BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sadiku i Elbasanit pezullohet 2 vjet nga Disiplina

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Sadiku i Elbasanit pezullohet 2 vjet nga Disiplina

    Mesazh nga Albatros 24/12/2010, 05:56

    Komisioni i disiplinės ka gjobitur 300 000 mijė lekė Shkumbinin pėr hedhje tė sendeve tė forta nė fushė

    Komisionit tė disiplinės i ka mjaftuar relacioni i gjyqtarit (dhe i vėzhguesit) pėr tė marrė vendimin ekstrem pėr Armando Sadikun e Elbasanit, i cili ėshtė dėnuar 2 vjet nga tė gjitha aktivitetet si dhe ėshtė gjobitur me 500 000 mijė lekė. Arsyeja?
    Goditje dhe pėshtyrje tė gjyqtarit! Mjafton tė lexosh rregulloren qė tė kuptosh se vendimi ėshtė i drejtė. Lojtari i Partizanit, Andrelis Pashaj, pėr dhunė ndaj lojtarit kundėrshtar ėshtė pezulluar pesė ndeshje. Fjala dhunė duket e rėndė, por pėrplasje fizike mes futbollistėve ka shpesh nė kampionatin shqiptar.
    Nė moviolat televizive u kritikua fort kryesori Alla pėr mosndėshkim me tė kuqe tė partierit shkodran Armir Grima, i cili i futi duart nė fyt futbollistit kundėrshtar. Pėrmendet kyr rast pėr tė kujtuar se komisioni i disiplinės guxon tė hedhė poshtė relacionin e gjyqtarit (rasti “Bici”) duke u bazuar nė pamjet filmike, por nė njė rast tjetėr nuk denjon t’i konsiderojė si provė.
    Kjo do tė thotė se ky komision vazhdon ta zbatojė rregulloren me dy standarde: tė dėnojė sipas rregullores vetėm ata qė nuk kanė mbėshtetja apo “miq” pranė kėtij komisioni. Sa i pėrket ndėshkimit me gjobė tė Shkumbinit, tifozėt duhet ta kuptojnė se ēdo veprim i dhunshėm dėnon vetėm skuadrėn e tyre.
    Pamjet televizive treguan qartė ndėrhyrjen e shpejtė (duhet pėrshėndetur) tė drejtuesve vendės pėr tė mos lejuar hedhjen e sendeve tė forta, por qė nuk mundi ta shmangte dėnimin. Nė kėto raste duhet tė ndėrhyjnė edhe forcat e rendit.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:25