BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nordiket, grate me te lumtura te planetit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nordiket, grate me te lumtura te planetit

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/6/2010, 10:20

     Nordiket, grate me te lumtura te planetit Images

    Pjesemarrja e tyre eshte e domosdoshme kudo: nga politika te sherbimet e thjeshta. Gjithēka i detyrohet faktorit kulturor dhe politikave te ashpra te ndermarra nga qeverite per te zvogeluar sa me shume hendekun per mosbarazi mes burrave dhe grave. Nje femer ne vendet e Europes Veriore nuk ka asnje arsye perse te kete zili nje mashkull: ato mund te jene drejtuese kompanish te fuqishme, te pranishme ne jeten politike dhe kulturore te vendit.

    Sipas nje
    studimi te fundit te bere ne shume vende europiane, grate e Europes Veriore tregonin se ishin shume te lumtura dhe nuk u mungonte asgje. Mjafton qe te kesh deshire per te bere diēka dhe mund t’ia dalesh mbane. Grate ne Norvegji, perveēse ne shume sfera te jetes jane te barabarta me burrat dhe kane ditur te fitojne pozicion dhe influence ne sferen politike. 30 vjet me pare vetem 15 per qind e perfaqesuesve te Parlamentit norvegjez ishin gra, ndersa vitet e fundit kjo shifer lekundet mes 36 dhe 39-s. Kjo rritje per mundesi te barabarta mes dy sekseve lidhet ngushte me mundesite e shumta per shkollim dhe karriere per grate. Sot pothuajse te gjitha subjektet politike vendase e mbeshtesin programin e tyre te forca e femrave. Norvegjia ka qene nder vendet e para qe ka zgjedhur nje ministre femer ne vitin 1986, e cila po ashtu formoi nje qeveri me nje numer rekord ministre gra.

    Qe atehere asnje
    qeveri vendase nuk eshte formuar me me pak se 40 per qind femra ne perberje te tyre. Grate vendase kane mundesi per te bere karriere dhe gjetur pune te mira, njelloj si meshkujt. Ato nuk paragjykohen dhe ndalohen per asgje, madje shteti social i ndihmon per te kaluar periudha te veshtira. Si ne ndermarrjet shteterore dhe ne ato private vihet re nje numer i madh grash ne postet drejtuese. Aty eshte e detyruar me ligj qe si femrat ashtu edhe meshkujt duhet te jene pjese e kompanive te ndryshme qofshin keto private apo shteterore. Pas nuk ngelen edhe Finlanda dhe Suedia. Sipas te dhenave ne sajtet e ministrive per mundesite e barabarta mbi perfaqesimin e burrave dhe grave ne parlamente vendase vendet e Europes Veriore vazhdojne te mbeten lidere ne respektimin e mundesive te barabarta. Numri i larte i grave ne jeten politike varet nga faktore kulturore, por edhe nga nje polike qe prej kohesh i mbeshtet grate ne iniciativat qe ndermarrin.

    Finlanda

    Shembulli me i
    mire i mundesive te barabarta mosdiskriminim dhe kujdesit per grate ne karrieren e tyre eshte ai i Tarja Halonen, presidentes se Finlandes, e cila e mban kete post qe prej vitit 2000. Pas rizgjedhjes ne vitin 2006, mandati i saj skadon ne 2012. Presidentes i pelqen shume historia e artit, teatri dhe noti. Ne 26 gusht te vitit 2000 ajo u martua me shokun e saj Pentti Arajarvi, ne nje ceremoni civile ne Mäntyniemi, pas nje marredhenieje qe zgjati me shume se 15 vjet. Te dy kane femije nga raportet e meparshme. Ne Finlande lidhja e tyre nuk ishte sekret, por martesa sherbeu mbi te gjitha per te qartesuar pozicionin e Arajarvi gjate vizitave te Presidentes jashte vendit.

    Suedia

    Eba von Sydow,
    25 vjeēe, eshte femra me e njohur ne Suedi. Ajo eshte imazhi i fushates kunder duhanit dhe kryeredaktorja e revistes me te madhe ne vend per femrat, "Vecko Revyn". "Ēdo vajze ne Suedi kerkon te jete si Eba. Ajo i ka te gjitha, sukses, pushtet, zgjuarsi dhe bukuri", thote nje vajze 28-vjeēare ne Stokholm. Me pak fjale, Eba eshte shembulli i perkryer i asaj qe kerkimet e fundit kane treguar: Suedia eshte vendi ku grate "lulezojne". Ne vitin 2009, nje raport nga Forumi Ekonomik Boteror tregoi se vendi skandinav eshte me i perparuari ne bote per grate, me nje barazi te madhe me meshkujt, pushtet dhe politika sociale mbi shendetin. Eba shpjegon se kultura e pergjithshme pro fermave qe ekziston ne vend e ka ndihmuar te realizoje endrrat e saj. "Bej nje jete fantastike dhe kam nje pune qe e dua. Grate ketu gjykohen ne baze te talentit dhe jo te gjinise.

    Nese je i
    zoti ne ate qe ben, shume shpejt ketu mund te arrish ne maje", thote ajo. Suedia, me nje popullsi prej 9 milione banoresh, ka nje histori te gjate per politikat miqesore ndaj meshkujve. Qeveria u ka dhene femrave te drejta te barabarta qe nga viti 1845. Ne vitin 1901, ishte i pari vend ne bote qe futi programin per lejen e lindjes.

    Ne 1958-n,
    kisha luteriane suedeze ndryshoi doktrinen e saj per t‘i lejuar femrat te beheshin prifteresha. Sot, femrat politikane zene gjysmen e Parlamentit ne vend. Qellimi per barazine mes meshkujve dhe femrave nis shume heret: "Trajnimet antiseksiste" fillojne qe ne kopsht, ku meshkujt inkurajohen te luajne me kukulla, ndersa femrat me makina. Ne shkolla, lendet per gatim, rrobaqepesi, punim metalesh dhe zdrukthuari jane te detyrueshme per te dyja sekset. Te gjitha vitet e edukimit, perfshi edhe kolegjin, jane falas dhe vajzat prej kohesh dalin me mire se djemte. Ne vitin 2005, femrat perbenin me shume se 60 per qind te studenteve ne Suedi. Ndoshta ky fleksibilitet rolesh ne jeten e perditshme e kishte bere nje faqe interneti vendase te shkruante: "Ne vendin tone, grate drejtojne autobusin, ndersa burrat kujdesen per femijet". Per Eban, liria nga rolet tradicionale do te thote se asaj nuk i eshte dashur kurre te zgjedhe mes punes dhe nje jete te lumtur ne shtepi. "Shume pak meshkuj preferojne qe grate e tyre te qendrojne ne shtepi", thote ajo.

    "I
    dashuri im e ka pranuar faktin qe puna ime perfshin mbledhje te vazhdueshme dhe udhetime dhe eshte i lumtur per faktin se mua me pelqen. Eba jeton me te dashurin, i cili, edhe pse punon nga ora 9:00 me 17:00 ne nje kompani lekure, ben edhe punet e shtepise. Sipas nje studimi, meshkujt suedeze bejne me shume pune shtepie se ata ne te gjitha vendet e botes, me nje mesatare prej 24 oresh ne jave. Ndersa i dashuri i saj pastron shtepine, ajo perpiqet te shnderrohet ne nje model per 250 mije lexueset e revistes se saj. Eba perpiqet te beje bashke keshillat mbi stilin e bukurine dhe refuzon te botoje artikuj per dietat apo moden qe ndoshta mund te demtojne shendetin e grave. "Perpiqem te perēoj mesazhin se bukuria qendron te respekti ndaj vetes, jo tek idealet e pamundura", shprehet Eba. Megjithate, ajo mendon se femrat suedeze nuk duhet te heqin dore nga feminiliteti i tyre. "Kam provuar se mund te jesh e zgjuar dhe njekohesisht te kesh shume feminilitet. Marr me qindra letra ne dite nga vajza qe thone se sherbej si nje model frymezimi per to". Ne fakt, shume femra ne vend e kane te lehte te nderthurin feminilitetin dhe idealet femerore.

    Karin Gablad, 49 vjeē
    e, eshte shefja e policise se Stokholmit, me detyren qe te luftoje krimin ne kryeqytet dhe ka ne dispozicion rreth 4600 oficere. "Menyra ime ndryshon nga ajo e meshkujve. Ne shume raste, perdor psikologjine dhe negociatat, por nuk kam frike te perdor edhe forcen fizike", thote policja e gjate bionde. Shefja Gablad ndodhet ne kete pozicion fale nje fakti te thjeshte, rezultateve te mira. Nen drejtimin e saj, kriminaliteti ka rene me 9 per qind. Pasi mori detyren ne vitin 2003, ajo mori fame, pasi kapi disa nga kriminelet me te rrezikshem. "femrat mund te jene police te shkelqyera, sepse jane me pak egoiste dhe me kundershtuese se meshkujt", rrefen ajo.

    Afersisht, nje ne tre
    oficere policie ne Stokholm eshte grua, madje ne disa akademi policie, femrat jane me shume ne numer se meshkujt. Por a eshte Suedia parajsa e vertete per femrat? Per shkak te te ardhurave te larta nga taksat, grate fitojne rreth 22 mije dollare ne vit, nga 29 mije qe fiton nje amerikane, ndersa ēmimet jane rreth kater here me te larta ne vendin nordik. Nje buzekuq kushton rreth 15 dollare, ndersa nje pale xhinse te thjeshta, jo firmato, rreth 130 dollare. Per te rinjte qe kerkojne te argetohen, nje mbremje jashte nuk kushton me pak se 150 dollare. Ne vend, meshkujt rralle lejohen te paguajne kur jane ne nje restorant, ndersa sipas studimeve te shumta, zakonisht jane fermat ato qe marrin iniciativen te parat.

    Aty nje
    grua mund te dale njekohesisht me tre apo kater meshkuj, pa u shqetesuar per paragjykimet shoqerore. Edhe kur vjen puna te liria seksuale, eshte e veshtire te imagjinosh nje shtet me rregulla strikte. Per shembull, filmi "Sex and the city", aty transmetohet ne televizor zakonisht ne oren gjashte pasdite, ndersa femrat nuk gjykohen ose pyeten kurre per lidhjet apo partneret e tyre te meparshem. Edhe fjetja vetem per nje nate me dike aplikohet ne vend, pa asnje lloj paragjykimi. Edhe pse pjesa me e madhe e grave suedeze jane te punesuara, vendi renditet ne krye te klasifikimit per sa i perket numrit te lindjeve ne Europe, kjo fale ligjeve per lejen e lindjes. Ēiftet suedeze, si burrat ashtu dhe grate, marrin 13 muaj leje lindjeje te paguar dhe tre muaj te tjere me nje tarife fikse. Nga keto, 60 dite duhet te merren nga nena dhe 60 nga babai, ndersa pjesa tjeter ndahet sipas zgjedhjes se tyre.

    Ndarja e barabarte e pergjegjesive eshte e detyruar me ligj. Barazia mes femrave dhe meshkujve shtrihet ne shume zona te tjera ne Suedi. Sportet per femra jepen po aq sa ato te meshkujve ne televizion. Po ashtu, ne qendrat tregtare, tualetet jane te njejta si per femrat dhe meshkujt. Ne vitin 2004, gjiganti suedez i prodhimit te makinave, "Volvo", krijoi makinen e pare krejtesisht per femra, ku sediljet ishin me formen trupore te grave dhe mundesine per t‘i dhene makines me taka te larta. Pavaresisht kesaj, ka edhe gjera per te cilat vendi eshte bere pre e kritikave.

    Nje shenje
    e pabarazise eshte rroga, ku femrat marrin rreth 83 per qind te asaj te meshkujve. Suedia eshte kritikuar nga "Amnesty International" se nuk ka bere aq sa duhet per te shmangur dhunen dhe diskriminim ndaj minoriteteve etnike. Por a eshte ajo parajsa e femrave? Verdikti varet nga kendveshtrimi: grate japoneze jetojne me gjate, ato amerikane fitojne me shume, greket preken me pak nga kanceri i gjirit. Megjithate, suedezet duken te lumtura ne pjesen e tyre: "Kam shkuar ne shume vende te botes, por jeta ne Suedi eshte e veēante per femrat. Nuk ka asnje vend tjeter ku do te doja te jetoja", perfundon Eba.

      Ora ėshtė 14/11/2024, 23:50