Keni para mjaftueshem dhe po kerkoni nje vend perrallor e te qete per pushimet tuaja?
Hartimi i listes eshte bere nga faqja Tripadvisor, nje rankim origjinal qe prek edhe vende si Guinea.
1 - Rajoni i Jungfrau, Zvicer- Eshte nje qoshe e botes shume larg zhurmes, qe ofron nje natyre teper te qete. Ka liqene me uje te kulluar, ne te cilet mund te lahesh. Pamja eshte e mrekullueshme dhe aty mund te gjesh paqe e te reflektosh per shume gjera.
2 - Lapponia, Finlande - Atdheu i Babagjyshit te Vitit te Ri. Vendi eshte klasifikuar si pasuri dhe mbrohet nga UNESCO. Zona eshte e painfektuar nga dora e njeriut.
3 - Papua, Guinea e Re - Nje ishull gjigant, i dyti ne bote pas Groenlandes, qe ruan ende zonat e fundit te paksploruara te planetit. Atje fauna nuk ka te krahasuar...gjen papagaj, pellumba, si ne asnje vend tjeter.
4 - Bora-Bora, Polinesia franceze- Atje eshte vendi ku mund te notosh ne siperfaqen e ujit, me nje maske dhe syze deti qe te lejojne te admirosh mrekullite koralore qe te ofrojne ishujt.
5 - Lugina e Loira-s ne France - Keshillohen ekskursionet me biciklete, sidomos ne pranvere ose ne fillim te vjeshtes. I njohur si kopshti i Frances, ne mes te natyres fantastike ndodhen edhe abaci,katedrale dhe shume keshtjella te bukura.
6 - Seychelles - Zona ndodhet ne Madagaskar dhe mbrohet nga UNESCO.
7 - Parku Kombetar Jasper ne Kanada - Ky eshte parku me i madh ne malet shkembore kanadeze. Atje jetojne disa lloj kafshesh teper te rralla. Pushimet jane te qeta, por edhe me pak aventure. Ne brendesi ka ujera termale, liqene, ujevara dhe luadhe.
8 - Parku kombetar i vullkanit Arenal ne Kosta Rika - Ne aktivitetin e tij te plote, vullkani Arenal arrin deri ne kuoten 1600 metra. Qe prej vitit 1968, mali ofron pamje spektakolare, sidomos naten. Ne park ekzistojne zona termale, fale ketij vullkani.
9-Ishulli i Jugut ne Zelanden e Re - Mund t'ia mbathni ne anen tjeter te botes dhe te vizitoni Ishullin e famshem, ku do te gjeni ambiente argetuese, por edhe te qetesoheni dhe pushoni.
10. Butan - Shteti i vogel, nje monarki kushtetuese, gjendet ne kufi me Kinen dhe Indine. Ne kete vend mund te gjeni boten antike dhe misterioze ku spiritualiteti lindor dhe madheshtia e maleve jane padrone te vertete.Udhetimi ne kete vend shoqerohet me nje qetesim te shpirtit, meditim dhe reflektim.