Luani me driten e qirinjve
Shtroni batanije pertoke, prane zjarrit apo ngroheses, fikni dritat, ndizni qirinjte dhe luani nje loje, cfare te doni mos u nxeh, shah, me letra etj.
Shikoni nje video
Mbeshtilluni te dy me batanije, shikoni nje video romantike, duke ngrene dicka ne shtrat. Planifikoni pushimet qe enderroni. Fantazoni se bashku se ku do te donit ti kalonit pushimet e tjera. Edhe nese nuk do te shkoni kurre ne ate vend, do te zbuloni me shume per njeri tjetrin, duke planifikuar.
Degjoni muzike
Harrojeni televizorin. Degjoni muzik te lehte, romantike dhe perqafohuni ne divan.
Perkedhelni njeri tjetrin
Krihni floket e saj, masazhoni kurizin e tij, clodhuni bashke ne driten e qirinjve.
Shikoni fotografite e vjetra
Dhe ndersa iu vijne nder mend kujtimet e tere asaj qe keni kaluar bashke, kujdesinu per fotografite qe kane filluar te vjetrohen, duke i vendosur ne nje album fotosh ose duke i vene ne kornize.
Enderroni se bashku te ardhem
Fantazoni bashke per nje shtepi te re qe do te kishit qejf ta blinit, per ndonje rregullim qe do te donit ti benit shtepise ose kopshtit. Madje mund te shtyheni me tej, duke menduar per ndonje pjestare te ri ne familjen tuaj. Ikub