BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ēfarė ėshtė 3G...?.. Pyetje & Pėrgjigje !

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    Buzqeshje Ēfarė ėshtė 3G...?.. Pyetje & Pėrgjigje !

    Mesazh nga Dino 17/1/2011, 22:30

    Ēfarė ėshtė 3G...?.. Pyetje & Pėrgjigje ! 3g_faq_553_0
    3G nėnkupton gjeneratėn e tretė tė teknologjisė sė telefonisė celulare. 3G bazohet nė iniciativėn globale tė Unionit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacioneve (ITU) pėr tė patur njė standart tė vetėm ndėrkombėtar tė komunikimit celular, qė quhet “International Mobile Telecommunications-2000” (IMT-2000).

    3G rrit nė njė shkallė tė lartė eksperiencėn e shėrbimeve tė tilla si multimedia, Internet tė shpejtė nė celular apo me bandė tė gjerė, akses nė Internet qė mundėson shikimin e videove nė celularin tuaj, kryerjen e video-thirrjeve (video calls), televizion (TV), marrjen dhe dėrgimin e email-eve, shkarkimin e klipeve muzikore, dėrgimin dhe marrjen e mesazheve video etj, ndėrsa natyrisht do tė vijoni tė realizoni thirrjet e zakonshme zanore dhe shėrbimin e SMS-ve.
    A do tė funksionojnė shėrbimet 3G si pėr abonentėt me parapagesė ashtu dhe pėr ata me kontratė?
    Po, shėrbimet 3G do tė funksionojnė si pėr abonentėt me parapagesė ashtu dhe pėr ata me kontratė.
    A mė nevojitet njė kartė e veēantė SIM pėr tė pėrdorur shėrbimet 3G?
    Jo, nuk ju nevojitet njė kartė tjetėr. Karta juaj ekzistuese SIM do tė punojė absolutisht shumė mirė pėr sa kohė keni njė telefon tė pėrshtashėm pėr 3G dhe jeni tė lidhur nė rrjetin Vodafone 3G.
    A mė nevojitet nje aparat i veēantė pėr tė pėrdorur shėrbimet 3G?
    Po, pėr tė pėrdorur shėrbimet 3G nevojitet tė keni njė aparat qė ėshtė i pėrshtashėm me rrjetin Vodafone 3G. Nė rastin kur aparati qė ju keni ėshtė i pėrshtashėm pėr 3G, atėherė nuk do t’ju nevojitet tė blini njė tė ri. Aparatet 3G kanė kapacitete tė ndryshme shpejtėsie dhe ne rekomandojmė qė ju tė pėrdorni njė aparat tė pėrshtatshėm pėr teknologjinė HSPA nė mėnyrė qė tė pėrjetoni eksperiencėn mė tė mirė tė shėrbimeve 3G.
    Si ta kuptoj nėse aparati im ėshtė i pėrshtashėm pėr 3G apo jo?

    Kur jeni nė njė zonė me mbulim tė rrjetit Vodafone 3G dhe nėse aparati juaj shfaq ikonat “3G” ose “H” nė krye tė ekranit nė krah tė simbolit me vijėza tė mbulimit tė rrjetit, kjo do tė thotė se telefoni juaj ėshtė i pėrshtashėm pėr 3G dhe ju mund t’i pėrdorni kėto shėrbime. Ju duhet tė siguroheni qė rregullimet (settings) e telefonit nuk kanė tė specifikuar vetėm pėrdorimin 2G. Nė kėtė rast ju mund t’i referoheni udhėzimeve tė prodhuesit tė aparatit apo mund tė vizitoni www.vodafone.al/3G ku shumė shpejt do tė publikohet edhe lista e aparateve celulare tė pėrshtatshme pėr 3G.

    Gjithashtu ka dy lloj aparatesh – WCDMA (R99) & HSPA.

    Aparatet WCDMA apo R99 janė pajisje 3G por ato janė tė pėrshtashme pėr shpejtėsi tė ulėta 3G deri nė njė maksimum prej 384 Kbps.

    Aparatet HSPA janė pajisje tė shpejtėsisė sė lartė 3G dhe suportojnė shpejtėsitė qė fillojnė ngė 3.6Mbps deri 7.2Mbps nė varėsi tė pajisjes.

    Ne rekomandojmė qė pėrdoruesit tė kalojnė nga lloji i aparateve WCDMA tek ata HSPA pėr tė pėrjetuar eksperienca tė shpejtėsisė sė lartė 3G.
    Nėse mė nevojitet njė telefon i ri 3G, a do tė mė duhet ta blej atė vetėm nga Vodafone apo ēdo aparat 3G qė gjendet nė treg do tė punonte gjithashtu mirė?

    Nuk ėshtė e nevojshme qė tė blihet njė aparat 3G qė ofrohet vetėm nga Vodafone; ju mund tė blini njė aparat 3G nė treg tė hapur por sigurohuni qė ai tė jetė i pėrshtashėm pėr 3G HSPA apo HSPA nė mėnyrė qė ju mund tė aksesoni shpejtėsi shumė tė larta 3G prej 3.6 Mbps deri nė14.4 Mbps.
    A mė nevojitet ndonjė lloj i veēantė aparati celular pėr tė kryer njė video-thirrje apo mund tė pėrdor aparatin tim celular qė ėshtė i pėrshtashėm pėr 3G?

    Pėr tė realizuar njė video-call, ėshtė shumė e domosdoshme qė aparati juaj tė ketė njė kamera nė pjesėn e pėrparme tė ekranit ; normalisht kėta telefona kanė dy kamera dhe njihen gjerėsisht si telefona me “dual kamera” (kamera tė dyfishtė). Nėse aparati juaj 3G ka njė kamera frontale atėherė ju nuk ju duhet tė blini njė telefon tė ri dhe mund tė filloni tė kryeni video call (thirrje me video).
    Sa volum tė dhėnash “data” konsumohet ndėrsa kryej njė video call?

    Video-calls (thirrjet me video) nuk pėrdorin kanale “data” nė rrjetin Vodafone 3G por aksesojnė kanalet “voice” (zanore) kėsisoj ju nuk do tė konsumoni “data” (tė dhėna) dhe do tė tarifoheni nė pėrputhje me minutat e pėrdorura shumėzuar me tarifėn pėr minutė.
    Pėr tė realizuar video calls (video-thirrje) a ėshtė e rėndėsishme qė tė dyja palėt tė kenė telefona qė suportojnė shėrbimet 3G?

    Po, ėshtė e domosdoshme qė tė dyja palėt (telefonuesit) tė kenė telefon 3G me dy kamera qė bėjnė tė mundur video calling (video-thirrje), si dhe tė dy kėta telefona duhet tė jenė tė lidhur me shėrbimin 3G tė Vodafone.
    Ēfarė duhet tė bėj nėse nuk arrij tė realizoj njė video-call pavarėsisht se kam telefonin e duhur dhe jam i lidhur me rrjetin 3G?
    Nė njė situatė tė tillė ju fillimisht duhet tė kontrolloni nėse personi qė ju po pėrpiqeni tė telefononi ka njė telefon tė pėrshtatshėm pėr 3G dhe video-call si dhe nėse ai ėshtė i lidhur me rrjetin 3G tė Vodafone dhe nė rast se nuk kryhet dot lidhja, edhe pse ēdo gjė ėshtė nė rregull, atėherė telefononi shėrbimin tonė tė Kujdesit pėr Klientin.
    A mundem tė lidh celularin me kompjuterin apo laptop-in tim pėr tė pėrdorur shėrbimet 3G dhe pėr tė patur Internet tė shpejtė?
    Po, ėshtė e mundur qė tė lidhni celularin me kompjuterin apo laptop-in tuaj pėr tė patur Internet tė shpejtė nėpėrmjet rrjetit 3G tė ofruar nga Vodafone. Tarifat do tė zbatohen nė bazė tė planit tarifor qė ju keni zgjedhur. Informacion mė i detajuar rreth tarifave do tė publikohet sė shpejti.
    Ēfarė ėshtė Vodafone Mobile Broadband?
    Vodafone Mobile Broadband ėshtė ideuar pėr tė patur akses nė Internet apo email-e nga kudo dhe nė ēdo kohė. Vodafone Mobile Broadband na ndihmon pėr tė punuar dhe pėr tė patur akses nė email-e dhe Internet edhe kur jemi nė lėvizje. Ky modem nė formėn e USB-sė ofron Internet tė menjėhershėm dhe tė shpejtė, deri nė 14.4 Mbps. Me anė tė Vodafone Mobile Broadband nuk do tė kemi mė nevojė pėr tela, linjė fikse telefonie, vende ku ofrohet Internet wireless apo Internet Café. Nė kėtė mėnyrė laptop-i juaj bėhet realisht i lėvizshėm.
    Cilat janė pėrfitimet e teknologjisė 3G?

    • Multimedia streaming* dhe shkarkimet
    • Internet i shpejtė me bandė tė gjerė
    • Video calling (thirrje me video)
    • Mobile TV (Televizor nė celular)
    • Shkarkim shumė i shpejtė i dokumenteve tė dėrguar me email
    • Video call conference

    * Streaming – nėnkupton te luajturit e njė klipi me zė dhe/ose figurė nė mėnyrė tė rrjedhshme ndėrkohė qė ky klip shkarkohet.
    Cfarė shpejtėsie Interneti do tė mund tė kem me 3G?
    Ju do tė pėrfitoni Internetin mė tė shpejtė nė celular qė ofrohet nė Shqipėri. Shpejtėsia e Internetit nė celularin tuaj do tė arrijė deri nė 14.4 Mbps, ofruar nga rrjeti Vodafone.
    Cfarė shpejtėsie do tė ofrojė rrjeti 3G krahasuar me rrjetin 2G?
    Praktikisht ju do tė pėrfitoni njė shpejtėsi rreth 20 deri nė 30 herė mė tė lartė me rrjetin 3G krahasimisht me rrjetin 2G.
    Kur do tė hedhė kompania Vodafone Albania nė treg shėrbimet 3G?
    Vodafone Albania do tė hedhė shėrbimet 3G nė Shqipėri pėrgjatė 3-mujorit tė parė tė 2011 (Janar, Shkurt, Mars 2011)
    Shėrbimet 3G do tė jenė tė disponueshme nė tė gjithė Shqipėrinė apo vetėm nė disa qytete?

    Kompania Vodafone Albania ėshtė e angazhuar qė pėr njė periudhė tė shkurtėr tė mbulojė tė gjithė territorin e Shqipėrisė me rrjetin qė do tė mundėsojė teknologjinė 3G.

    Shėrbimet 3G do tė ofrohen fillimisht nė Tiranė, duke u pasuar nė planin afatmesėm nga qytete tė tjera si Durrėsi, Elbasani, Fieri, Shkodra, Vlora, dhe duke mbuluar pėr njė periudhe 18-mujore rreth 85.6% tė territorit shqiptar.
    A do tė funksionojė rrjeti 3G nėse unė do tė jem nė roaming (jashtė Shqipėrisė)?
    Po, 3G do tė funksionojė jo vetėm nė Shqipėri (sipas planit tė mbulimit me rrjet 3G) por edhe jashtė Shqipėrisė, kur ju jeni nė Roaming. Vodafone do tė publikojė vazhdimisht listėn e rrjeteve partnere nė shtetet ku ju do tė mund tė pėrdorni shėrbimet 3G.

      Ora ėshtė 29/3/2024, 07:54