BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te rinjte dhe shendeti mendor

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te rinjte dhe shendeti mendor

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/6/2011, 13:36

    Te rinjte dhe shendeti mendor Images

    Nje studim i ri nga Organizata Boterore e Shendetesise konstaton se crregullimet psikiatrike jane shkaku kryesor i paaftesise ne mesin e adoleshenteve dhe te rinjve. Ky studim eshte i pari qe jep nje pasqyre globale te shendetit te njerezve ne kete grup-moshe. Te rinjte nga nga mosha 10 deri 24 vjec duhet te jene nder me te shendetshmit. Ata jane mjaft te moshuar per t'i shpetuar rrezikut nga semundjet e femijerise, dhe jane shume te rinj per t'u prekur nga kanceri, semundje te zemres, dhe kushtet e tjera qe shqetesojne te moshuarit.

    Por nje studim i ri sfidon kete pikepamje. Duke perdorur nje baze te dhenash te quajtur Barra Globale e Semundjeve, studiuesit gjeten se ceshtjet e shendetit mendor llogariten per gati 50 perqind te semundjeve qe prekin grup-moshen te 10 deri 24 vjec. Dr George Patton i Universitetit te Melburnit ne Australi eshte nje nga bashke-autoret e studimit te ri, qe u ndermor nga Organizata Boterore e Shendetesise.

    "Per sa i perket 10 shkaqet kryesore te semundjeve ne kete grup moshe, pese prej tyre jane crregullime mendore si depresioni, skizofrenia, crregullim bipolar, shperdorimi i alkoolit, vetevrasjet dhe vete-demtimet".

    Perderisa kjo eshte hera e pare qe ndermerret nje studim i tille, eshte e pamundur te flitet rreth prirjeve, por doktor Paton ve ne dukje disa gjurme rajonale. Ne Afrike, per shembull, semundjet infektive mbeten nje problem serioz.

    "Virusi HIV, tuberkulozi dhe malaria jane shkaqet kryesore te vdekshmerise dhe aftesise se kufizuar - ndersa vdekshmeria gjate lindjeve dhe pasojat e lindjeve ne drejtim te aftesise se kufizuar ne Afrike jane shume me te larta se ne pjeset e tjera te bote".

    Ne te kunderten, ne rajonin e Paqesorit perendimor, pamja eshte e ngjashme me vendet me te ardhura te larta, ku e aftesite e kufizuara mbizoterohen nga crregullimet mendore dhe lendimet, sidomos aksidentet e trafikut. Pervec semundjeve dhe kushtet qe ndikojne ne shendetin e dobet te te rinjve, doktor Patton thote se zakonet qe mesohen ne rini - pirja e duhanit dhe alkoolit mbipesha, dhe seksi pa mjete mbrojtese - mund te coje ne semundje dhe me vone ne vdekje.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/11/2024, 19:05