BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Afėrdita Dreshaj: Mė 9 maj bėjmė fejesėn zyrtare me Shpatin

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    feste Afėrdita Dreshaj: Mė 9 maj bėjmė fejesėn zyrtare me Shpatin

    Mesazh nga Vizitor 28/4/2009, 01:12

    Afėrdita Dreshaj: Mė 9 maj bėjmė fejesėn zyrtare me Shpatin 9a3j0w

    E shpėrngulur prej shumė viteve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės,ajo punon prej njė kohe tė gjatė si modele e agjensioneve tė ndryshme tė modės.Duke mos i mjaftuar vetėm kaq,pasi kontratat e saj tė punės e detyrojnė tė udhėtojė nėpėr vende tė ndryshme tė botės.Afėrdita nuk mund tė gjindet vetėm nė njė vend.Sepse sa ėshtė nė Amerikė, nė Japoninė e largėt,tash sė fundi pėr 3 muaj nė Greqi kurse sė shpejti pritet nėnshkrimi i njė kontrate nė Gjermani.Bėri kėngė vetėm pėr qejf,por qė dėshiron tė vazhdojė akoma mė shumė nė kėtė drejtim.Nė lidhje me kėngėtarin e mirėnjohur Shpat Kasapin qė sė shpejti pritet ta zyrtarizojnė edhe me fejesė dhe shumė lajme tė tjera,pėr “Panorama plus” flet Afėrdita Dreshaj.

    Si e kujton fėmijėrinė tėnde?
    E kujtoj qė kam qenė njė vajzė e lumtur, duke jetuar nė njė vend shumė tė bukur nė Mal tė Zi tė quajtur “Dreshaj”. Ēdo herė kam qenė njė ndėr ata fėmijėt qė kam dashur tė jem nė qendėr tė
    vėmendjes ose duke recituar,qoftė edhe me nota tė mira apo diēka tė tillė.

    Nga sa anėtarė pėrbėhet familja juaj dhe saktėsisht ku jetoni?
    Familja ime pėrbėhet nga nėna ime, vėllai dhe motra ime. Ne jetojmė nė Michigan tė SHBA-s.

    Kur je larg familjes, pėr kė tė merr malli mė sė shumti?
    Ėshtė shumė e vėshtirė dhe mė mungojnė shumė tė gjithė kur jam larg, mundohem tė kontaktoj mė shpesh, por dua tė them qė mė shumė mė merr malli pėr motrėn time tė vogėl.

    Kur ke qenė e vogel, tė ka shkuar mendja ndonjėherė se njė ditė do tė bėhesh e famshme?
    Normal si ēdo fėmijė edhe unė mendoja sikur njė ditė tė pozoja pėr ndonjė revistė tė famshme (qesh).

    Nga kush keni gjetur pėrkrahjen mė tė madhe nė kėtė drejtim dhe cili ka qenė kulminacioni juaj nė karrierė deri tani?
    Kulminacion kurrė nuk mund tė ketė, sepse ēdo njeri mundohet tė shkojė sa mė lart, por nė kėtė karrierė kam gjetur pėrkrahjen nga familja ime, tė cilėt kanė qenė ēdo herė pranė meje, pėr ēdo gjė dhe i falėnederoj shumė.

    Kė nga “Vip-at” botėrorė ke pasur mė pėr zemėr dhe kė ke tani?
    Gjithmonė Enrique Iglesias.

    Sfilata, defilime dhe reklama pėr agjensione dhe firma tė ndryshme tė modės, kanė qenė fitimprurėse?
    Kjo ėshtė e vetmja punė qė bėj, kėshtu qė normal kam pasur fitim nga kjo dhe kam ngelur e kėnaqur deri tani.

    Jeni e shtrenjtė nė profesionin tuaj dhe kush ju menaxhon?
    Mendoj qė jam e shtrenjtė, por me kėto gjėra merret agjencioni im i modės qė kemi kontratė.

    Duke pasur parasysh angazhimet e shumta, me Shpatin takoheni shpesh?
    Me Shpatin takohemi shumė shpesh, mundohemi tė kalojmė krejt kohėn e lirė qė kemi sė bashku. Largėsia dhe angazhimet nuk na pengojnė fare.

    Cili ėshtė thashethemi mė i shėmtuar qė keni dėgjuar sė fundi pėr ty dhe Shpatin?
    Ēdo thashethem ėshtė reklamė gratis pėr ne.

    Nga erdhi ideja qė tė bėni kėngė?
    Erdhi si surprizė pėr mua nga kompozitori por edhe nga vetė dėshira pėr tė sprovuar veten nė muzikė.

    Do vazhdoni tė kėndoni dhe tė merreni akoma me muzikė apo kjo ishte vetėm si pasion?
    Po normal do tė vazhdoj,tani jam nė punim tė njė single tjetėr dhe besoj do pėlqehet nga publiku.

    Si ka ecur puna me kėngėn dhe videoklipin e parė?
    Mendoj qė ka ecur mirė, unė personalisht kam ngelur e kėnaqur. Por kėtė ia lė publikut tė gjykojė.

    Duke ditur qė tashmė albumet janė nė trend, do provosh edhe ti tė bėsh njė tė tillė?
    Kėtė vit nuk do tė publikoj album sepse dua tė punoj me kujdes kėngėt e tjera, por kėngėt nuk do tė mungojnė.

    Po Shpati ėshtė i kėnaqur qė jeni futur edhe muzikės tani apo ka frikė nga konkurenca?
    Shpati ėshtė i kėnaqur shumė, dhe pėr konkurencė nuk bėhet fjalė. Ai ka vite
    karrierė tė gjatė nė kėtė drejtim dhe ka fansat e vet.

    Dalim pak te jeta private, e vėrtetė se do fejoheni?
    Po ėshtė e vėrtetė!

    Kur do tė mbahet ceremonia dhe ku?
    Ceremonia do tė mbahet mė 9 maj nė Shkup.

    Do jetė e ndarė ceremonia duke marrė parasysh fytyrat publike dhe familjarėt apo tė gjithė sė bashku ?
    Fejesėn e bėjmė vetėm familjare, sepse jemi munduar ta mbajmė sa mė private qė t’i lejojmė familjet tona tė kėnaqen dhe tė shijojnė gėzimin deri nė maksimum!

    Kush do ju kėndojė nė fejesė?
    Nė fejesėn tonė do tė kėndojė Greta Zani.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 15:27