BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dhjete perdorimet kuruese te Aloe Veres!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dhjete perdorimet kuruese te Aloe Veres!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/7/2011, 00:15

    Dhjete perdorimet kuruese te Aloe Veres! Images

    Aloe Vera eshte nje bime tropikale me gjethe te tulta ne forme shtize.

    Keto gjethe kane nje shumellojshmeri te perdorimeve mjekesore, aq shume saqe i kane siguruar asaj epitetet si "bime e pavdekesise" dhe "shkop magjik i qiellit". Kjo bime eshte e njohur edhe si "aloe mjekesore” dhe identifikohet lehtesisht me ane te nje tufeze me lule portokalli ose te kuqe te dala ne maje. Gjethi si shtize e tulte ka nje varg dobish mjekesore dhe kozmetike.

    Cfare e ben Aloe Veran aq unike

    Gjethet e Aloe Veras permbaje nje numer te madh te perberesve aktive biologjike, si mannanin e acetiluar, polimananin, antrakuionet dhe lecitine te ndryshme. Aloe Vera po ashtu permban pothuajse 75 perberes te njohur dhe me shume se 200 lende perberese qe e bejne bime potente mjekesore. Ketu perfshihen:

    •Enzimat qe ndihmojne ne tretje dhe zvogelojne inflamacionin;
    •Te gjitha vitaminat, pervec D;
    •Mineralet e nevojshme per funksionimin e enzimave;
    •Sheqerna me zinxhir te gjate per te ri-balancuar sistemin e tretjes;
    •Saponinet, te cilat kane efekt anti-mikrobik;
    •20 nga te 22 aminoacidet.

    Dobite e Aloe Veres

    1.Detoksifikimi: Lengu i Aloe Veras eshte detoksifikues (largues i helmeve) natyral, e po ashtu eshte plot me vitamina e minerale qe ndihmojne trupin tone te merret me streset e jetes se perditshme.

    2.C’rregullimet e tretjes: Eshte i dobishem ne rastet e thartires ne stomak, sindromes se zorres se irrituar dhe te thatit (ulceres). Qeteson ezofagun dhe cliron refleksin e acidit.

    3.Shendeti i gojes: Eshte jashtezakonisht i dobishem per goje dhe mishin e saj.

    4.Perkujdesja ndaj lekures: Eshte zbuluar te jete jashtezakonisht efektiv ne pastrimin e psoriazes ne testet laboratorike. Ka po ashtu disa dobi te tjera per lekuren, perfshire:

    • Heqje natyrale e akneve;
    • Ben lekuren te lengshme;
    • Heq helmet nga lekura;
    • Largon gervishtjet dhe shenjat;
    • Zvogelon inflamacionin;
    • Ndreq dhe riperterin lekuren.

    5.Diabeti: Nje gjysme luge e lengut e konsumuar per 14 jave eshte deshmuar te zvogeloje nivelin e sheqerit ne gjak per 45 per qind.

    6.Ndihmon zorret: Aloe late permban glukozidesaloinin e antrakuinon A dhe B, qe jane laksative te fuqishem.

    7.Menaxhon peshen: Lengu i Aloe Veras eshte perdorur per shume vite si ndihmese per humbjen e peshes.

    8.Ndihmon imunitetin: Eshte perplot antioksidante te cilet kundershtojne radikalet e lira dhe fuqizojne sistemin e imunitetit.

    9.Ndihmon tek djegiet: Gjethja e Aloes mund te sheroje dhe rregulloje lekuren pas djegieve, perfshire djegiet nga dielli.

    10.Zbokthi: Ndihmon ne lehtesimin e kruarjeve dhe zbokthit. Gjethja aloe vera mund te perdoret si nje trajtim paraprak para aplikimit te shamponit.

    Eshte e qarte se duke perdorur kete bime te mrekullueshme padyshim qe do te kemi dobi ne nje menyre ose tjeter. Mund te rritet edhe ne vazo. Ka shume lloje te aloe veres, disa nga te cilat jane shume te dobishme. Produktet e krijuara nga aloe vera jane ne dispozicion qe nga barnatorja e deri te dyqanet e kozmetikes, madje edhe ne dyqane ushqimore. Infoalbania

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:16