Mesa duket kafeja nuk eshte vetem per tu pire. Zbulo perdorimin e papritur te pirjes se preferuar nga italianet. Heren tjeter qe ju do te hidhni kafen ne filxhan, mendohuni !
Ka perdorime me te mira se sa te derdhet ne lavaman. Mund ta perzieni ate ne cokollate te nxehte, nje perzierje tipike, ne pasdite vone qe ne vendet anglosanksione quhet moka. Ngrohe te gjithen ne mikrovale, shtojini krem pana dhe do te duket tamam si Starbucks (linje kafesh ne vende te ndryshme te botes ). Nese ju doni ta ktheni ne te ftohte, mund te shtoni akull dhe qumesht te ftohte dhe keshtu java shake e juaj eshte gati per perdorim.
Sic duket, mbetja e kafese gjithashtu mund te vihet ne frigorifer, per t'u ngrire si kuba akulli. Pra, kafeja tjeter e ftohte qe do te serviret e ka kafetinen edhe ne akull. Ne kuzhine dhe ne pasticeri, kafeja perdoret per te pregatitur dhe per ti dhene shije, akulloreve, biskotave, kekut etj. Por ju ndoshta nuk e dini qe kafeja mund te jete nje perberes i shkelqyer, edhe per pjatat me mish, per te shoqeruar salsat me armoatizues te kafese. Ne frigorifer perdorni nje tas plot me kafe, duke e lene atje eshte nje metode e shkelqyer, per hequr ererat e pakendshme te disa ushqimeve te forta. Zgjidhja anti-arome, vlen edhe per kepucet qe vijne ere te pakendeshme.
Kush ka bime jeshile ne shtepi, e dine qe luleve u pelqen kafja. Rrit nivelin e aciditetit ne toke dhe eshte nje ushqim i mire qe i ben ato te rriten. Llumi i kafese gjithashtu mund te jete nje pleh i vlefshem per kopshtin tuaj, vecanerisht kur perzihet me levozhgen e vezes.
Nese perzieni levozhgen e portokallit, eshte ne gjendje te largoje macet nga bimet duke evituar perdorimin si nje shtrat i improvizuar per nevojat e tyre. Edhe milingonat nuk e pelqejne kafen, prandaj mbani kafe ne kuzhine ose rreth shtepise, funksionon per t'i mbajtur larg . Kafeja gjithashtu ben mire edhe per trajtime bukurie, duket se modelet e perdorin si pastrim te lekures (scrub) dhe me efikasitet te larte, vecanerisht per kembet. Perpara se ta perdorni, mos harroni ta ngrohni ate lehte, ne mikrovale. Si produkt bukurie, funksionon edhe per floket, per ti bere ato me shkelqim, dhe jo vetem ato njerezoret, por funksionon per t'i bere floket e bute dhe me shkelqim edhe kafsheve tuaja shtepiake.