Tendencat e reja persa i perket ngjyres se flokeve per 2011, variojne ne tre drejtime te ndryshme, geshtenje e hapur, e kuqe dhe ombre hair colour.
Jo te gjitha ngjyrat u shkojne te gjithave, keshtuqe para se te provoni nje look ndryshe, mendohuni mire, qe te mos keni pendime. Analizoni disa faktore te rendesishem ne lidhje me pamjen tuaj, cili eshte stili juaj dhe tonaliteti i lekures qe keni, ashtu sikur mendoheni per te zgjedhur ngjyren e nje buzekuqi per buzet. Keshtuqe mos u tregoni te nxituara. Por ti kthehemi tendencave, geshtenja e hapur me te gjitha tonalitet e saj eshte e para ne trendet e sezonit. Gjithashtu, edhe e kuqja eshte nje ngjyre e ngrohte dhe pasionale.
Opsionet qe ju prezantohen jane te ndryshme, mund te guxoni ne sfumaturat e te kuqes, tek e cila ju e ndjeni vetem me mire. Propozimi tjeter per pranvere/vere 2011, eshte edhe ngjyra e flokeve e sfumuar ose sic njihet ombre hair colour. Kjo teknik krijon gradacione te ndryshme ngjyrash. Majat jane ngjyre te celet duke i krahasuar me rrenjen e flokeve, duke kaluar ne tonalitete te mesme ne gjatesine e flokeve. Sigurisht, qe parukieri juaj i besuar do te dije tju adresoje drejt look-ut te duhur per ju. Ikub.al