Termi emocion ne praktiken mjekesore perdoret ne rrethana aq te ndryshme, saqe e ka humbur kuptimin e vet. Ai u referohet si individeve nervoze, neurotike, te trishtuar e te pershtatur keq ne shoqeri, ashtu edhe atyre qe vuajne nga semundje trupore te paqarta.
Neurologet e percaktojne ate me qarte dhe e quajne si nje gjendje te nderlikuar te organizmit, me perberesin mendor te frikes, te zemerimit, te dashurise ose te urrejtjes, te cilat nderthuren me disa ndryshime te organeve qe ne shumicen e tyre jane nen kontrollin e sistemit nervor autonom dhe qe shkaktojne nje kunderveprim levizor.
Nje emocion i forte mund ta crregulloje mendimin e arsyeshem dhe ta ndryshoje sjelljen aq sa ajo te duket e degraduar e stereotipike dhe te humbe funksionin e mbrojtjes per organizmin. Nje emocion jo i forte mund te marre formen e ankthit, te depresionit apo te humorit te larte, duke u shprehur vetem me shenja jo shume te theksuara te organeve ose trupore.
Emocioni i njeriut, sipas nje analize te perpikte, qendron ne nxitjen, perceptimi i se ciles sjell ne kujtese lidhje specifike te nxjerra nga: pervojat e meparshme. Gjendja psikike e krijuar nga ky perceptim perfshin nje ndjenje ose afekt, te njohur vetem sipas nje pervoje vetjake, te shprehur me thenie gojore dhe me anen e sjelljes.
Dihet se sferat afektive dhe emocionale mund te crregullohen ne menyra te ndryshme nga semundjet e trurit. Nganjehere krijohet nje gjendje jo e zakonshme apatie dhe qetesie, kur nxitesit e zakonshem te frikes, te zemerimit, te dashurise dhe te ankthit, nuk ndikojne fare mbi te semuret ose shkaktojne ne ta kunderveprime te dobeta. Te tilla tablo klinike mund te shkaktojne demtime qe shoqerohen me crregullim te njohjes pamore (vizuale), me synimin per te ekzaminuar cdo objekt me anen e te prekurit ose me goje, me hiper- ose hiposeksualitet. Kjo tablo e nderlikuar njihet si sindroma Kluver-Bucy. Ndersa nje demtim i perqendruar, nganjehere mund ta coje te semurin ne nje gjendje eksitimi te terbuar, zemerimi dhe frike; cdo nxites, qofte edhe i pademshem, do ta eksitonte te semurin qe mund te godase qorrazi kedo qe t'i afrohet. Ne kete rast del jashte kontrollit aparati per shprehjen emocionale dhe jo gjendja mendore.
Crregullimet emocionale, qe jane me te holla dhe me te veshtira per t'u kuptuar jane ankthet e mprehta dhe te motuara, depresionet dhe manite. Ato nuk kane nje lidhje te qarte me rrethanat ne te cilat ka jetuar i semuri. Ne disa raste, gjendja zoteruese emocionale, ne nje ekzaminim te ngushte, eshte nxitur nga halucinacionet ose nga deluzionet. Per shembull, ne nje gjendje deliri ose sindrome skizofrenie, zerat qe kercenojne jeten e te semurit natyrisht nxisin friken. Ne semundje te tjera mendore i semuri vuan nga nje ankth i pergjithshem ose nga depresioni. Ndryshe nga nje person normal, tek i cili depresioni dhe ngazellimi jane reagimet natyrore ndaj situatave te jetes si, p.sh., humbja e burimit te jeteses, deshperimi per nje njeri te dashur qe ka vdekur, ose nje sukses ne jete a ne pune, keta te semure nuk reagojne ne menyre te pershtatshme.
Psikoza maniakodepresive
Psikoza maniakodepresive eshte nje semundje qe karakterizohet me crregullime ciklike te humorit. Krizat depresive ose te manise mund te shfaqen vetem nje here gjate jetes se te semurit ose te perseriten kohe pas kohe. Depresioni eshte me i shpeshte sesa mania (gjendja prej maniaku). Disa te semure shfaqin vetem kriza depresive. Ne dallim nga skizofrenia, qe zakonisht te semurin e ben pergjithnje te paafte per pune, ne periudhat e qetesise se psikozes maniakodepresive, ai zakonisht eshte krejtesisht normal.
Shpeshtia e semundjes eshte veshtire te percaktohet per shkak te pasaktesise diagnostike. Ne fakt kjo psikoze eshte shkaku me i shpeshte i shtrimeve ne spitalet psikiatrike i adoleshenteve dhe i te rriturve te rinj. Cdo krize mund te zgjate me muaj ose me vite, po qe se te semuret nuk mjekohen.
Gjendja e depresionit mund te zhvillohet ne forme te plote brenda disa diteve ose te shfaqet me ngadale. Duhet vetem te theksojme se i semuri, pa shkaqe te dukshme, humbet besimin ne forcat e veta behet i paafte per t'i sherbyer vetvetes dhe deshperohet. Jeta i duket pa interes dhe pa qellim; per kete gjendje ai quan fajtor veten. Forca per t'u perqendruar dhe aftesia per te ruajtur interesin per veprimtarine e zakonshme te perditshme bien; sforcimi me i vogel shkakton kapitje. Andrallat dhe shqetesimet e jetes se zakonshme nuk mund te perballohen. Pavendosmeria, trishtimi ose dhimbja shpirterore dhe crregullimet trupore te shkaktuara nga ankthi jane simptoma te tjera te rendesishme te depresionit, lindin gjithashtu mendime per vetevrasje. Krahas rendimit te depresionit, te semuret flasin gjithnje e me pak, derisa me ne fund humbasin aftesine per te levizur dhe per te folur. Shpesh lindin deluzionet qe e shtojne pikellimin. Shenja te tjera te rendesishme jane: indiferentizmi ndaj ushqimit, renia ne peshe, kapslleku, pagjumesia, humbja e libidos, qe vazhdojne aq kohe derisa te semuret te dalin nga depresioni.
Ne fazen e manise simptomat jane te kunderta me ato te depresionit. Te semuret behen me energjike dhe jane te mbushur me entuziazem, me gezim dhe me dashuri per jeten. Me vullnet e besim te madh ne vetvete ata propozojne plane te reja, qe rralle cohen deri ne fund. Ide te reja u lindin ne mendje dhe te semuret kane shume deshire per te folur. Te arsyetuarit eshte siperfaqesor dhe ngacmueshmeria mund te theksohet aq sa t'i coje te semuret ne qendrime armiqesore, sidomos kur kritikohen ose kundershtohen. Euforia dhe humbja e aftesise per te permbajtur veten mund te rriten deri ne ate shkalle saqe t'u hapin rruge deluzioneve te madheshtise, te fuqise se mbinatyrshme dhe te rendesise se vetvetes. Ne kete faze, ashtu si edhe gjate psikozes depresive, mund te shfaqen deluvione te shoqeruara me halucinacione. Ne nje faze me te perparuar te semundjes, te semuret mund te kene ide interpretimi, ta leshojne veten dhe te mos interesohen per higjienen vetjake. Gjate manise delirante, sjellja eshte teresisht e corganizuar.
Ne psikozen maniakodepresive, programi i mjekimit mund te vihet mire ne jete kur mjeku e ndjek me kujdes te semurin per nje kohe te gjate dhe kur ai njihet edhe nga familja. Megjithese prognoza, per cdo krize te vecante eshte e mire, ka rendesi te percaktohet nje menyre mjekimi qe te veproje sapo te shfaqen simptomat e para te krizes qe po perseritet. Bashkepunimi dhe keshillimi i mjekut me familjen dhe me psikiatrin do te ishte i dobishem per mjekimin e menjehershem te cdo perseritjeje te krizave.Faza e manise ne psikoze maniakodepresive zakonisht kerkon shtrim ne spital, qe t'i parandaloje te semuret nga sjellja impulsive dhe shpesh agresive. ikub