BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vaēe Zela: Ēdo ditė lus Zotin tė kthehem nė Tiranė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Vaēe Zela: Ēdo ditė lus Zotin tė kthehem nė Tiranė

    Mesazh nga Albatros 10/4/2009, 17:32

    70 Vjetori i Vaēe Zela

    Sa herė ka shpresuar se do tė bėhej mė mirė dhe do tė mund tė merrte avionin e tė kthehej nė Tiranė. E ka pritur me padurim kėtė moment dhe nuk e fsheh dot mallėngjimin, kur e pyet se kur do tė kthehet sėrish nė Shqipėri. Kėngėtarja e madhe shqiptare, Vaēe Zela mbushi me 7/04/2009, 70 vjeē. Me kėtė rast qindra urime i kanė shkuar kėngėtares nga ēdo kėnd i globit, ku ka shqiptarė dhe adhurojnė kėngėt e saj.

    Ajo ėshtė e mallėngjyer dhe i sėmbon nė zemėr qė kėtė 70-vjetor nuk do tė mund ta festojė dot nė vendin e saj. Ėshtė lumturuar pa fund, kur njė pėrfaqėsi nga Radio Televizioni Shqiptar dhe presidenca shqiptare, i kanė shkuar nė shtėpinė e sė bijės, ku jeton prej vitesh, dhe i kanė ēuar urimet dhe dhuratat pėr ditėlindje. Pėrmes sė bijės, kėngėtarja na sjell emocionet nė kėtė pėrvjetor larg vendit tė saj.

    Znj. Vaēe, duke ju uruar fillimisht jetė tė gjatė, do tė donim tė dinim, si e pritėt idenė pėr tė organizuar njė mbrėmje “Gala” pėr nderin tuaj nė Tiranė?


    Ju faleminderit pėr urimet. Dėshira fisnike pėr tė kremtuar pėrvjetorin tim tė shtatėdhjetė mė ka prekur shumė.

    Ky vit kulturor nė Tiranė mban emrin tuaj, ēdo tė thotė kjo pėr ju?


    Aq shumė, sa e kam tė vėshtirė ta pėrmbledh nė fjalė.

    Vazhdoni tė mbeteni zonja e skenės shqiptare, keni marrė shumė ēmime, po ka ndonjė gjė qė ju ka mbetur peng, qė nuk e realizuat dot?

    Ndoshta po tė mė kishit pyetur dikur, kur isha akoma aktive nė jetėn artistike, edhe mund t’ju kisha thėnė diēka. Sot i kam harruar tė gjitha kėto. Ajo qė mė ka mbetur thellė nė kujtesė ėshtė dashuria e pafund qė mė ka dhėnė dhe vazhdon tė mė japė edhe sot publiku shqiptar.

    Nė dhuratėn qė ju erdhi nga Presidenca shkruhej “mitit shqiptar”, si ju duket kur ju thonė kėshtu?

    Gėzohem me gjithė shpirt. Kėto janė momente qė s’ėshtė pak tė them qė mė shtojnė jetėn.

    Ēfarė ju mungon mė shumė nga Tirana?


    Gjithēka. Mė ka marrė malli aq shumė pėr Shqipėrinė. Ai vend mė ka dhuruar njė jetė plot emocione. Ai vend mė bėri kėtė qė ju thoni se unė vazhdoj tė jem pėr ju.

    Do tė donit tė vinit?

    Oh mė mirė mos mė pyesni, sepse prekem shumė. Kjo ėshtė ėndrra ime mė e madhe. Lus Zotin qė kjo njė ditė tė bėhet realitet.

    Si ju duket kur dėgjoni kėngėt tuaja tė interpretuara nga kėngėtarė tė tjerė?

    Jam e lumtur qė ato kėngė vazhdojnė t’i mbijetojnė kohės.

    Koncerti

    Sot nė orėn 20:30 nė Pallatin e Kongreseve, organizohet mbrėmja “Gala”, “Vaēe Zela, njė grua, njė zė, njė mit”, pėr nder tė kėngėtares sė madhe. Koncerti ėshtė organizuar nga radio televizioni Publik Shqiptar, nėn kujdesin e veēantė tė zonjės sė parė, Teuta Topi. Koncerti ėshtė menduar nė formėn e njė spektakli, ku kėngėt mė tė mira tė kėngėtares, tė interpretuara nga tė tjerė zėra, do tė ndėrthuren me kujtime miqsh dhe kolegėsh. Ndėrkaq, kėngėtarja do tė jetė e pranishme pėrmes pamjeve arkivore, qė do tė shfaqen nė njė monitor tė madh.


    Kėngėt

    Nga fondi i pasur i kėngėve tė kėnduara nga Vaēe Zela, janė pėrzgjedhur 15 mė tė mirat, mes tė cilave shumė fituese ēmimesh tė para. Tė orkestruara nga Adrian Hila, kėngėt do tė vijnė nėn interpretimin e kėngėtarėve mė tė mirė tė skenės shqiptare si Myfarete Laze, Irma dhe Eranda Libohova, Vikena Kamenica, Sidrit Bejleri, Juliana Pasha, Endri dhe Stefi, Qemal Kėrtusha, etj., si dhe Naim Krasniqi, si i ftuar i veēantė i mbrėmjes.

    Dhuratat pėr ditėlindje


    Njė mikrofon i larė nė ar, i punuar me kujdes tė veēantė, ishte njė nga dhuratat qė Presidenti i Republikės i bėri kėngėtares Vaēe Zela, pėr ditėlindje. Nė pllakatin e tij shkruhej “Vaēe Zelės si njė grua, si njė zė, si njė mit. Nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi dhe Zonja e parė Teuta Topi”. Ndėrsa dhurata e dytė ishte njė letėr e gdhendur nė dru, ku shkruhej: “Perlės sė muzikės shqiptare nga tė gjithė shqiptarėt”.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 00:16