BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Totenhem shokon Milanin

    Arlo
    Arlo
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Totenhem shokon Milanin 2eyci2f
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 08/05/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 50616
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 91675
    <b>Votat</b> Votat : 440
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nga te gjitha genjeshtrat qe me the... 'Te Dua' ishte e preferuara ime!

    Buzqeshje Totenhem shokon Milanin

    Mesazh nga Arlo 16/2/2011, 09:15



    Totenhem shokon Milanin nė ndeshjen e parė tė fazės sė 1/16 nė Ligėn e Kampionėve duke fituar nė San Siro me rezultatin 1-0 e duke hedhur njė hap gjigant drejt kualifikimit pėr nė ēerekfinale. Ndėrkohė, Shalke ka marrė njė barazim 1-1 ndaj Valencias nė ndeshjen e luajtur nė Mestaja.

    Pjesa e parė e takimit nė San Siro u mbyll me rezultatin e bardhė 0-0. Nė kėtė pjesė anglezėt e Totenhem ishin mė konkretė duke rrezikuar disa herė portėn e Milanit, ndėrsa kuqezinjtė u shfaqen mjaft konfuzė nė lojėn e tyre, ēka u tregua edhe nga mungesa e gjuajtjeve nė kuadrat.

    Pjesa e dytė nis me njė zėvendėsim pėr Milanin. Alegri vendos tė hedhė nė fushėn e lojės Paton nė vend tė Sedorf. Ky zėvendėsim rezultoi efikas dhe loja e italianėve merr njė tjetėr fytyrė, krejt ndryshe nga ajo e pjesės sė parė. Sinjalet u dhanė qė nė minutat e para tė kėsaj pjese, fillimisht me Jepes, qė goditi shtyllėn e mė pas me Ibrahimovic.

    Por pikėrisht nė momentin kur Milani kishte marrė frenat e lojės nė dorė, Totenhem shokon San Siron. Njė kundėrsulm i Aron Lenon gjen tė papėrgatitur prapavijėn e Milanit dhe tė zbuluar Piter Krauē qė pas topit tė marrė gjen rrjetėn. Totenhem shėnon.

    Nė minutėn e 94 tė takimit, Ibrahimoviē shėnon, por goli ėshtė i pavlefshėm pėr gjyqtarin e takimit, Stefan Lanoi qė e anulon atė e i jep fitoren londinezėve.




    Nė ndeshjen tjetėr tė kėsaj mbrėmje, Shalke ka barazuar nė transfertė me Valencian me rezultatin 1-1.

    Pjesa e parė u mbyll 1-0 pėr vendasit falė golit tė shėnuar nga Soldado nė minutėn e 17. Nė pjesėn e dytė, gjermanėt pėrpiqen mė shumė e marrin rezultatin e lojės sė tyre nė minutėn e 63 kur Raul lėviz bukur brenda zonės e shėnon golin e barazimit e duke lėnė pas Inzagin nė listėn e golashėnuesve tė Ligės sė Kampionėve.

    Tė mėrkurėn luhen dy ndeshjet e tjera tė kėsaj faze, Arsenal-Barcelona dhe Roma-Shakthar Donetsk.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 09:14