BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Firence, ose 'Qyteti qe te semure' prej artit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Firence, ose 'Qyteti qe te semure' prej artit

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/5/2011, 17:09

    Firence, ose 'Qyteti qe te semure' prej artit Images

    Janė tė shumtė shqiptarėt e rinj qė jetojnė nė Firence.

    Janė studentė ose bėjnė punė tė ndryshme, nga kamerierė, punėtorė ndėrtimi dhe kushedi se ēfarė punėsh tė tjera tė vogla. I kanė ndėrruar fare pak zakonet e Shqipėrisė dhe ca mė shumė veshjet. Pak u bėn pėrshtypje se banojnė nė kryeqendrėn botėrore tė artit, ndėrsa nė rend kuptohet se ėshtė mbijetesa. Megjithatė pėr ata qė rrinė pak e kanė tė pamundur t’i shpėtojnė sindromės sė qytetit, njohur me emrin e Stendhalit tė madh

    Falė njė pėrkimi tė rastit, pak ditė, do na duhet t’i kalojmė nė Firence. Dikush ka krijuar njė mundėsi udhėtimi dhe tė nesėrmen nga alpet e ashpra kroate pėrfundojmė nė kryeqytetin italian tė kulturės. Ky ėshtė sfondi. Nga njė zakon i mbetur i pas viteve ’90, nga kushedi se kush, tė duhet qė patjetėr ‘e ke tė detyrueshme’ tė takosh bashkatdhetarė. Dhe, nė Firencen e shekullit tė XXI, mė mirė nė Toskanė, shqiptarėt janė tė panumėrt. Pėr fat tė keq, statistikat e institucioneve shqiptare nuk ndihnė askėnd kur ke nevojė pėr punė statistike. Nga interneti kemi tė lexuar se njė organizim, qė quhet RAT (Rrjeti i shqiptarėve tė Toskanės) mėton se janė rreth 40.000 syresh nė tė gjithė rajonin. Ata kanė aktivitetet e tyre, organizimet e tyre dhe herė pas here bėjnė ndonjė aktivitet. Pėr fat tė keq, incidentet janė shumė mė tė njohura sesa gjėrat pozitive. “Nuk janė tė gjithė ashtu si thonė. Shumė bėjnė punė tė zeza, por shumė tė tjerė janė studentė dhe ka shumė qė shikojnė punėt e tyre dhe nuk pėrzihen me askėnd”, na thotė Albani. E hasim rastėsisht nė njė restorant. Ėshtė befasuar pėr momentin se nuk ka kuptuar shqipen e folur, por pastaj e mbledh veten. Ruan aksentin disi femėror beratas dhe nga lirshmėria se si shėrben duket se ėshtė shumė i miqėsuar me pronarin...

    Shqiptarėt

    “Isha kėtu para ca vitesh. Erdha si student. Por fillova tė punoj. Pastaj ika nė Amerikė. U ktheva sėrish. Mė pranoi sėrish ky pronari nė punė”, mė thotė djali pak i ngjallur. Biseda nuk zgjat shumė. Ikėn shpejt se ka vendosur njė skedinė. I thėrret dikujt nga matanė. Ėshtė edhe ai shqiptar. Kanė vendosur tė dy skedina dhe nė banak u bashkohet dhe njė i tretė, qė dėgjon me ankth njė ndeshje futbolli tė Serisė A. Njėzetė minuta mė vonė e mallkojnė shqiptarisht Lacion. Punėn ia lėnė njė rumuni, qė i thėrrasin shkurt: O rumun. I ngrati s’bėn fjalė. Shėrben dhe bindet. Restoranti ‘modest’, qė shumė afėr Galerisė sė Akademisė, me punėt kryesore tė Mikelanxhelos, pėrfshirė dhe Davidin e famshėm, ka vazhdimisht turistė tė huaj. Djemtė, tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė ‘detaj’, e dinė se kanė njė burim tė pashtershėm jetese. Ndaj dinė ta mbajnė mirė. Vetėm se tė tjerėt s’janė kaq mirė. Tė shpėrndarė kudo, me shikimet e ngulura, sidomos nė stacione, shqiptarėt u ngjajnė disi skifterėve qė janė gati tė hidhen nė ēdo moment.

    Nuk kanė ndryshuar shumė nė veshje, ndėrsa tė duket se mbartin gjithnjė njė copė egėrsie Shqipėrie nė ēdo veprim tė tyrin. Pėr hir tė sė vėrtetės, edhe namin s’e kanė mė tė pakėt. Tmerr i bandave ndėrkombėtare, pėr tė cilėt Firence dhe Toskana nė pėrgjithėsi duhet tė jetė njė destinacion i pėlqyer, ata njihen si furnizues droge dhe element krimi. Disa muaj mė parė do bėnte bujė aksioni, kur karabinierėt e Borgo San Lorenco nė Firence do tė shkatėrronin njė bandė tė pėrbashkėt italo-shqiptare, e cila trafikonte nė masė kokainė pėr tė rinjtė nga Firence dhe deri mė tutje nė Areco e Bolonjė. Ishin plot dhjetė shqiptarė tė arrestuar me njė aksion qė mbaroi nė Shqipėri. Ndaj shtresėzime tė vendasve duhet thėnė se nuk janė aspak miqėsorė.

    Do bėnte bujė nė median italiane, kur nė njė palestėr nuk do tė pranohej njė shqiptar adoleshent. Ishte familja italiane, mike e djalit, qė me njė akt qytetar dinjitoz e bėri tė njohur kėtė racizėm puro tė vendasve. Qė, nė fakt, ėshtė mė shumė njė dėshirė pėr t’i mbajtur larg shqiptarėt. Nė fakt dhe kjo e ka njė burim. Jo shumė kohė mė parė policia e qytetit do sekuestronte rreth 1 milion euro pasuri qė u pėrkiste trafikantėve tė drogės nė Shqipėri dhe nė Itali. Mediat italiane do tė publikonin se pasuria ishte e disa familjeve mafioze nė Firence, por edhe klaneve tė fuqishme shqiptare. Mes sekuestrimeve kishte makina luksoze, motorė dhe objekte luksi nga policia italiane. Kėto akte, sigurisht, nuk mund tė hedhin baltė nė njė farė mėnyrė mbi pjesėn tjetėr tė shqiptarėve. Sidomos studentėve. Falė sakrificave tė pamata tė familjeve tona arsimdashėse, por edhe atyre vetė, shumė syresh po bėjnė tė pamundurėn pėr t’u shkolluar dhe pėr tė hapur njė dritare ndryshe pėr jetėt e tyre. Ėshtė gjėja mė e zakonshme qė syresh t’i hasėsh teksa punojnė part-time kudo, pėr tė mbijetuar, por edhe pėr t’u shkolluar me dinjitet. Rastis me dy syresh tė veshur shumė bukur, qė po flasin pėr njė ngatėrresė nė shkollė me procedurat administrative. Ndaj, vetė administrime tė studentėve kanė marrė situatėn nė dorė. Njė institucion i tillė, qė e has nė internet, ASUF (Albanian Students of the University of Florence) ndihmon jo vetėm integrimin e tyre, por edhe kėshillimin pėr informacione tė ndryshme.

    Pėr fat tė keq ata qė s’kanė bursė u ndodh qė nuk i plotėsojnė si duhet dokumentet dhe pastaj u duhet tė pėrballojnė shuma shumė tė kripura. Procedurat, oraret, qiratė, pėrshtatjet e tjera janė njė andrallė qė shqiptarėt tani i zgjidhin me kujdes mes vete. Njė organizim tjetėr, RAT, ka shkuar dhe mė tej, kur fton kėngėtarė tė njohur shqiptarė si Alban Skėnderi dhe Pirro Ēako, qė tė performojnė. Kurse njė organizim tjetėr, qė ata pretendojnė si Lidhja e Shkrimtarėve shqiptarė nė Toskanė arrin e bėn dhe aktivitete letrare. Astriti, njė djalė 21-vjeēar nga Vlora, mė thotė me saktėsi ēdo gjė, por edhe sesa e vėshtirė ėshtė pėr tė dhe miqtė e tij. “Bashkė ia dalim, por nė rast se do jesh vetėm e ke shumė tė vėshtirė”, sqaron.

    Pėr Firencen

    Mundohet tė mė sqarojė dhe gjėra tė tjera, por ia kursej andrallat ngaqė dua tė shikoj Firencen. Qyteti tė kursen kohė nėse vėrtet do t’i drejtohesh menjėherė qendrės historike tė Firences, pronė e UNESCO-sė qė nga viti 1982. Kushdo qė shkon nė fillim, kėmbėt instinktivisht, ose edhe duke pyetur, e pėrcjellin nė Piaca dela Sinjora, ku kopja e veprės sė Davidit tė Mikelanxhelos ngrihet krenare pėrballė veprės tjetėr tė Donatelos. Duhet tė hapėsh nė njė fraksion minute pak vend, sepse turistėt e shumtė nuk tė lėnė tė bėsh qoftė edhe njė hap tė vogėl mė tej. Dhe, nėse je nė Firence, do kuptosh se ēdo tė thotė pėr qytetin dhe gjithė Italinė tė ketė kėtė trashėgimi tė pamatė. Dy miqtė e mi shqiptarė u mjafton e gjithė kjo qė shikojnė dhe kur u them se pak metra mė tej ėshtė Galeria Ufiēi dhe ku na duhet tė presim vetėm pak orė qė tė shikojmė disa mrekulli nuk pranojnė. Hallakaten disi tė tronditur andej-kėndej. Nuk e di nga saktėsia e detajeve apo nga i gjithė ky ansambėl qė mbledh sheshet elegante, akademitė, parqet, miniaturat, muzeumet, atelietė, pallatet, interierėt, kishat, buron madhėshtia e qytetit. Ka tė ngjarė tė jetė harmonizimi me sukses i tyre dhe puna e brezave nė respekt tė njėri-tjetrit.

    Nėse vendos kėmbėt mirė nė tokė dhe shikon pėrreth do tė ndjesh imazhin qė tė agreson pandalim. Pranė punės sė Donatelos njė ēift shqiptarėsh, tė veshur mrekullisht bukur, po zihen pėr njė pozė. Pastaj, ai nuk e bind dot atė qė tė presin nė Galerinė Ufiēi. “A je i ēmen, a”. A’spo t’mjaftojnė kto tė gjitha...”. Bashkėbisedimi me ton mė zgjon nga letargjia dhe mė fut nė rrjedhėn e vendit nga vi dhe ku njė mori kandidatėsh politikė-komunalė bėjnė propagandė pėr qytetet e tyre. E qytetet e Shqipėrisė janė njė mjerim nė konceptimet e tyre, sepse tė tillė kanė qenė pėrgjatė historisė tonė tė gjithė kryebashkiakėt e vendit tim. Kjo ėshtė njė temė tjetėr, qė e shtjelluar kėtu duket absurde. Firence me impaktin historik nė muzikė, arkitekturė, modė, kuzhinė, filozofi, shkencė, aktrim, religjion ėshtė e pashembullt. Ėshtė ndoshta njė nga vendet mė tė kėrkuara dhe mė tė ėndėrruara pėr njerėzit nė botė...

    Firence


    Njė ditė mė vonė, qytetin e pėrshkojmė me autobusin e zakonshėm, udhėtimi i tė cilit fillon nga periferia ku rri dhe pėrshkon tė gjithė qytetin mbi lumin Arno. Nė fund, ai i drejtohet Piacės Stacione, ku fillojnė tė gjithė linjat e qytetit. Nga aty futesh nė njė nėnkalim nėntokėsor, mbushur me dyqane modeste dhe del nė pjacat kryesore tė qytetit historik. Nėse ke ndonjė pretendim pėr modėn, atėherė prit se kėtu do ndeshėsh inferioritetin para Ferre, Dolce&Gabana tė vėrtetė dhe njė mori tė tėrė dyqanesh, ku vėrtet ėshtė frikė tė futesh. Ndaj i besohesh udhėtimit nė qytet. Si njė nga mė tė pasurit e mesjetės, Firence duket se e shpalos kėtė nė tė gjithė ndėrtimet e realizuara pėrgjatė qindra viteve.

    Vendlindja e Renesancės ka njė impakt qė edhe sot e kėsaj dite ėshtė e pamatė. Dy janė vendet qė nuk duhet tė humbasėsh, Ufiēi, qė mbledh rreth 1.6 milion turistė dhe Piti. Tė mendosh se ecėn nė njė vend ku kanė lindur dhe jetuar Dante, Bokaēio, Leonardo da Vinēi, Botiēelli, Nikolņ Makiaveli, Bruneleski, Mikelanxhelo, Donatelo, Galileo Galilei, Katherin de’ Mediēi, Luixhi Cherubini, Franko Zefireli, Salvatore Ferragamo, Roberto Cavalli, atėherė e ndjen se tė kalon njė si i ftohtė. E mbledh shpejt veten...

    Ndryshe nė radhė

    Dhe bėhem esėll kur i afrohem derės kryesore tė Ufiēit, ku tre radha tė mėdha njerėzish prej orėsh presin tė futen brenda. Vjen koha kur njė shėnjues elektronik shėnon anglisht: Koha e pritjes 3 orė. Gjatė kėsaj kohe kam pasur njė ēift skandinavėsh pėrpara; njė aziatik pas, qė jep gromėsima tė frikshme, qė nuk i shkojnė elegancės sė sjelljes tė tyre kontinentale; dhe tre ruse simpatike, qė ‘e vrasin’ kohėn mes cirilikeve tė disa shkrimtarėve tė tyre. Dhe, radhė qė shkon e rritet pas dhe qė mua mė duket se do mbytet tutje nė Ponte Vekio, Urėn historike e ndėrtuar dhe si banesė mbi tė. Dy-tre policė qarkullojnė para radhės, kurse arabė dhe nuk e di se ēfarė fshihen pas kolonatave tė Ufiēit, qė t’u ruhen. Policėt italianė me veshjen e zezė dhe me rripat e kuq nuk ia dalin. Tek-tuk shkėmbejnė ndonjė parje me manekinėt, qė imitojnė pa lėvizur figurat ikonike tė Rilindjes Italiane.

    Tė gjithė turistėt, nė pritjen e gjatė, e kanė mundėsinė qė ta ndjekin live kėtė lojė kukamėēefti, si argėtim pėr kohėn e kaluar. Veē aziatikut, pas meje, qė nuk reagon, njė buzėqeshje lodron nė fytyrat e turistėve qė presin nė radhė tė panumėrt. Ndėrkohė, vajza te reja me tabela tė mėdha tė grishin se po t’u paguash 33 USD ato mund tė ndihmojnė tė futesh ndryshe nė radhė. Pak njerėz lėvizin nga radha. Mė qeshet kur kujtoj dhe ndaj me skandinavėt pėrpara ndjesinė e njėjtė: Italianėt e kanė namin disi qė ta hedhin dhe mė mirė ia vlen qė pas kėsaj radhe tė futesh brenda. Skandinavi ikėn dhe vjen. Nė krye tė 30 minutash mė thotė. “We need just to pass and some more windows”1. E ka fjalėn pėr disa dritare qė janė pėrbri. Kur arrin e futesh mė vonė nė Ufiēi je i stėrlodhur. Megjithatė njė forcė tė vjen nga brenda dhe kur paguan 11 eurot qė tė kushton hyrja, ka ende forcė. Galeria, nė paretet sipėr, ka edhe figurat mė tė mėdha tė pikturuara tė Lashtėsisė, Mesjetės dhe personazhe tė njohura tė Papatit, ka njė vend qė i ėshtė dedikuar edhe Skėnderbeut.

    Nuk ia dal dot qė ta gjej. Do tė jetė mbase nė restaurim, ngushėlloj veten. Ufiēi tė ngjit nė katin e dytė dhe pastaj tė tretė, ku dy hapėsira tė stėrmėdha, njėra nga tė cilat nė cep shikon dhe lidhet me Ponte Vekion, tė hapin udhė nė holle seksione tė mėdha ndarė nga hapėsira. Ka koleksione sipas shkollave dhe aty mund tė shikosh Italinė e ėndrrave tė artistėve tė gjithė botės: Xhoto, Ēimabue, Botiēelli (ky ka koleksionin mė tė madh kėtu), Leonardo da Vinēi, Donatelo, Mikelanxhelo, Rafaello, Ticiano, Karavaxhio, Bernini, Rembrandt, Peter Paul Rubens, Franēisko Goja, Tintoreto, Masaēio, Xhorxhio Vasari, Kanaleto, El Greko, Dyhrer, Kranah. Nėse do kesh fatin tė kalosh Korridorin e famshėm Vasari, njė galeri qė lidh Palaco Vekio me Pallatin Piti kalohet nga kėtu mbi Ponte Vekio. E pėrshkoj shpejt, por punėt e mjeshtrave, si kudo, janė tė fortifikuar me xhama tė trashė. Dua tė gjej kohė pėr njė tjetėr vend. Kur dal ėshtė pak shi dhe koha ėshtė errėsuar. Pak qindra metra mė tutje, pas Katedrales nė sheshin Duomo ėshtė Galeria e Akademisė, ku ėshtė koleksioni i madh i Mikelanxhelos, me Davidin origjinal, ikonat ruse dhe punė nga mjeshtėrat e tjetėr italianė. Arrij nė fund.

    “Nėse do vish nė orėn 08,30 tė mėngjesit, nuk do presėsh mė shumė se njė orė e gjysmė”, mė thotė njė nga punonjėsit. Pak orė mė vonė jam sėrish nė udhėtim. Ka ngushėllim gjithsesi. Kthehem nga Via Roma. Nuk ka qoftė dhe njė cep tė vogėl nė kėtė qytet, qė tė mos ketė pak art. Simboli i qytetit ka mbetur Kubeja e famshme, nė mos gaboj prej leximeve, realizuar nga Arnolfo di Kambio, qė i dha nėj drejtim ndryshe arkitekturės sė qytetit dhe pa asnjė dyshim Filipo Bruneleski, shemri nė art i madhėshtisė ndėrtimore tė Mikelanxhelos. “Paradoksalisht”, gishti i kėtij tė fundit, bashkė me atė tė Verrokios, Bronzinos ėshtė nė San Lorenco, nė kishėn e bėrė nga Bruneleski. Por, qyteti tė grish pafund. Pak mė tej, Arnolfo di Cambio ndėrtoi Bazilikėn e Santa Kroēe, tempullin e lavdisė italiane me afresket e Xhotos dhe vendin ku janė varrosur Mikelanxhelo, Galileo Galilei, Nikolņ Makiaveli, Ugo Foskolo, Rosini. Harta shumė herė ėshtė e tepėrt nė kėtė vend, kurse njerėzimi i duhet t’i jetė mirėnjohės, atyre qė e realizuan kėtė mrekulli.

    Sindroma

    Mbi tė gjitha, ky qytet i duhet tė jetė mirėnjohės Mediēėve, bankierėve tė papės qė kontribuuan direkt. Nė njė linjė trashėgimie qė vjen nga Kosimo vazhdon te Piero dhe mbaron te Lorenzo, qė do meritonte emrin “I madhėrishmi”, ata i dhanė qytetit pa fund. Ky i fundit, mecenati i Mikelanxhelos, Leonardo da Vinēit dhe Botiēellit, arriti qė ta fuste veten dhe njerėzit e tij nė pėrjetėsi. Pėr Firencen ėshtė e pakėt tė shkruash ose mbase duhet tė kesh pėrmasat e personazheve tė tij. Tė kesh gojėn e ‘prapėt” tė beninit, qė e kam dėgjuar duke recituar Danten, qė fiorentinėt e pėrzunė, apo tė jesh njė mjeshtėr si Zefirelli. Vetėm atėherė mund t’ia dalėsh. Kėshtu hesht.

    Mė mirė. Pas njė udhe qė vazhdimisht me nxjerr te Piaca Republika para harkadės sė madhe ku njė grup arabėsh, nė mos gaboj performojnė, kthehem sėrish tek Duomo. Katedralja e famshme, nga mė tė mėdhatė nė kontinent me kupolėn e Bruneleskit, tė grish pėr pushim. Ėshtė koha qė pas njė endje shumė orėshe tė ulem. Duhet tė jetė e vėrtetė sindroma e Stendalit. Nė kaq pak metra katror tė marrėsh kėtė ngarkesė estetike, ėshtė e pamundur. Por ėshtė e vėrtetė. Firence tė godet dhe tė bėn tė mendosh por edhe tė sqarosh me veten se njėherė nė jetė ke ardhur nė Mekėn e artit, krijuar nga njerėzit mbinjerėz tė Rilindjes...
    ...
    Njė nga tė huajt qė shikoj ekspozitėn e Miro, Dali dhe Pikaso, mė ngacmon vazhdimisht. Do tė mė shpjegojė me zor se kėta amerikanėt ta shpifin. Janė pafund studentė dhe vinė e stėrhallen kėtu, mė thotė. Janė si tė paparė, mė thotė burri qė ka njė mani qė do tė flasė. E aprovoj. I largohem. Duhet tė kthehem pas nė Shqipėri nė pėrpjekje pėr tu ēliruar nga simptomat e Sindromės sė Stendalit. Kjo mė duhet. Pak orė mė vonė bėhem esėll. Jam nė njė radhė absurde me shqiptarė qė rrinė ngjitur nė aeroport tė check-ojnė biletat. Konfuzojnė dhe nuk e di se ēfarė. Ėshtė pranverė e vitit 2011.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 17:41