Lumturia nuk blihet ne dyqan, ajo nuk eshte mall. Ajo kultivohet, tamam si nje kopesht.
Lumturia eshte ne fakt nje koncept i ndryshem per njerez te ndryshem, disa e gjejne ne gjera te vogle, te tjere ne krahet e personit te dashur, dikush ne nje galeri arti.
Ngandonjehere na kalon perpara syve, si nje dhurate nga qielli. Por kjo nuk ka rendesi, ajo qe vlen eshte kultivimi i saj, dhe per kete ka rruge te ndryshme, ndaj kur te keni kohe ndiqni edhe keto pese keshilla tona:
1. Rivlersoni veten
Ka njerez qe e shohin veten si te nenvleresuar, nderkohe qe ka te tjere qe duket se jane nje dhurate e vertet per boten qe i rrethon.
Po cfare i dallon keto kategori njerezish? Vetem nje gje, besimi ne vetvete.
Sipas psikiatrit Christophe André, e rendesishme per te rifituar besimin tek vetja eshte te menduarit e vetem gjerave pozitive, si p.sh. nje sukses, sado i vogel ne pune, nje kompliment, ne vend te menduarit te aspekteve negative te jetes se perditshme.
2. Nderto mardhenie te mira me te tjeret
Paralelisht me te paren pra me sjelljet me natyre egocentriste, nuk duhen harruar edhe ata qe te rrethojne. Sipas Albert Ellis, themelues i teorise se perqasjes emotivo-racionale, eshte shume e keshillueshme qe ndaj te tjereve te mos i kursesh fjalet e mira, aprovoni mendimet dhe vendimet e te tjereve, madje pasurojeni edhe me ndonje argument tuajin. Krijoni tema interesante bisedash ku ndjeni se keni perputje ne ide, mos ngurroni te beni ftesa edhe per dreka dhe darka.
3. Krijoni mundesite edhe per kenaqesi te vogla
Kenaqesite e vogla te ngrene moralin. Madje edhe nje kafe me nje mik te mire, ne vere apo ne zemer te dimrit.
Bejuni sa me shume alegro, kjo ndikon edhe ne prodhimin e endorfines (hormonit te kenaqesise)
4. Pajtoju me te kaluaren
Kujtime te veshtira te se kaluares, histori familjare problematike, na pengojne te ndjehemi mire, ndaj ngarkesa te tilla duhen shkarkuar. Nje bisede me nje mik apo mikeshe, hapja e ketij apo atij problemi, shpesh here vleresohet si nje rruge e mire shfrimi, gje qe duket se eshte pak me e veshtire kur eshte fjala per probleme qe lidhen me ciftin. Ne ditet tona, nje vizite tek psikologu shihet si nje mundesi e mire. E rendesishme eshte qe te shkeputesh nga ato kujtime te kaluara.
5. Jini sa me krijues
Kreativiteti eshte nje nga shtyllat e lumturise, thote Christian Boiron. Mundohuni te jeni sa me kreative, edhe nese do te deshtoni, duhet rrezikuar. Fillojeni ate qe nga guzhina, me nje ushqim te cilin pregatiteni vete. S'ka rendesi se si do te dale, duhet pak guxim. Nderrmerni nje udheti ne nje vend te panjohur, pa ndermjetesine e agjencive te udhetimit. Rrezikoni, kjo do tju sherbeje per te mesuar. Ikub