Shume jane duke prenotuar shtepi dhe fluturime per tu strehuar dhe per te shpetuar, nga fundi i botes ne vitin 2012.
Nese hyni ne radhet e atyre qe jane te bindur se fundi i botes do te jete ne 2012, ka vetem nje vend ne bote ku ju mund ti shpetoni Apokalipsit. Behet fjale per Bugarach, nje fshat i vogel ne jug-perendim te Frances, qe ne 2007 numeronte vetem 192 banore. Nese do te pyesnit se cfare ka te vecante ky qytet i vogel, vendosur ne kembet e malit te Bugarach, pergjigja qendron pikerisht ne majen e famshme: mali i Bugarach eshte 1.231 metra mbi nivelin e detit dhe eshte konsideruar si nje mal magjik dhe i shenjte, ndoshta per shkak te shpellave gelqerore qe e perbejne. Shume gojedhena thone se ne brendesi te malit fshihen Graali i Shenjte dhe thesari i templareve dhe deri tek Nostrodamus e Jules Vernes shkuan per te vizituar malin misterioz.
Historia me e cuditshme lidhur me malin eshte e koheve te fundit, ku i pershkruan shpellat e maleve, si nje garazh alienesh. Sipas nje grupi te fshehte, ne brendesi te malit, fshihet nje grup jashtetokesoresh ne pritje te fundit te botes, planifikur per 21 dhjetor 2012 ( edhe pse disa e kane spostuar daten e Apokalipsit me 12 dhjetor). Ne kete pike, alienet do te braktisin planetin tone, duke marre me vete disa qenie humane.
Duket e pabesueshme, por shume njerez, kryesisht shtetas amerikane, tashme kane marre me qera disa shtepi ne Bugarach dhe kane prenotuar fluturime per fundin e 2012.
Kryetari i fshatit, Jean Pierre Delord shpreh shqetesimin se: Keto tregime datojne rreth 40 vjet me pare. Fillimisht ka qene nje vizionar, i cili pretendonte se degjonte zhurmen e motorreve te anijeve nderyjore, ne brendesi te Bugarach-ut. Madje ishte folur edhe nje reviste ufologjie. Kjo nuk eshte aspak zbavitese, nese neser do te arrije ne 100.000 njerez, nuk do te jemi ne gjendje te perballojme situaten. Une kam informuar autoritetet rajonale per shqetesimet tona, dhe do te donin qe ushtria te jete e disponueshme, nese do te ishte e nevojshme per te nderhyre ne dhjetorin e vitit 2012.
Me pak fjale kryetari i bashkise se Bugarach po pregatitet per nje plan emergjence, ne pritje te mberritjes se grupeve te medha vizionare. Edhe pse shume prej tyre, qe nuk besojne historite mbi alienet, jane te qe bota vlereson fashtin e tyre te vogel, te cilet ata e konsiderojne nje vend te bukur, me nje force magnetike, ne kuptimin shkencor te fjales. Nese doni te shpetoni, nuk do te thote qe Bugarach eshte i gatshem per tju pritur, por per pushime qyteti francez, eshte shume i lumtur tju hape dyert. Ikub