Jeta ne qytet mund te jete e keqe per shendetin mental, pasi tek banoret e qyteteve te medha pjese te caktuara te trurit reagojne me fuqishem ndaj stresit se sa tek ata qe jane te rritur ne fshat. Ne nje studim te publikuar ne revisten amerikane Nature thuhet se me kete mund te shpjegohet se si jeta ne qytet shton rrezikun nga semundja e skizofrenise dhe crregullimeve tjera mentale.
Studimi eshte bere ne Gjermani dhe aty kane marre pjese vullnetare te shendoshe, truri i te cileve eshte incizuar ne skaner.
Nje studim i meparshem kishte arritur deri te rezultati se te rriturit ne qytete te medha rrezikohen me shume nga skizofrenia, ndersa jane gjetur deshmi se banoret ne qytet i ekspozohen rrezikut me te madh nga ndryshimet e shpeshta te disponimit.
Ne studimin e ri nderkaq eshte zbuluar dallimi i madh ne aktivitetin e trurit ndermjet njerezve qe jetojne ne qytet dhe fshat, por nuk eshte gjetur nderlidhja e forte ndermjet aktiviteteve te tyre te trurit dhe semundjeve eventuale mentale.
Shkencetaret deshirojne te gjejne se si njerezit reagojne ne stresin qe shkaktojne njerezit tjere. Ata kane vendosur vullnetaret ne skaner dhe kerkuan prej tyre zgjidhjen e problemeve matematikore. Derisa ishin ne skaner, te anketuarit kane mundur te degjojne zerin e shkencetarit, te cilet i kane kritikuar per shkak te zgjidhjes se dobet te rezultateve.
Studimi ka treguar se vullnetaret nga qyteti kane reaguar me shume se sa banoret e fshatit ndaj kesaj taktike, perkatesisht eshte shenuar me teper aktivitet ne pjesen e tyre te trurit, i cili reagon ndaj kercenimeve te rrethit.
Shkencetaret kane marre parasysh se sa gjate te anketuarit kane jetuar ne qytet ose ne fshat deri ne moshen 15-vjecare, madhesine e qytetit ose te fshatit, ndersa rezultatet kane treguar se ata qe ne femijeri kane jetuar ne qytet te madh kane reaguar me zeshem ne procesin e hulumtimit.
Kur studiuesit gjate eksperimentit nuk kane kritikuar te anketuarit ne skaner, atehere nuk eshte verejtur dallimi i funksionimit te trurit ndermjet banoreve te qytetit dhe atyre te fshatit.