BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bllokimi i Diellit

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Bllokimi i Diellit

    Mesazh nga Vizitor 25/4/2009, 11:31

    Bllokimi i Diellit 2woggtu


    Pėrderisa parashikimet pėr temperaturat globale vazhdimisht shkojnė e bėhen mė tė llahtarshme, shkencėtarėt janė duke e shqyrtuar seriozisht njė ide qė dikur konsiderohej e ēmendur; ri-projektimi i atmosferės.


    Shpėrthimi i papritur i Malit Pinatubo mė 15 qershor tė vitit 1991 e dėrgoi njė shtėllungė tė madhe tė hirit nė qiell, e njollosi diellin dhe e demonstroi njė mėnyrė pėr tė shpėtuar njerėzimin nga njė katastrofė potenciale klimatike.

    20 milionė tonė tė dyoksidit tė sulfurit nga mali nė Filipine u ngritėn nė stratosferė, duke e mbuluar planetin me njė mjegull e cila e reflektoi njė pjesė tė nxehtėsisė sė diellit prapa e nė hapėsirė. Gjatė disa viteve qė erdhėn, meteorologėt shikuan tė mahnitur gjersa mjegulla e uli temperaturėn e tokės pėr njė total prej gjysmė gradė Celsiusi dhe me kėtė e ktheu prapa orėn e ngrohjes globale. Nė shekullin para Pinatubo-s, gazrat serrė tė liruar nga industria njerėzore kishin bėrė qė temperatura nė tokė tė rritet pėr njė shkallė celsius.

    Efekti ishte i pėrkohshėm, temperaturat filluan tė rriten sėrish pas njė viti apo dy. Por, shkencėtarėt filluan tė pyeteshin nėse vullkani kishte zbuluar njė armė tė mundshme kundėr ndryshimit klimatik. Nevojitet vetėm njė llogaritje e thjeshtė pėr tė parė se do tė ishte e mundur tė bėhet artificialisht ajo qė mali e bėri nė mėnyrė natyrale. Njė aplikim i matur i dyoksidit tė sulfurit nė atmosferėn e sipėrme, qė do tė mund tė arrihej me anė tė lansimit tė gazit nga raketat, duke e spėrkatur nga aeroplanėt e lartėsive tė mėdha apo duke e lėshuar nga njė oxhak i madh, do tė kishte njė ndikim pothuajse tė menjėhershėm nė temperaturė. Dhe do tė kushtonte me mijėra herė mė pak, madje edhe sesa skenarėt mė optimistė pėr zvogėlimin e emetimeve. Njė grup i vogėl i shkencėtarėve filluan tė shqyrtonin ēėshtjen se si mund tė bėhej ky gjeo-projektim nė mėnyrėn mė efektive dhe me mė sė paku efekte anėsore.

    Gjatė dy dekadave tė fundit gjeo-projektimi filloi tė pėrfshinte mėnyra tjera tė ndreqjes sė klimės, pėrfshirė tjerrje tjera tė efektit Pinatubo. Duke pėrdorur dyoksidin e sulfurit apo materiale tjera, ata kanė pėr qėllim qė tė reflektojnė dritėn e diellit prapa e nė hapėsirė. Njėra nga kėto do tė vendoste njė varg pasqyrash nė orbitė, duke e mbrojtur tokėn nga rrezet e diellit, por me njė ēmim qė sigurisht do ta bankrotonte planetin. Nė vitet e 1990-ta, shpikėsi kontrovers i bombės me hidrogjen, Edward Teller, propozoi pjesėza reflektuese tė metalit qė do tė rrinin pezull nė atmosferė.

    Njė tjetėr formė publikisht mė e pranueshme e gjeo-projektimit do tė pėrqendrohej nė heqjen e karbonit nga atmosfera dhe deponimin e tij nėn tokė. E njohur si kapja dhe deponimi i karbonit, kjo ide qėndron prapa uzinave eksperimentale tė energjisė sė pastėr tė sodit, tė cilat janė duke tėrhequr plot hulumtime dhe financime. Por, uzinat me qymyr tė pastėr vetėm do tė reduktojnė emetimet e sė ardhmes, gjė e cila nuk e prek rrėnjėn e problemit. Nė mesin e tė gjitha pasigurive tė cilat e rrethojnė ndryshimin klimatik, njė gjė ėshtė bėrė e qartė: qėndrueshmėria e frikshme e karbonit, i cili do tė qėndrojė nė ajėr pėr mijėra vite, duke vazhduar tė ngrohė planetin pavarėsisht se sa drastikisht ndėrpriten emetimet nė tė ardhmen. Andaj ekziston njė urgjencė nė rritje prapa ėndrrės sė gjeo-projektimit: qė tė ndryshohet klima me mjete artificiale ose duke e thithur karbonin ekzistues nga ajri ose duke e ftohur ajrin me reflektorėt solarė.

    Gjeo-inxhinieria funksionoi nė skajin e ēmendur tė politikės klimatike deri vonė. Ekspertėt i shmangėn idetė e saj si shkencė e ēmendur dhe kishin frikė se do tė nėnēmonte fushatėn pėr tė zvogėluar emetimet e karbonit. Njerėzit nuk do tė bėjnė sakrifica tė rėnda pėr ta luftuar ngrohjen globale, nėse u jepet pėrshtypja se njė marifet i shpejtė inxhinierie mund ta shlyejė kėrcėnimin. Pos kėsaj, vetė ideja e projektimit tė ndryshimit klimatik ua fut frikėn njerėzve. Nėse shkenca nuk mund ta parashohė motin e tė jetė e sigurt nė atė gjė, si mund ta projektojė nė mėnyrė tė sigurt klimėn globale? Shekulli XX ka parė shumė pėrpjekje mė pak ambicioze qė tė ristrukturohet toka, duke devijuar lumenj pėr shembull, gjė qė pėrfundoi nė katastrofė.

    Tani, sidoqoftė, shumė shkencėtarė kanė filluar ta marrin seriozisht gjeo-inxhinierinė, qoftė edhe vetėm nga mungesa e shpresės. Gjersa shumė e mė shumė specialistė tė klimės fillojnė tė besojnė se, madje, edhe nivelet e tashme tė ndotjes me karbon po e ngrohin globin mė shpejt se qė ėshtė menduar mė herėt, arsyeja pėr zhvillimin e njė plani emergjent pėr shpėtimin e planetit po bėhet vėshtirė qė tė rezistohet. Laureatėt e Nobelit, Paul Crutzen dhe Thomas Schelling e kanė vėrtetuar nevojėn pėr njė plan tė inxhinierisė klimatike. Shoqėria Mbretėrore Britanike ka filluar t’i studiojė mundėsitė. Akademitė Kombėtare tė Shkencės tė SHBA-sė sapo organizuan njė konferencė, nė tė cilėn u diskutua pėr projektimin klimatik dhe ėshtė caktuar njė takim nė qershor pėr t’i diskutuar detajet. “Ende nuk ėshtė shfaqur nė agjendat e politikanėve,” thotė shkencėtari klimatik i Princetonit, Michael Oppenheimer, “por shkencėtarėt tani po flasin pėr kėtė si njė opsion.”

    Oppenheimer po punon nė pėrmbledhjen e njė ekipi, i cili do tė krijojė njė raport tė Akademisė Kombėtare tė Shkencės, ku do tė rekomandohet njė opsion gjeo-inxhinierik pėr politikėn klimatike. Oppenheimer ėshtė nė anėn e kujdesshme, duke pėrkrahur vetėm hulumtime teorike, pa eksperimente nė terren tė cilat mund tė kenė njė ndikim tė zgjatur nė mjedis. Shkencėtarėt tjerė, sidoqoftė, po fillojnė ta shtyjnė kėtė ēėshtje. “Shumė njerėzve nuk u pėlqen ideja e zgjidhjes sė problemeve tona me anė tė teknologjisė,” thotė klimatologu nga Harvardi, Dan Schrag. “Nėse jeni ulur nė njė kullė tė fildishtė, ėshtė lehtė tė thuhet se duhet t’i ndryshojmė sjelljet tona. Por, ēka nėse nuk e bėjmė kėtė gjė? A dėshironi me tė vėrtetė qė t’ia jepni Tokės puthjen e lamtumirės?”

    Argumenti mė i pėrfolur pėr gjeo-inxhinierinė si Plan B, ėshtė dėshtimi i Planit A – ndaljes sė emetimeve. Marrėveshja e Kyotos bėn thirrje pėr njė reduktim prej 5.2% tė emetimeve nėn nivelet e viteve tė 1990-ta deri nė vitin 2012. Nga 40 shtete qė e kanė nėnshkruar marrėveshjen nė vitin 2001, 21 prej tyre kanė parė rritje tė emetimeve tė karbonit qė nga ajo kohė. Kėtu pėrfshihet Japonia, e cila ishte nikoqirja e bisedave. Edhe pse Britania, Gjermania dhe Franca kanė arritur tė bėjnė reduktime, asnjėra nga kėto shtete nuk ėshtė nė rrugė qė tė arrijė cakun e saj tė Kyotos. Dhe Kyoto nuk pėrfshiu Kinėn apo SHBA-nė, emetuesit numėr 1 dhe 2 tė karbonit nė botė.

    Fushata, qė tė zgjerohet dhe tė shtrėngohet Kyoto, tani duket se ka gjasa tė dėshtojė gjithashtu. Nė dhjetor, negociuesit do tė mblidhen nė Kopenhagė dhe do tė pėrpiqen tė zgjerojnė marrėveshjen e Kyotos, tė cilės i del afati nė vitin 2012. Ata gjithashtu shpresojnė tė vendosin kėrkesa pėr zvogėlime mė tė mėdha tė emetimeve dhe tė pėrfshijnė edhe Kinėn dhe SHBA-nė nė marrėveshje. Shpresa ėshtė se Kopenhaga do t’i vėrė kapak sasisė sė karbonit nė atmosferė nė njė nivel, i cili ėshtė mjaft i ulėt sa tė parandalojė rritjen e temperaturave pėr mė shumė se 3 gradė Celsius. Nėse temperaturat shkojnė mė lartė, shumė shkencėtarė klimatikė brengosen se efektet e kėsaj do t’i shkaktojė njė dėm tė papranueshėm mjedisit, duke pėrshpejtuar thatėsira dhe vėrshime, duke i vėnė nė rrezik rajonet bregdetare nga rritja e nivelit tė detit, duke e dėmtuar agrikulturėn dhe duke ēuar nė humbjen e biodiversitetit. Askush nuk ėshtė i sigurt se sa tė mprehta duhen tė jenė zvogėlimet e emetimeve tė gazrave serrė, por hamendja mė e mirė ėshtė njė reduktim prej 80% nėn nivelet e tashme deri nė vitin 2050. Ky ėshtė njė cak radikal pėr Evropėn, Japoninė dhe SHBA-nė. Pėr Kinėn dhe Indinė, tė cilat po pėrpiqen tė rriten e tė dalin nga varfėria, kjo ėshtė pothuajse e papėrfytyrueshme.

    Shpejtėsia e ngrirė e politikave globale mund tė jetė jo e pėrputhshme me shpejtėsinė e ndryshimit klimatik. Vetėm sepse sistemi i klimės sė Tokės ėshtė njė makinė e madhe qė lėvizė ngadalė dhe me plot inercion, nuk do tė thotė se edhe katastrofa do tė vjen ngadalė. Njėri nga skenarėt vazhdimisht e mė tė frikshėm ėshtė efekti i topit tė borės, nė tė cilin, pėr shembull, karboni fillon tė kullojė nga akulli qė shkrihet apo oqeanet qė ngrohen dhe lėshojnė lagėshti atmosferike, duke e rritur efektin e gazit serrė tė karbonit. Ndoshta mė e rėndėsishmja ėshtė pajtimi nė rritje e sipėr se gazi, tė cilin tashmė e kemi emetuar, do tė vazhdojė ta ngrohė tokėn me shekuj tė tėrė. Raporti gur-themel i Panelit Ndėrqeveritar pėr Ndryshimin Klimatik i OKB-sė, i bėrė nė vitin 2007, vlerėsoi se gjerė nė fund tė shekullit temperaturat do tė mund tė rriten nė mes 2 dhe 5 gradė Celsius. Njė numėr vazhdimisht e mė i madh i shkencėtarėve kanė filluar tė besojnė nė skenarin mė tė keq. Njė rritje prej 5 gradėve deri nė vitin 2100, njė ēast i shkurtėr nė kohėn gjeologjike, pothuajse pėrfundimisht do tė vėrtetojė tė jetė njė katastrofė pėr civilizimin. Kjo ėshtė arsyeja pse shumė shkencėtarė kanė filluar tė nxisin marrjen seriozisht nė konsideratė tė skemave gjeo-inxhinierike, tė cilat vetėm para disa viteve janė dukur absurde dhe tė rrezikshme.

    Ideja e inxhinierimit tė klimės nuk ėshtė e re. Nė vitin 1965 njė raport ra nė tavolinėn e presidentit Lyndon, qė eksploronte mundėsi pėr tė manipuluar klimėn qė tė kompensohet pėr njė rritje nė temperatura. (Ēuditėrisht, raporti kurrė nuk e pėrmendi zvogėlimin e emetimeve.) Ideja u soll nėpėr qarqe shkencore gjatė dekadave qė erdhėn, por deri nė vitet e 1990-ta ishte zhdukur nga diskutimet, kryesisht ngase politikėbėrėsit po pėrpiqeshin tė ndėrtonin njė konsensus pėr zvogėlim tė emetimeve. “U bė aq politikisht jo korrekte sa qė nuk mund tė flisnim pėr kėtė gjė,” tha David Keith, njė fizikan nė Universitetin e Calgary, nė njė konferencė tė TED-it nė vitin 2007.

    Nė vitin 2006 Crutzen, njė kimist, e theu akullin me njė shkrim nė revistėn Ndryshimi Klimatik. Ai e pėrsėriti njė ide e cila nisi me fizikanin rus Mikhail Budyko, i cili nė vitin 1974 propozoi pėrdorimin e aeroplanėve qė tė lėshohet dyoksidi i sulfurit apo SO2 nė atmosferė, ku do tė reagonte me ujin dhe molekulat tjera pėr tė formuar pjesėza tė sulfatit, e njėjta gjė si hiri vullkanik. (Crutzen preferonte pėrdorimin e balonave pėr matjen e motit pėr ta bartur gazin sipėr.) Crutzen theksoi se sasia e SO2-shit tė nevojitur pėr tė ulur temperaturat nė shkallė tė rėndėsishme ishte befasishėm i vogėl, askund afėr 20 milionė tonėve tė cilat i liroi Pinatubo, shumica e sė cilės pėrfundoi afėr tokės ku nuk kishte efekt mbi temperaturat.

    Opsionet e ftohjes sė planetit duke ua ndėrruar drejtimin rrezeve tė diellit janė shumė mė tė lira: pėr njė tė njėmijtėn e prodhimit vjetor tė botės “mund ta kthesh njė epokė tė akullt,” thotė Keith.
    Gjeo-inxhinieria, thonė kritikėt, do tė krijonte shumė efekte tė kėqija anėsore. Njėri nga disavantazhet e SO2-shit ėshtė se e shkatėrron shtresėn e ozonit, duke i ekspozuar njerėzit nė Hemisferėn Jugore ndaj rrezatimit vdekjeprurės ultraviolet. Mali Pinatubo e rriti vrimėn e ozonit pėrmbi Polin Jugor vetėm pakėz, por disa studime thonė se njė lėshim i madh i SO2-shit mund tė rritė vrimėn jugore dhe ndoshta madje edhe tė shkaktojė shfaqjen e njė tjetre nė veri gjithashtu. Njė mėnyrė qė t’i bihet pėrreth problemit ėshtė tė shkohet ngadalė, lėshimi i SO2-shit nga pak, dalėngadalė, tė studiohet se si i pėrgjigjet klima kėsaj e pastaj tė provohet pak mė shumė. Nėse do tė kishte njė dėmtim tė madh tė ozonit, eksperimenti do tė mund tė ndalej dhe SO2 shpejtė do tė shpėrndahej. Kjo duhet t’i jep pak ngushėllim njerėzve qė janė tė frikėsuar nga ideja e inxhinierėve qė vazhdimisht e ngacmojnė atmosferėn.

    Keith po punon nė dizajnimin e pjesėzave tė cilat janė mė efikase nė ftohje se sa sulfatet, por pa efekte anėsore. Pėr shkak se sulfatet kanė prirje tė bien nė tokė pas disa muajve, ato duhet tė rimbushen rregullisht. Pjesėza e projektuar e Keith-it do tė absorbonte energjinė e diellit nė mėnyrė jo tė barabartė, duke shkaktuar qė njė anė tė ngrohet mė shpejtė se tjetra dhe tė lėvizė pėrpjetė. Njė pjesėz e tillė mund tė lėshohet nga toka dhe tė hipė vetė. Mund tė ndėrtohet nė mėnyrė tė tillė qė tė hipė mė lartė se sa shtresa e ozonit, nė mezosferė, 100 kilometra lartė, ku do tė reflektonte dritėn por ta len ozonin tė paprekur. Pėr arsye sigurie, kėto pjesėza gjithashtu mund tė rregullohen qė pėrpara qė tė kenė kohėzgjatje tė caktuar jetese. “Ėshtė diēka qė jemi duke e zhvilluar,” thotė ai. “Mund tė mos funksionojė. Por ėshtė pothuajse e sigurt qė nėse inxhinierėt ia vejnė mendjen kėsaj, mund tė krijohet diēka qė funksionon mė mirė se sulfatet.”

    Efekti mė shkatėrrues anėsor do tė mund tė jetė politik. Suksesi nė uljen e temperaturave, apo madje edhe dijenia se shkencėtarėt i kanė mjetet pėr ta bėrė kėtė gjė, mund ta ulė vullnetin politik qė tė bėhen zvogėlime tė shtrenjta tė emetimeve. As edhe pėrkrahėsi mė i pėrkushtuar i gjeo-projektimit nuk e argumenton pėrdorimin e tij nė vend tė zvogėlimit dhe kapjes sė karbonit. Pėrdorimi i gjeo-inxhinierisė pėr t’i mbajtur temperaturat e ulėta nė mėnyrė artificiale gjersa nivelet e karbonit do tė vazhdonin tė rriteshin do tė ishte dyfishim i rrezikut tė ngrohjes sė shpejtė nėse projekti i ftohjes sė ajrit do tė ndalej papritmas, apo duhej tė ndalej, pėr ndonjė arsye.

    Nocioni i projektimit tė klimės mund tė jetė frikėsues, por gjithashtu mund tė jetė i pashmangshėm dhe kjo ėshtė arsyeja pse politikėbėrėsit do tė bėnin mirė tė fillonin tė mendonin pėr kėtė gjė tani. Nėse ngrohja globale pėrshpejtohet nė vitet qė po vijnė, cila do skemė pėr ta ndalur kėtė gjė, mund tė fillojė tė duket mė e sigurt sesa alternativa.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 11:06