Dihet qe turpi eshte nje kompleks, prej te cilit vuajne shume persona.
Papritur fytyra merr nje skuqje qe nuk eshte e zakonshme, duart dridhen dhe fjalet ngaterrohen nese je perpara nje situate te sikletshme. Keta persona e kane shume te veshtire te thone cka "mbajne" brenda tyre dhe shpesh kjo i ben te ndihen me inferiore ne krahasim me te tjeret. Por shkencetaret kane menduar per te lehtesuar disi simptomat e tyre. Ata mendojne se gjestet i ndihmojne te turpshmit te zvogelojne deri diku kompleksin e tyre pervecse i ndihmon te mendojne me mire, te perqendrohen dhe te fiksojne ne kujtese koncepte te rendesishme. Kur perdor gjeste gjate te folurit, ndersa studion, flet, arrin rezultate te mira.
Kete e konfirmojne studimet e reja qe vijne nga Shtetet e Bashkuara. Nje orator i mire ne praktike, duhet te shmang perdorimin e tepert te duarve. Ne fakt, gjestet jane shume te rendesishme per te transmetuar mendime dhe njohje. Frazat te cilat kujtohen me shume jane ato qe shoqerohen nga gjestet domethenese. Gjestet nuk perdoren vetem per tu kuptuar me mire, por edhe per te ndihmuar veten kur shpjegojme koncepte te veshtira, ose kur kujtesa eshte nen presion. Tashme nuk ekziston me bindja qe "te flasesh me duar" eshte nje gjest i paedukate, te cilin e perdore nje injorant qe eshte i paafte te shprehet pa perdorimin e tyre. Gjestet jane shume te nevojshme, madje bejne diferencen. Kjo eshte vertetuar nga nje studim shkencor qe 70-80 % e informacionit, trurit i vjen permes syve, permes asaj qe shohim. Pra, kjo tregon se gjestet jane komponent i rendesishem i komunikimit. Instikti qe na nxit te bejme gjeste eshte nder me te fortet: me gjeste bejne edhe personat te cilet flasin ne telefon, femijet e vegjel, te verbrit etj.
Edhe lideret ne politike perdorin gjestet kur flasin. Sipas nje studimi shkencore te Universitetit te Pitsburgut dhe Universitetit te Cikagos, perdorimi i gjesteve ka nje ndikim te rendesishem ne zhvillimin njohes. Studimit iu nenshtruan shume femije amerikane dhe evropiane. U vertetua se ne te dyja kulturat, femijet qe perdorin gjestet kane lehtesi me te madhe ne mesime dhe ne zhvillimin e gjuhes ne pergjithesi. Nje studim tjeter i Universitetit te Cikagos demaskon stereotipin i cili thote se ata qe flasin me duar jane personat te cilet vijne nga nje shtrese e ulet shoqerore. Studiuesit kane monitoruar 50 familje me femije te cilet nuk kishin shume qe kishin mbushur 1 vjec, te vegjlit e shtresesh se larte shoqerore kane perdorur me shume gjeste se te tjeret.
Gjate nje ore e gjysme kane shprehur 24 gjeste domethenese me shume se 13 te shprehurat nga femijet e familjeve te varfra. Pra, gjestet nuk ndihmojne vetem te shprehesh me mire, por edhe te mesosh, te gjesh me shume hapsire ne kujtese per te fituar njohuri dhe aftesi te reja. Kete e konfirmon edhe studimi i nje psikologeje, i publikuar ne revisten "Science", jane analizuar dy grupe femijesh ne shkolle fillore, te cilet duhej te zgjidhnin disa ushtrime matematike. Femijve te grupit te pare iu kerkua te perdornin gjestet, ndersa te tjereve te flisnin duke mbajtur duart te lidhura. Te paret i zgjidhen problemat e tyre me lehte se femijet e grupit te dyte. Ikub