BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Xhelozia, nje cmenduri jo fort e zakonshme

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Xhelozia, nje cmenduri jo fort e zakonshme

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/1/2011, 16:56

    Xhelozia, nje cmenduri jo fort e zakonshme Images

    “Xhelozia eshte nje semundje e shtremberimit, tregues i nje veshtiresie per tu ndare nga tjetri, qe shfaqet edhe ne ndarjen arkaike dhe brutale qe ndodh me nenen”,- thone psikologet.

    Eshte komplekse dhe tregon ankthet tona arkaike. Sepse xhelozia nuk eshte nje prove dashurie. Ajo tradhton nje problem besimi ne vetvete. Nje ‘zoom’, per nje pasion qe eshte me shume i ankthshem se sa eksitues. Ne librari mund te gjesh tituj nga me te ndryshem. “Xhelozia, kenaqesi dhe mundim”, “Kurre me xheloz”, “Varesia dashurore”… Ketu mund te shtrojme nje pyetje: mund te trembemi se mos humbasim ate qe kemi vendosur qe ta posedojme?

    Me sa duket po...Eshte logjike-konfirmon Francois-Xavier Poudat, qe merret me ceshtjet e cifteve. Martesa nuk eshte me institucion, duke braktisur idene e nje kontrate perjete, cifti mundohet te krijoje nje kontrate te parakohshme. Ankthi eshte i vazhdueshem. Marredhenia vertitet mes mbi konsumimin e partnereve dhe pavaresise se tjetrit, ku xhelozia eshte nje lloj shfaqjeje”. Damien Guyonnet flet per nje epoke paranojake. Sipas tij, ne mungese te modelit dhe te sigurise, jane fantazmat qe na udheheqin. Tjetri, qofte bashkeshorti apo personi qe kemi vendosur te ndajme jeten, kthehet lehtesisht ne kercenim.

    Dashuria mund te behet e cmendur, ne kuptimin kur na zhyt ne gjendje qe kane nje kufi jashte vetvetes. Nese te gjithe jemi te shqetesuar kur imagjinojme ikjen e njeriut qe duam, disa syresh zhyten ne nje delir interpretues paranojak. Madje duke mos pasur asnje hije dyshimi per te krijuar nje skenar qesharak. Per psikanalisten Sophie Cadalen, autore e nje libri per ciftet, thote se xhelozia nuk ka shume lidhje me dashurine. “Personi qe eshte xheloz duhet te mbeshtetet ne vetvete. Ajo qe e tmerron eshte nje lloj deshire qe nuk e kanalizon dot, kercenimi i nje energjie qe e ka ne thellesi, brenda vetes ... te cilen e projekton te tjetri. E thene ndryshe, eshte personi xheloz, ai qe ka tendenca per te tradhtuar apo deshira te cuditshme”.

    Ndersa psikanalistja Marcianne Blévis autore e “Xhelozia, kenaqesi dhe mundim”, kjo simptome duket me komplekse. Duhet qe te na shtyje ta eksplorojme edhe me shume historine tone, para lindjes se nje vellai apo motre me te vogel. “Ne fillim ka nje situate pasigurie. Per shembull: nje femije i vogel qe ndodhet perballe nje situate ndarjeje”. Nje ndjenje qe sipas psikanalistes do te mbetet si nje dhembje e vogel, nje vale e zeze e ngelur pezull mbi te, nje kercenim.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 09:29