Duhet tju kete ndodhur te flisni perpara njerzeve per arsye pune, gjate nje mbledhje ne shkolle, te perballoni nje dialog me persona te njohur prej pak kohesh.
Shkathtesia oratorike eshte baza e nje raporti te mire ne lidhje me te tjeret por mbi te gjitha me vetveten, shume njerezne fakt gjenden perball veshtiresive kur duhet te perballojne nje bisede perpra nje publiku te vogel apo te madh pa u skuqur ne fytyre, pa u djersitur duart dhe te kene nje ze te mbytur. Per te kaluar keto pasiguri, te cilat vijne si pasoje e ndrojtjes, eshte mire te vini ne praktike disa "hile" qe te ndihmojne per te kaluar veshtiresite dhe te perballoni nje debat pa problem dhe me siguri ne vetvete.
1- Per te kaluar ankthin dhe friken nuk eshte e nevojshme te bllokoni manifestimet e emocionove por nxirrini ato dhe perdorini si avantazh. Ne vend qe te ndaloni duart e nervozuara, mesoni ti perdorni per te nenvizuar ate qe kerkoni te thoni.
2- Belbezimet, gabime te vogla ne te folur mund te prishin fjalimin e pergatitur, dhe ne vend te kaloni kete "gafe" me nje heshtje mund te beni nje batute per ta kaluar me lehte kete situate, ne kete menyre nje moment debulese do te kthehet ne nje moment force dhe njerzit qe po ju degjonin do tju duket normale pasiu te gjithe jemi njerez.
3- Eshte e rendesishme te mos kemi sygjestion te personave qe kemi perballe dhe te mos i krahasojme paragjykues por si persona te ngjashem se dhe ato kane pasigurit e veta. Per te bere menyren qe plateja qe kemi perball te na degjoje me vemendje eshte e rendesishme te perziejme edhe ndokend nga salla.
4- Perpara nje fjalimi duhet izoloni mendjen nga ajo qe ju rrethon, per tu perqendruar mbi objektivin.
5- Kur fjalimi qe duhet te mbajme eshte vecanerisht i rendesishem, duhet te reagoni me mendje te kthjellet dhe "mendim pozitiv". Fraza te tipit: "cdo gje do te shkoje mire", "do te jem efikas", "duhet te jem i qete dhe bindes", te ndihmojne per te arritur qellimin. Mundohuni te ndjeheni me emotiv, ne fjalet qe thoni ne kete menyre do te ndjehet me shume force dhe bindje. Ikub