Nuk mund te kalojne as 60 sekonda te vetme ne trurin e nje femre pa menduar te beje shopping.
Ky mendim i cuditshem e shoqeron trurin e femres ne cdo moment te dites. Kete fakt e pohon edhe nje sondazh i revistes Cosmopolitan. Nderkohe mendimi per seks, ne trurin e saj vjen vetem nje here ne dite.
Nuk ka shume rendesi nese eshte nje cante e re, nje pale kepuce apo nje fustan i shkurter. Nje femer eshte gjithmone e gatshme te bleje dicka. Kjo kohet e fundit eshte kthyer ne nje mani. Ne nje sondazh te kryer ne 78 femra te moshave mes 19 dhe 45 vjec, rezultoi se 74 femra ne 100 mendojne te bejne shopping cdo minute.
Dhe mjafton shume pak per te rene ne kurthin e te berit shopping: vitrinat qe gjenden kudo ne rruget dhe mjediset ku jetojne si dhe nje shume parash, te cilat edhe pse nuk i dosponojne, mund ti gjejne me pak mundim. Te dhenat e ketij studimi tregojne se kenaqesia e veprimit zgjat edhe pas daljes nga dyqani. Kjo kenaqesi mendohet se zgjat deri ne nje blerje te re.