BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Studentja e kantos, nuse nė filmin shqiptaro-serb!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Studentja e kantos, nuse nė filmin shqiptaro-serb!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/4/2009, 16:25

    Studentja e kantos, nuse nė filmin shqiptaro-serb! Arditameni3

    Ardita Meni ėshtė studente nė vitin e katėrt pėr Kanto. Dashuria pėr muzikėn klasike dhe pasioni pėr aktrimin. Ka luajtur rolin e nuses shqiptare nė njė produksion shqiptaro-serb, "Muaj mjalti". Ėndrra pėr t'u bėrė dirigjente korale.

    Sa e shikon, tė duket si njė fytyrė princeshe, dhe nuk mund ta imagjinosh qė kjo vajzė kėndon muzikė klasikė e se nga fyti i saj del gjithė ai zė i fuqishėm. Po ja qė e kėndon dhe ėshtė shumė e talentuar madje. Ardita Meni, kėtė vit pėrfundon studimet nė Akademinė e Arteve pėr Kanto. E thekson shpesh gjatė bisedės, se ka njė dashuri tė madhe pėr muzikėn operistike, dhe kjo do tė jetė rruga qė do tė ndjekė Ardita nė jetėn e saj, duke pretenduar tė kapė majat e tė bėhet dirigjente korale. Jo vetėm kaq, tashmė i ėshtė realizuar edhe njė nga ėndrrat e saj; aktrimi. Ka luajtur rolin e njė nuseje shqiptare, nė bashkėpunimin e parė kinematografik shqiptaro-serb. Filmi titullohet "Muaj mjalti". Ajo kėndonte vazhdimisht, pa pushim, dhe nė sytė e njerėzve tė burrit, kjo gjė nuk ishte e pranueshme: "Ē'ishte ajo nuse, qė e ka mendjen vetėm pėr tė kėnduar". Mjaftonte qė ajo tė hapte gojėn dhe nė shtėpi fillonin pakėnaqėsitė. Ky ka qenė roli i Menit nė kėtė film. Por, ajo nuk ka kaluar pa rėnė edhe nė tė producentėve tė reklamave, tė cilėt e kanė kėrkuar vajzėn bukuroshe tė jetė imazhi i tyre. Pėrveē talentit, kėsaj vajze nuk i mungon as bukuria, rrallė mund tė gjenden kėto dy cilėsi te njė njeri. Ėshtė e thjeshtė, e kujdesshme pėr veten dhe me ide tė qarta pėr tė ardhmen.


    Si ka lindur dėshira juaj pėr muzikėn klasike? E keni pasion apo traditė?

    Ėshtė diēka qė ka lindur natyrshėm dhe njė talent qė ma ka falur perėndia. Kujtoj, kur isha fėmijė, qė kėndoja nė shtėpi, nė dush, me kukullat. Mė pas nė shkollė, nė aktivitete tė ndryshme, deri sa vij nė shtėpi tė pionierit. Aty ishte Luan Zhegu, qė mė spikati e tha qė unė kisha njė zė pėr kėngėtare lirike.


    Ju pranuat tė vazhdonit rrugėn pėr muzikė klasike, ngaqė ėshtė njė zhanėr elitar dhe jo fort nė masė?

    E vogėl nuk ėshtė se e perceptoja shumė si muzikė. Tė kuptosh muzikėn klasike, ėshtė shumė mė e vėshtirė se sa njė kėngė e muzikės sė lehtė. Duke menduar se premisat i kisha si lirike, vazhdova kėtė rrugė. Nė moshė fare tė vogėl, im atė mė blen njė piano, ishte luks pėr mua ky instrument nė atė kohė dhe qė nga ajo periudhė unė kam studiuar piano. Ėshtė shumė e dashur pėr mua sot e kėsaj dite. Duke studiuar muzikė, dua tė arrij tek njė ėndėrr e madhe qė kam: tė jem njė soprano lirike shumė e mirė dhe ajo qė dua tė arrij mė tej, ėshtė tė jem dirigjente korale (kėtu bėhet fjalė pėr njė fakultet tė dytė).


    Nuk e keni menduar ndonjėherė qė t'i futeshit muzikės sė lehtė, pasi me pamjen dhe zėrin mund tė kishit fituar goxha mė shumė lekė, pse jo edhe famė.

    Kėtė e kam menduar shumė dikur, deri nė adoleshencė, dhe nė kėtė kohė kam kėnduar muzikė tė lehtė. Mė vonė vendosa tė heq dorė nga kjo rrymė. Unė e vlerėsojė shumė kanton klasike dhe kjo, ka njė ndryshim shumė tė madh nga muzika e lehtė. Nė Shqipėri muzika e lehtė ėshtė disa herė mė e reklamuar se ajo klasike. Por, nė muzikėn klasike ndihesh shumė herė mė i plotėsuar, pasi nė njė opera i ke tė gjitha brenda: tė kėnduarit, aktrimin dhe karakterin e njė personazhi, pra, tė gjitha kėto tė bėjnė qė tė ndihesh mė artiste dhe, mbi tė gjitha, ti kėndon live me orė tė tėra.


    Nė ēfarė viti jeni dhe ēfarė do tė bėsh pasi tė mbarosh shkollėn?

    Jam nė vitin e katėrt. Ende nuk kam njė pėrcaktim tė qartė, kam pasur ftesa tė shumta pėr nė Itali. Njė gjė e kam tė sigurt; qė po mendoj pėr njė specializim tė ardhshėm.


    Do ta lije Shqipėrinė pėr njė ofertė mė tė mirė qė mund tė vijė nga jashtė, me mė shumė tė ardhura?

    Mund ta lė pėr njė koncert, po pėrgjithmonė jo, asnjėherė. Nuk dua ta braktis skenėn shqiptare. Kėtu kam gjetur njė pėrkrahje tė madhe nga regjisori i operės, Nikolin Gurakuqi, pa harruar tė pėrmend dy pedagoget e mia, qė mė kanė ndihmuar, Marjana Leka dhe Zina Zdravėn.


    Jeni imazhi i disa reklamave po jo vetėm, na tregoni diēka pėr pasionin tuaj, aktrimin...

    Ėndrra ime e fėmijėrisė ka qenė kinematografia. Kjo gjė m'u realizua, pasi unė sė fundi kam qenė pjesė e njė filmi, i cili cilėsohet si bashkėpunimi i parė shqiptaro-serb.


    Cili ka qenė roli juaj nė atė film?


    Titulli i filmit ėshtė "Muaj mjalti". Kisha rolin e njė nuseje shqiptare, qė paragjykohej nga familja e burrit, pasi ajo vetėm kėndonte. Filmi ka qenė i pėrqendruar nė shpėrfaqjen e traditave tė dy vendeve. Nė ketė realizim kam punuar me regjisorin mė tė madh tė Ballkanit, Goran Paskalovicc dhe me skenar tė Gent Pėrmetit.


    Si ua propozuan atė rol dhe pse ju pėrzgjodhėn pikėrisht ju?

    Ka qenė interesante dhe rastėsi mėnyra se si mė ka gjetur regjisori. Isha nė akademi, nė fonotekė dhe po merrja njė disk. Regjisori mė shikon dhe mė afrohet, me thotė; "Zonjushė, a keni dėshirė tė luani njė film"?! Dhe pse jo, aty pranova...
    Keni pasur emocione gjatė xhirimit, duke qenė se po interpretonit njė nuse shqiptare?
    Nė rolin e nuses nuk kam pasur emocione tė mėdha, pasi kam bėrė role tė tilla edhe nė opera. Duke menduar qė muzika klasike ėshtė shumė afėr kinematografisė, kjo mė ka dhenė mundėsi qė unė tė jem familjare me rolet.


    Ku e ndjen veten mė mirė, nė aktrim apo nė muzikė klasike?


    Si soprano, e ndjej veten shumė mirė deri nė kėto momente ku jam. Ndėrsa, pėr sa i pėrket aktrimit, ėshtė njė profesion qė do punė dhe eksperiencė, pasi unė nuk e studioj atė.


    Cilės soprano me famė botėrore do tė doje t'i ngjaje?

    Renata Skota.


    Cilat janė projektet pėr tė ardhmen?

    Kėtė vit diplomohem dhe do tė pėrgatis operėn "Suara Anxhelika". Shpresoj qė ta mbyll ashtu si e kam filluar. Nė tė ardhmen e shoh veten nė skenėn e madhe tė operės shqiptare.


    Cilėn do tė zgjidhje mes familjes dhe karrierės?


    Tė dyja, megjithėse e di qė do tė jetė e vėshtirė. Njė kėngėtare duhet tė ketė mbėshtetjen e familjes dhe tė njerėzve tė afėrm, gjė qė ėshtė shumė e rėndėsishme.


    Ėshtė e rėndėsishme pėr ty, qė njeriu i jetės tė jetė nė profesionin tėnd?

    Edhe ėshtė, edhe s'ėshtė. Mjafton qė ai tė kuptojė, por nuk ka rėndėsi profesioni.


    Mes muzikės dhe dashurisė, ēfarė do tė zgjidhje?


    E vėshtirė tė zgjedhėsh. Tė dyja janė tė rėndėsishme. Janė dy gjysma tė ndara dhe kėdo qė tė hiqja, do tė ndihesha bosh.

    Ardita dhe humbja e babait!


    Cila ėshtė gjėja e parė qė mendon, sapo zgjohesh?

    Provoj zėrin, e kam fiksim.

    Ēfarė nuk harron asnjėherė?


    Librat e muzikės dhe celularin.

    Emri mė i dashur pėr ty?

    Elida.

    Numri i preferuar?

    3.

    Cili ėshtė hobi juaj?

    Udhėtimet dhe tė dėgjoj muzikė.

    Ēfarė muzike dėgjon zakonisht?

    Pėrveē muzikės klasike, mė pėlqen edhe muzika romantike franceze. Dėgjojė shumė Laura Fabjan.

    Kėngėtari shqiptar apo i huaj, me tė cilin do tė doje tė bashkėpunoje?

    Nga shqiptarėt ėshtė Josif Gjipali dhe Erti Hizmo, ndėrsa nga tė huajt ėshtė Placido Domingo.

    Ku do tė doje tė ishe tani?

    Do tė doja tė kisha pran babanė tim, i cili ėshtė ndarė nga jeta vetėm para pak ditėsh.

    Filmi i preferuar?

    "Kastadjeva".

    Nė qoftė se do tė ishe kafshė, cilės do tė doje t'i ngjaje?

    Qen, sepse ėshtė kafshė besnike dhe mua mė pėlqejnė njerėzit besnikė.

    Po lule?

    Trėndafili vishnje, me erė

    Vesi mė i keq dhe mė i mirė i yti?

    Sinqeriteti, pėr tė dyja rastet.

    Komplimenti mė i bukur qė ke marrė ndonjėherė?

    Mė shumė kam marrė komplimente pėr sytė, pastaj ajo qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje, ėshtė: "Je e ėmbėl si njė rrush jeshil, i pa pjekur".

    Shprehja qė pėrdor mė shpesh kohėt e fundit?

    Tė dua mė shumė.

    Puna qė do tė pėlqente tė bėje?


    Kjo qė kam nisur.

    Pėr kė tė ka marrė malli nė kėto momente?

    Pėr vėllanė qė e kam jashtė dhe qė e dua shumė.

    Sa kohė tė duhet tė bėhesh gati pėr tė dalė nga shtėpia?


    Gjysmė ore, minimumi.

    Personi i parė dhe i fundit qė ke pėrqafuar ditėn e sotme?

    Mami.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 15:03