gjate viteve te fundit.

    Kjo, per faktin se tre shkencetare te vetequajtur eksperte ne klonimin e njerezve, italiani Severino Antinori, Panayiotis Zavos dhe Birgitte Boisselier, garen e tyre per te klonuar njeriun e pare e kane inskenuar ne menyre spektakolare. Ne vitin 2001 raelianet, keshtu quhen anetaret e sektit te UFO-ve, ku ben pjese edhe Brigitte Boisselier, njoftonin boten se njeriu i pare i klonuar ishte ne ardhje e siper. Por prej ketij kloni, qe sot duhet te ishte nje femije, nuk ka asnje gjurme. Antinori komunikonte ne nje konference shtypi, ne majin e kaluar, qe tri gra ishin tashme shtatzena me femije te klonuar, njera prej tyre duhet te lindte ne nentor. Nentori iku e bashke me te edhe dhjetori, por per te nuk u fol me.

    Ne dhjetor, ne nje tjeter konference shtypi ne Rome, Antinori njofton se ne fillim te janarit pritet te linde nje femije i klonuar. Pas nje maratone lajmesh bombastike, te paprovuara dhe me pas te harruara, eshte veshtire te kuptohet se ku mbaron bllofi dhe ku fillon realiteti. Kjo gjendje nuk behet me e qarte as edhe kur Brigitte Boisselier ne 4 janar 2003 njofton lindjen e femijes se dyte klon: nje bebe vajze, bije e nje lesbikeje 31-vjecare holandeze.

    Faktet perseri mungojne

    Metoda e klonimit eshte provuar per here te pare tek kafshet. Klonim quhet procesi i prodhimit te qenieve te gjalla me material gjenetik identik. Dolly, delja me e famshme e botes, eshte e para kafshe gjitare (keshtu quhen kafshet qe i ushqejne te porsalindurit e tyre me qumeshtin e gjirit) e klonuar. Per te prodhuar Dolly-n, materiali gjenetik i marre nga nje qelize e diferencuar e trupit programohet serish duke e kthyer mbrapsht ne gjendjen fillestare embrionale.

    Paralelisht, nga nje kafshe tjeter femer merret nje qelize veze, se ciles i hiqet materiali gjenetik i vet dhe i zevendesohet me materialin gjenetik te qelizes se trupit, tashme te riprogramuar. Kjo veze me materialin e ri gjenetik eshte embrioni i cili fillon dhe ndahet me tej ne qeliza. Kur numri i qelizave behet rreth 100, embrioni transplantohet ne uterusin e nje kafshe femer te trete per te perfunduar zhvillimin embrional e per te dhene nje kafshe te re.

    Per Ian Wilmut, shkencetarin qe klonoi Dolly-n, klonimi ishte nje mundesi per te prodhuar kopje identike te kafsheve te dobishme. Me kerkimet e tij, ai synon, para se gjithash, te manipuloje delet gjenetikisht ne menyre te tille qe ne perberjen e materialit te tyre gjenetik te kete gjene qe prodhojne substanca speciale, si p.sh. medikamente. Keto substanca duhet te depozitohen ne qumeshtin e deles nga i cili do te ekstraktohen me pas per t'u fabrikuar ne medikamente.

    Gjate riprodhimit seksual, nje pjese e gjeneve te manipuluara reduktohet. Per te eliminuar keto humbje Wilmut mendoi te perdorte klonimin. Klonimi i Dolly-t shenoi fillimin e nje serie te gjate klonimi tek kafshet. Grupe te tjera shkencetaresh kane arritur te klonojne lope, derra, dhi, mace, lepuj dhe minj. E megjithate, klonimi tek kafshet nuk eshte bere akoma nje metode rutine. Suksesi i klonimit eshte shume i ulet dhe nuk e kalon shifren 3%. Wilmut vete raporton se, rruga per tek Dolly kaloi nepermjet 276 deshtimesh.

    Nje deshtim gjate klonimit do te thote nje lindje me defekt ose vdekje. Por, edhe kafshet tashme te klonuara nuk paraqesin nje pamje shume idilike. Nje nga sindromat me te perhapura nder to eshte mbipesha. Kjo mbipeshe eshte edhe shkaku qe shume lindje behen me ndihmen e operacioneve. Pervec mbipeshes shume klone kane deformime ne embrion, te pakapshme nga aparatet.

    Per shembull tek delet e klonuara eshte vene re prania jonormale e shume muskujve qe pengojne funksionimin normal te organeve te brendshme. Vete superstari Dolly vuan nga arthritis, nje semundje e zakonshme pleqerie. Per shkencetaret eshte akoma e paqarte se si klonimi influencon shendetin e kafsheve dhe gjatesine e jetes se tyre. Po nese klonimi eshte nje metode akoma e pastudiuar mire, perse ky nxitim per te klonuar njerezit?

    Severino Antinori (56 vjec), nje nga gjinekologet me te famshem te botes, si mjek riprodhimi qe eshte, e sheh pamundesine e lindjes se femijeve si nje semundje qe duhet te kurohet, kurse klonimin si terapi. Drejtuesi i nje konsortiumi ku punojne te pakten 40 shkencetare nga 18 vende te botes, Antinori ka hyre ne histori si gjinekologu qe, ne 1994, beri te linde nje grua 63-vjecare me anen e metodes se fertilizimit artificial. Antinori deklaron se e drejta per te pasur nje femije eshte nje e drejte themelore e njerezimit. Ashtu si Antinori, edhe raelianet e konsiderojne mundesine e te pasurit femije si nje "te drejte humane". Vetem se e drejta humane per raelianet nenkuptohet nen prizmin e ideologjise se tyre.

    Sipas raelianeve, jeta ne toke nuk eshte krijuar as nga Zoti dhe as nga evolucioni. Jeta ne toke eshte nje krijim i qellimshem shkencor, nje eksperiment ne epruvete me materialin gjenetik per te materializuar nje imazh qe njerez shume te zhvilluar shkencerisht, Elohims (ata qe erdhen nga qielli), kishin per njeriun ne koken e tyre. Bime, kafshe dhe nje njeri te ngjashem me ta, te afte qe nje dite te krijojne jeten ne planete te tjere ishin rezultati final i ketij krijimi shkencor.

    Rael, nje gazetar francez, eshte ambasadori i perzgjedhur i jashtetokesoreve, qe duhet te mundesoje kthimin e jashtetokesoreve ne Toke. Raelianet jane te obliguar perpara krijuesve te tyre, Elohims, qe te klonojne njerez. Per kete qellim, perpara 5 vjetesh, Claude Vorilhon, 56, gruaja e sektit te UFO-ve, krijoi firmen bioteknologjike Clonaid me ne krye biologen franceze dhe njekohesisht anetare e sektit raelian, Brigitte Boisselier e cila bashke me koleget e saj pretendojne te kene klonuar disa here edhe pse ende nuk eshte vertetuar asgje nga syte e njerezimit.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 16:58