Te jesh xheloz do te thote te vuash, ndersa te jesh objekt i xhelozie do te thote te jesh vazhdimisht i frikesuar.
Dhe ndonjehere xhelozia eshte fatale, vret veten ose te tjeret. Xhelozia eshte reagim ndaj perceptimit te kercenimit qe ekziston ne nje marredhenie, qe jo gjithemone bazohet ne realitet.
Shkaqet e xhelozise
Zakonisht, xhelozia krijohet nga perceptimi qe njeri partner terhiqet nga dikush tjeter. P.sh. femrat ndjehen xheloze per kohen qe te dashurit e tyre e kalojne ne familje ose me hobet e tyre. Xhelozia eshte me intensive kur thyhet romanca, ngaqe partneri terhiuqet ndaj nje personi tjeter. Ne pergjithesi, xhelozia lidhet me ndjenjat e pabarazise dhe papershtatshmerise ne nje marredhenie. Ashtu si marredheniet me afat te shkurter (flirt) kane me pak siguri siguri se ato afatgjata , si individet me ndryshim kronik per mireqenien e vet shpirterore mund te jene pre e xhelozise qe ne fazat e para te marredhenieve intime. Por xhelozia me e forte dhe potencialisht me destruktive synon te rritet kur provon kercenimin ndaj eksluzivitetit seksual. Ka individe qe ndryshojne ne varesi te faktit sesa rendesi i kushtojne eksluzivitetit seksual. Madje, jane disa dallime te medha kulturore ne llojin e selljes qe shkaktojne xhelozine seksuale. Sipas nje studimi, e puthura shkakton nivel te larte te xhelozise seksuale te hungarezet, vallezimi dhe marredheniet seksuale te ish sovjetiket, flirtimi tek ballkanasit, dhe fantazite seksuale te hungarezet. Xhelozia mund te prodhoje nje numer te madh e te ndryshem reagimesh emocionale. Zakonisht keto ndjenja jane negative, si: stresi, turbullimi, dyshime, armiqesia, zemerimi etj. Disa jane dhe pozitive, Si: dashuria, eksitimi, gjalleria. Xhelozia eshte gjendja e dobesimit te pushtetit te nenkuptuar, kur partneri xheloz ka frike se ka humbur pushtetin per te terhequr tjetrin.
Problemet e marredhenieve
Mosmarreveshjet nga seksi, xhelozia, dhe pushteti i partnerit, mund te krijojne konflikte seioze ne marredheniet intime. Pavaresisht nga shkaku, nje nivel i caktuar stresi dhe konflikti eshte i pashmangshem kur njerezit kane lidhje te forta emocionale me njeri tjetrin, sidomos kur jetojne bashke. Nga natyra e tyre, marredheniet intime krijojne konflikte midis deshires se cdo partneri per pavaresi kundrejt deshires per afersi, midis nevojes per te qene i hapur dhe i sinqerte, dhe nevojes per privatsi, midis deshires per veprime te parashikuara dhe asaj per te provuar romantizmin spontan.
Zbulimi i ndryshimeve
Kur dy njerez zbulojne se jane te ndryshem ne nje sere qendrimesh, vlerash dhe preferencash, fillojne te shfaqin ndjenja negative. Dukuri te tilla ndodhin shpesh ne lidhjet e bazuara ne dashuri pasionante. Kur dashuria eshte e verber, emocionetkane nje pushtet te tille qe zoterojne gjithcka dhe nuk lejojne vemendjen qe te dalloje detaje te papranueshme. Dallimet mund te jene fatale per marredheniet intime, por ato mund te jene me pak te demshme kur zbulohen ne fazat e para te marredhenieve sesa me vone, ose pas martese. Ndonjehere dallimet kuptohen qarte, por njeri nga partneret ecen me shpresen se tjetri do te ndryshoje. Kjo eshte nje karroce mbrojtese nga ndryshimet, por e perkoheshme, sepse periudha e me vonshme nuk eshte magjike. Ka dallime qe shfaqen ne periudhen pas martese dhe ato kurrsesi nuk mund te shmangen. Ne keto raste ngjashmerite e fillimit kthehen ne dallime. Kur bashkeshortja vendos qe ti perkushtohet me pasion karrieres, por me vone te jete nje amvise shembullore, kjo krijon diferenca ne qendrimet e saj. Interesi i ndryshuar dhe shume i madh i bashkeshortes per jeten brenda shtepise, mund te jete burim konflikti per burrin e befasuar nga ndryshimet. Ikub