BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Psikologjia e veshjes

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Psikologjia e veshjes

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/1/2011, 02:07

    Psikologjia e veshjes Images

    Mbulimi i trupit me rroba, apo dhe zbulimi i tij, nė ditėt e sotme ėshtė njė ēėshtje aq e mirėqenė, sa qė rrallė mendojmė se edhe ky fenomen e ka njė pikėnisje e psikologji tė vetėn.

    Nė fakt, njeriu i zhveshur i prehistorisė, ndoshta prej ndryshimit tė klimės, prej dėshirės pėr tė nxjerrė nė pah statusin e tij nė kope pas njė gjahu tė majmė, apo ndoshta pėr tė pakėsuar ndjenjat e turpit e tė fajit qė i njohu pas ngrėnies sė frutės sė ndaluar, ndjeu nevojėn tė mbulohej.

    Standardi i tė qenit me vlerė e i respektuar nė kohėt primitive ishte forca. Mė pas, kur tributė krijuan vendbanimet e tyre e iu pėrveshėn jetės sė agrikulturės, simboli i vlerės u bė pasuria. Akoma mė tej, kur tributė filluan tė ktheheshin nė kombe e kur dallimet midis klasave bėheshin nė bazė tė mirėqenies sė familjeve, stili i veshjes u pėrdor si simbol pėr tė dalluar statusin social tė gjithsecilit.

    Kjo prirje pėr diferencim ishte e qartė deri nė fillim tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė, kohė kur anėtarėt e shtresave tė ulėta filluan tė imitonin stilet, cohat e ngjyrat qė pėrdornin njerėzit e shtresave mė tė larta.

    E megjithatė, dėshira pėr tė qenė i pranuar dhe i vlerėsuar nga tė tjerėt nuk u pakėsua me kalimin e njerėzimit nga njė stad nė tjetrin. Tė njėjtat motive kėrkojnė tė pėrmbushen edhe sot nė kohėt moderne. I vetmi ndryshim qėndron nė shprehjen e tyre, dhe pėrcaktohet nė njė masė tė madhe nga idealet e kombit e tė shoqėrisė tė cilės i pėrket individi.

    Sot, sikurse qysh nė fillimet e njerėzimit, nevoja pėr t’u dalluar shkon pėrkrah frikės nga mosmiratimi i tė tjerėve dhe konformizmit. Ndėrkohė qė na pėlqen tė spikasim brenda grupit tė cilit i takojmė, kur ndjejmė qė grupi ėshtė superior konformohemi me tė, ndėrsa kur jemi nė pozita tė epėrme apo tė barabarta, e pėrdorim veshjen si njė mjet pėr tė bėrė dallimin.

    Jo mė kot thuhet se tė vetmit qė mund t’ia lejojnė vetes tė jenė moskokėēarės ndaj vlerėsimit tė tė tjerėve janė aristokratėt dhe leshkot.

      Ora ėshtė 11/5/2024, 18:53