Princi i kalter eshte perfundimisht jashte mode, por edhe djali i mire dhe i qeshur duket se po humbet pike ne artin e joshjes. Ne nje renditje ideale te preferencave femerore mbi tipet e meshkujve, mbizoterues dhe me te kerkuarit e ketij mileniumi jane djemte nursez dhe krenare.
Sipas nje studimi kanadez, te publikuar ne Emocioni, rezulton se te gjitha konkluzionet shkojne ne favor te meshkujve disi nursez dhe krenare, te ngjashem me Colin Farrell ose James Dean. Te keta individe duket se Thembra e Akilit qendron pikerisht ne mbajtjen e seriozitetit.
Dihet qe buzeqeshja eshte nje nga celsat kryesor te nje marredhenieje sociale te suksesshme, por hulumtimet e fundit kane treguar se kur flitet per marredheniet intime, preferencat femerore priren te fokusohen drejt nje mashkulli me fytyre serioze, krenare dhe jo rralle edhe disi te vuajtur e te vrazhde. Kete e ka vertetuar edhe studimi i fundit kanadez i cili ka marre ne shyrtim me shume se 1 000 te rritur.
Ne te kundert, meshkujt kane deshmuar nje prirje per tu afeksionuar me lehte me femrat e qeshura dhe shume me pak me ato krenare dhe me besim te larte te vetja.