BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sadiku: Refuzova Zvicren, jam gati per endrren kombetare!

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Sadiku: Refuzova Zvicren, jam gati per endrren kombetare!

    Mesazh nga Albatros 2/12/2011, 20:16



    Sadiku: Refuzova Zvicren, jam gati per endrren kombetare! 1322828979-sadiku_refuzova

    Sulmuesi i Lokarnos nė Zvicėr dhe Shpresa kuqezi, Armando Sadiku, tregon prapaskenat e zviceranėve dhe ndihet i gatshėm pėr kombėtaren e madhe. Armando Sadiku, talent i futbollit elbasanas, aktualisht ėshtė futbollisti i momentit nė pėrfaqėsuesen Shpresa, drejtuar nga trajneri Skėnder Gega. 2 golat e fundit ndaj Portugalisė e kanė ngritur nė “qiellin e shtatė” 20-vjeēarin, qė aktivizohet nė radhėt e Lokarnos, skuadėr e kategorisė sė parė nė Zvicėr. Ofertat e shumta nga ekipet e superligės, por jo vetėm, edhe nga Italia dhe Gjermania, janė pasqyrė e performancave tė mira qė ka bėrė Sadiku gjatė kėtyre kohėve.Ndėrkohė qė specialistė tė ndryshėm kanė hedhur idenė qė Armando duhet tė jetė pjesė e kombėtares sė madhe kuqezi. Vetė futbollisti e shpreh qartė se e ka ėndėrr diēka tė tillė.

    Ai ėshtė koshient qė pėrgjegjėsia ėshtė e madhe, por ėshtė i gatshėm tė shpėrthejė.Nė krahun tjetėr, duket se “sėmundjes zvicerane” i ka shpėtuar edhe sulmuesi elbasanas.Sipas tij, pėrfaqėsuesja Shpresa e Zvicrės i ka bėrė kėrkesė pėr ta pajisur edhe me pasaportė dhe ta ketė pjesė tė saj. Por “bomberi” shqiptar pėrgjigjet me njė fjali tė vetme: “Nuk ka mė mirė se tė jesh shqiptar.”

    Skeda

    Emri: Armando

    Mbiemri: Sadiku

    Pozicioni: Sulmues

    Datėlindja:17/05/1991 (20-vjeē)

    Vendlindja: Shqipėria


    Debutimi tek Shpresat:

    02/09/11 (Shqipėri – Poloni 0-3)

    Statistika

    5 ndeshje

    343 minuta

    6 gola



    Pas golave me pėrfaqėsuesen Shpresa, si po vazhdon aventura juaj nė kėto momente nė Zvicėr?

    Normalisht jemi gati nė pėrfundim tė kampionatit kėtu, na ka ngelur dhe njė ndeshje ta mbyllim edhe kėtė dhe do tė kthehem mė nė fund tė bėj pushimet e Vitit tė Ri nė Shqipėri me familjen time.

    Si duken kushtet atje, edhe pse nė kategorinė e parė zvicerane, nė krahasim me Elbasanin?

    Kushtet janė shumė tė mira, nuk diskutohet fare. Janė tė duhurat pėr njė futbollist. Kėtu mund tė tregosh vetveten. Nė krahasim me Elbasanin, normale qė qendron shumė mė lart. Seriozitet mė i madh.

    Si po shkojnė tratativat pėr merkaton e janarit?

    Deri tani, tė them tė drejtėn, kam pasur shumė oferta nga disa klube dhe pėr kėto do tė mendoj pas pushimeve dimėrore. Jam shumė i qetė, pėr ēdo tratativė, sepse nė radhė tė parė do tė merret menaxheri im, Sokol Haxhia, i cili pa dyshim ia ka nisur punės.

    Ofertat janė vetėm nga Zvicra apo dhe mė tej?

    Ka nga Zvicra, por nuk kanė munguar Gjermania dhe Italia.

    Cilat janė angazhimet e radhės tek Shpresat e Shqipėrisė?

    Angazhimet janė tė njėjta, tė bėj mė tė mirėn time nė ēdo grumbullim e tė jem i gatshėm nė ēdo moment pėr Shqipėrinė.

    Qarkullojnė zėra se keni pasur edhe ju, ashtu si Mėrgim Brahimi dhe tė tjerė, njė ofertė nga kombėtaret e moshave zvicerane. Nėse ka ndodhur vėrtet, mund tė na jepni detaje?

    Po, ėshtė e vėrtetė qė mė kanė bėrė ftesė nė klub qė kur erdha tė me pajisin me pasaportė zvicerane, po nuk pranova. Se unė jam shiptar dhe nuk e diskutoj asnjėherė tė luaj me njė kombėtare tjetėr, pėrveē Shqipėrisė.

    Kur, ku dhe kush jua ka paraqitur kėtė propozim?

    Kur kam ardhur kėtu qė fillova tė luaja te Lokarno, trajneri i U-21 tė Zvicrės ėshtė nga Lokarno, nga qyteti ku luaj unė dhe ka kontaktuar me drejtorin e ekipit pėr mua, pastaj jam informuar unė dhe menaxheri im pėr kėtė gjė dhe menjėherė i thashė “jo”.

    Pėrse nuk ndoqėt hapat e Berhamit, Shaqirit, e tė tjerėve si kėta? Mund tė ishte njė zgjidhje mė e mirė pėr karrierėn tuaj sportive…?

    Normale qė do tė ishte publicitet mė i madh pėr mua, por tė them tė drejtėn nuk e kam menduar kurrė ta bėja njė zgjedhje tė tillė. Nuk ka mė mirė se tė jesh shqiptar.

    S’ka mė mirė se tė kalosh shumė shpejt nga Shpresat te kombėtarja e madhe, pėrkrah Bogdanit apo Salihit? Ka specialistė qė mendojnė se ju mund tė aktivizoheni… A jeni gati, si e prisni kėtė aventurė tė re?

    E pres me shumė dėshirė, do tė ishte njė ėndėrr e bėrė realitet. Mendoj se mund tė pėrballoj kėtė pėrgjegjėsi, edhe pse fanella e ekipit kombėtar ėshtė e rendė, por unė mendoj se jam gati ta provoj dhe tė bėj atė qė po bėj te Shpresat.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 01:22