BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Syzet e diellit dhe 'mistika' e tyre

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Syzet e diellit dhe 'mistika' e tyre

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/3/2011, 21:33

    Syzet e diellit dhe 'mistika' e tyre Images

    Syzet qė mbajmė shpesh, pėr nevojė apo si aksesorė, janė tė ndryshme dhe tė larmishme.

    Syzet e diellit kanė padyshim anėn e tyre utilitare, pra funksionin e mbrojtjes nga dielli dhe pėrmirėsimin e tė parit, por sipas njė studimi tė fundit ato janė duke u shndėrruar nė objekte gjithnjė e mė tė rėndėsishme nė kulturėn perėndimore. Arsyeja: veē tė tjerash, ky aksesor pėrfaqėson edhe pushtet, prestigj dhe misticizėm.

    Ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh pika tė pėrbashkėta mes personazheve tė tilla si Lady Gaga, Andy Warhiol apo lopėve qė i bėjnė reklamė njė kosi tė veēantė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. E megjithatė, njė tė pėrbashkėt ata e kanė: mbajnė syze dielli. Shesh herė e kemi vėnė re ndryshimin qė na ndodh nė paraqitjen e jashtme dhe nė mėnyrėn se si perceptohemi nga tė tjerėt kur befas nga me sy tė zhveshur, vėmė syze dielli. Ndjesia qė kemi ėshtė se gjithsesi, bėhemi mė tė paarritshėm, pra mė misteriozė dhe nė njėfarė mėnyrė ushtrojmė mė shumė pushtet ndaj atyre qė kemi rrotull. Vetėm njė veprim shumė i thjeshtė mund tė na ndryshojė tėrė perceptimin qė kemi pėr veten, edhe nė njė ditė gjatė sė cilės mund tė mos kemi njė vetėvlerėsim shumė tė lartė.

    Nė fakt, objektet qė ne pėrdorim, kryesisht ato qė kanė tė bėjnė me aksesorėt, kanė njė histori tė ndryshme, por gjithmonė ne i pėrdorim pėr njė qėllim tė dyfishtė: atė tė parin; pėr tė na ndihmuar nė njėfarė mėnyre, si nė rastin e syzeve tė diellit dhe sė dyti, pėr t’i shtuar pamjes tonė elementė qė nxjerrin nė pah aspekte tė vetes qė mund t’i kemi apo edhe mund tė mos t’i kemi, por qė na krijohen pikėrisht nga pėrdorimi i aksesorėve. Pėr sa i pėrket simbolit tė syzeve tė diellit, ai ėshtė i shtrirė dhe ka pėrmasa tė gjera. Ajo qė mund tė zbulojmė menjėherė nėse do tė merrnin njė studim pėr rolin e syzeve tė diellit si aksesorė, ėshtė fakti se ato kanė gjithmonė njė konotacion me glamurin dhe pushtetin e teknologjisė, kontrollin e emocioneve, kontrollin e trupit dhe kontrollin e marrėdhėnieve me tė tjerėt.

    Syzet e diellit janė joshėse, sepse ato nėnkuptojnė sportivitet dhe shkathtėsi, tė cilat janė disa nga cilėsitė qė ēmohen dhe kanė vlerė mė tė madhe nė shoqėrinė e sotme kapitaliste, ose nė atė qė konsiderohet si shoqėri perėndimore. Pėr mė tepėr, bėhet fjalė pėr konotacionin e syzeve tė diellit edhe me njė lloj pavarėsie dhe moskokėēarjeje ndaj autoritetit. Njerėzit e tillė kanė njė mungesė tėrėsore ndaj autoritetit dhe pėrgjithėsisht ndaj rregullave, dhe nė kėtė mėnyrė janė edhe disi misteriozė dhe joshės. Ata pėrqendrohen shumė edhe tek stili.

    Nga ana tjetėr, syzet e diellit janė edhe njė dėshirė e jona pėr t’u izoluar, pėr t’u tėrhequr nė veten tonė, nė intimitetin e qenies dhe pėr tė qenė tė shkėputur nga bota qė na rrethon, ndėrkohė qė vazhdojmė tė kemi akses nė tė, sepse vėrtetė qė me syzet e diellit nuk na duken sytė, por ne vazhdojmė qė tė shohim pa problem. Madje, nė kėtė botėn tonė gjithmonė e mė teknologjike, ku edhe lidhjet intime janė shpesh virtuale, syzet e diellit kanė simbolikėn e tyre tė vetizolimit dhe tėrheqjes nė guaskėn personale. Syzet janė edhe fshehėse tė vulnerabilitetit dhe brishtėsisė sonė ndaj fenomeneve tė ashpra tė botės. Duke i mbuluar sytė, ne mbulojmė njė burim dobėsie.

    Ndėrsa po tė shohim pėr shembull, botėn e reklamave, vėmė re qė gjithnjė e mė shumė syzet e diellit pėrdoren pėr tė nėnkuptuar pushtet, mister dhe mistikė tek subjektet qė reklamojnė, dhe kjo sigurisht pėr t’i shtuar vlerė mallit qė duhet tė shitet. Kėshtu, kemi shembullin e Lady Gaga, e cila i pėrdor syzet e diellit pėr tė pėrcjellė identitetin e saj tė ēuditshėm prej njė kameleoneje kryesisht lakuriqe.

    Ajo ėshtė thuajse e zhveshur nė performancat saj artistike, por ndėrkohė nuk harron kurrė qė ta mbajė mirė mbuluar sytė e saj, tė cilėt fshihet pas syzeve tė errėta dhe tė mėdha. Por, syzet shprehin nė disa raste edhe njė mungesė konsiderate pėr tė tjerėt dhe njė mbivlerėsim shumė pompoz pėr veten. Kjo, nė rastet kur syzet e diellit mbahen nė ambiente tė mbyllura nė tė cilat edukata e do qė njerėzit, pėr respekt tė njeri-tjetrit tė qėndrojnė pa syze. Ky ėshtė pėr shembull rasti i Ana Vintur, shefes sė ‘Vogue’, e cila gjatė gjithė kohės, edhe nė ambientet intime, qėndron me syzet e diellit, duke u shndėrruar nė njė personazh jo vetėm misterioz, por edhe objekt i kritikave pėr mungesė modestie dhe respektimi tė rregullave elementare tė mirėsjelljes.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 16:48