BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Legjendė tani quhet Lek Plepi, jo Partizani

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Legjendė tani quhet Lek Plepi, jo Partizani

    Mesazh nga Albatros 11/3/2011, 23:29

    Tė kuqtė e kryeqytetit po pėrjetojnė momentin mė tė errėt nė historinė e tyre 65-vjeēare

    Eshtė e vėshtirė t’i gjesh rrėnjėt e dėshtimit tė Partizanit, pasi apriori shikohet vetėm ajo ēfarė ndodh mbi faqen e dheut. Vėshtirė tė merret vesh se ēfarė po ndodh nėn tokė dhe kujt i intereson qė Partizani tė marrė statusin “na ishte njėherė”. Opinioni sportiv pėr vite me radhė ėshtė mėsuar e dashuruar me termin “legjenda Partizani”.

    Por realiteti ynė ka arritur deri aty sa antivlerat, injoranca, banaliteti dhe amatorizmi ngrihen nė piedestal, ndėrsa trashėgimisė i vihet flaka. Pėr momentin nė Shqipėri legjendė nuk konsiderohet Partizani, por Lek Plepi. Fenomeni i shumėpėrhapur nė vend “Lek Plepi” pa dyshim ka lidhje edhe me Partizanin e tanishėm.

    Nėse personazhi i mėsipėrm e pranon se ėshtė amator nė fushėn qė vepron dhe famėn po e vė nėn lėkurėn e tij, komplet ndryshe qėndron puna te Partizani. Te tė kuqtė armata e amatorėve kėrkon tė bėhet e famėshme duke veshur fanellėn legjendare. Por lind pyetja: kur nisi “lekplepizmi” te Partizani?

    Njė gjė ėshtė e sigurt: ky fenomen i ka zanafillat e tij qė nė momentin ku dera e ish-klubit nė rrugėn “Frosina Plaku” u hap pėr tė gjithė tė panjohurit dhe tė paemėrtit, qė vėrshuan sė pari nga vendi dhe mė pas nga jashtė.

    Pa dyshim, ashtu siē ka njerėz qė po pėrfitojnė nga amplifikimi i fenomenit tė ri, natyrshėm qė kėtė kategori e gjen tė mishėruar edhe te Partizani i tanishėm. Shqipėri e ēuditshme kjo e sotmja, ku askush nuk e vė ujin nė zjarr pėr shuarjen e Partizanit, emėr i cili ka qenė pararoja e sportit shqiptar, baza e sportit elitar, ndėrsa gjendet koha pėr tė profetizuar fenomenin “Lek Plepi”.

    Ėshtė thėnė prej kohėsh qė grupi qė pėrfaqėson aktualisht Partizanin nuk ka asnjė lidhje me emrin dhe vlerat e tij. Prandaj, nėse nuk duan ta lėndojnė dhe pėrbaltin mė shumė Partizanin, grupi nuk duhet tė mbajė nė fanella numrat nga 1 deri nė 11, pasi tė dikurshmit ishin vėrtet krenaria e futbollit (pėr respekt tė asaj qė kanė dhėnė nuk ia vlen t’u pėrmendėsh emrat).

    Por edhe pėr kėtė rast ka njė shfajėsim, i pėrdorin se nuk kanė tė tjera, pasi ka pasur ndeshje ku nė dispozicion ishin vetėm 13 uniforma. Partizani ėshtė ekipi qė ka tifozerinė mė tė madhe dhe gjithėpėrfshirėse nė Shqipėri dhe pa dyshim numri i paktė i sportdashėsve nė stadiumet tona ka lidhje edhe me gjendjen kome tė tė kuqve.

    Mungesėn e Partizanit nė elitė po e ndiejnė edhe kundėrshtarėt historikė, pasi pėr tifozėt e Tiranės mungon adrenalina qė prodhonte derbi mė i madh i Shqipėrisė. Madje nė pamje tė parė ecuria e Tiranės nė dy edicionet e fundit mund tė lidhet edhe me mungesėn e Partizanit.

    E habitshme ndėrkohė ėshtė kur shikon qė rrėnimi i Partizanit nuk i bėn pėrshtypje politikės shqiptare, ndonėse tifozė tė tė kuqve i gjen nė tė gjitha kahet. Federata pa dyshim ka peshėn e saj tė fajit nė kėtė rrėnim, pasi asnjėherė nuk e mori nė konsideratė funksionimin e kėtij klubi, ndonėse dihet se presidenca nuk paguan pėr vite me radhė.

    Pa dyshim inicuese e kėtij rrėnimi tė Partizanit ėshtė edhe vetė federata, pasi nė fillim tė kėtij sezoni pranoi qė tė kuqtė tė luanin edhe nė fushė e blertė dhe nė dyert e gjykatės, kur dihet se ka procese tė hapura pėr mėnyrėn e administrit.

    Dyshues ėshtė edhe mėnyra se si Ministria e Mbrojtjes ka vepruar me Partizanin pėr vite me radhė, kur dihet qė shoqėria aksionare ėshtė kontestuar qė nė hapin e parė tė krijimit, por ėshtė lejuar tė funksionojė. Pas 10 vitesh, ministria kujtohet se logoja e Partizanit ėshtė pronė e saj legjitime dhe hap njė tjetėr kalvar gjyqėsor.

    Partizani po shuhet, ndėrsa Lek Plepi po merr statusin e legjendės, por ėshtė mirė qė armata e madhe e tifozėve tė kuq ta marrė vesh mirė se cilat janė interesat e pashpallura qė njė monument kulture tė pėrfundojė nė listėn e harresės.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 11:02