Bllokimi i tunelit te Thirres, rrezik shembjesh
Vizitor- Vizitor
Tuneli Thirre - Kalimash i aksit rrugor Durres Kukes vazhdon te jete i mbyllur qe pas shembjes se dy diteve me pare. Shembja ne tunel eshte konfirmuar zyrtarisht vetem te shtunen ne mbremje nga kompania Bektel-Enka.
Kompania shprehet se tuneli dy ne kilometrin e trete ka pesuar demtime nga nje renie e masivit shkembor si pasoje e fenomeneve gjeologjike te struktures shkembore.
Aktualisht ne kete tunnel nuk punohet pasi ka ende rrezik shembjesh te tjera. Demtime ka pesuar edhe tuneli numer 1 tek i cili po punohet me ritme te ngadalta.
Por shembja e tunelit ka shkaktuar deme edhe ne nje shtepi qe ndodhet siper bazamentit te tunelit.
Tuneli me ka demtuar shtepine, jetoj me frike ketu, jetoj permbi tunel me 11 anetare te familjes, shprehet Llesh Cupi, banor i zones.
Sipas familjareve shtepia ka pesuar demtime edhe gjate shperthimeve per hapjen e tunelit por shembja e fundit e ka shkaterruar pothuajse plotesisht ate.
Shtepite kane pesuar goditje, kujtuam se eshte termet, shtepite kane plasaritje, deklaron per Top Channel nje tjeter banor i zones.
Dy dite me pare tuneli numer 2 ne aksin Thirre - Kalimash ka pesuar nje shembje dhe eshte bllokuar plotesisht nga nje masiv i madh dheu por pa shkaktuar demtime tek puntoret e tij. Tuneli u cel ne fund te qershorit, dhe ishte funksional vetem per kater muaj.
No Comment.