BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Josa: Jemi nė kohė pėr tė ndėrtuar Vllazninė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Josa: Jemi nė kohė pėr tė ndėrtuar Vllazninė

    Mesazh nga Albatros 8/6/2011, 21:58

    Trajneri thekson se nuk ka asnjė problem pėr sa i pėrket skuadrės sė re, qė do tė pėrballojė ndeshjet europiane

    Dy ditė mė parė ka nisur stėrvitjen me Vllazninė dhe Mirel Josa, “timonieri” i saj, mendon se ėshtė nė kohė pėr ta bėrė gati atė pėr Kupat e Europės. Nisja e stėrvitjes, sipas tij, ėshtė bėrė nė kohėn e duhur, ndėrkohė qė trajneri i kuqebluve pret qė nė ditėt nė vazhdim edhe skuadra tė plotėsohet me lojtarė tė tjerė, nė mėnyrė qė ajo tė paraqitet sa mė denjėsisht nė kompeticionet europiane. Vetė Josa duket se e ka nisur me shumė dėshirė pas pushimeve disa ditore me familjen nė Greqi.

    Stėrvitja Duke folur nė lidhje me fillimin e stėrvitjeve te Vllaznia, ai do tė shprehej: ”Mendoj se stėrvitja ka nisur nė kohė. Do tė jetė njė periudhė ku do shohim gjendjen e sportistėve pas pushimeve, kontigjentin e lojtarėve qė ėshtė nė stėrvitje dhe ecurinė e mėtejshme tė tyre.

    Koha nė dispozicion deri te ndeshja e parė nė Europa League besoj se do tė jetė e mjaftueshme pėr ta ēuar skuadrėn nė formėn e duhur. Kėtė javė do tė stėrvitemi nė Shkodėr dhe mė pas do tė zhvillojmė miqėsoren nė Prishtinė, pėr tė vazhduar javėn tjetėr pastaj me fazėn pėrgatitore qė do tė zhvillojmė nė Serbi”.

    Kontigjenti Sa i takon kontigjentit tė lojtarėve qė ka aktualisht nė stėrvitje, trajneri i skuadrės shkodrane ka shprehur njėfarė pesimizmi nė radhėt e tij, pasi skuadra duhet plotėsuar me futbollistė tė tjerė, megjithatė, vetė Josa ka shprehur besimin e tij te drejtuesit e klubit nė lidhje me kėtė ēėshtje, prandaj deklaron:

    “Klubi ka vėnė disa limite financiare pėr futbollistėt qė do tė blejė dhe kuptohet ne kemi bėrė ofertat tona. Eshtė e vėrtetė se disa futbollistė kanė refuzuar kėto oferta, por ne nuk mund tė dalim mbi limitet qė kemi vėnė.

    Megjithatė, siē e shihni, nė stėrvitje janė tre futbollistė tė huaj qė po provohen, do tė vijė Markoviē dhe mund tė vijnė edhe lojtarė tė tjerė nė ditėt nė vazhdim. Besoj se kėto ardhje duhet tė pėrfundojnė para nisjes tonė pėr nė fazėn pėrgatitore, sepse nė atė moment ekipin e dua tė plotė”.

    Objektivat Trajneri kryeqytetas e njeh mjaft mirė ambientin shkodran tashmė dhe i di edhe kėrkesat e tifozėve pėr tė parė njė skuadėr pretendente. Vetė Josa ėshtė i mendimit se sezoni i sapombyllur duhet konsideruar pozitiv pėr Vllazninė dhe njėkohėsisht duhet menduar pėr atė qė vjen, ku skuadra do tė ketė sėrish objektiva madhore.

    Puna qė po bėn nė stėrvitje ėshtė shumė ambicioze dhe e tillė duket tė jetė edhe nė vazhdim. Gjatė kėtyre ditėve do tė bėjė edhe njėfarė seleksionimi tė lojtarėve tė ardhur nė ekip dhe pėr kėtė arsye ėshtė i pėrqendruar maksimalisht nė kėtė qėllim pėr tė bėrė zgjedhjet e duhura.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 10:11