Perberesit:
- 4 luge vaj ulliri
- 1 qepe , 1 karot , 1 kercell selino te grira holle
- 2 thelpinje hudher te grire holle
- 1 luge spec djeges i grimcuar
- 120 gr pershut e prere ne kube
- 1 kg.kofshe ose shpatull qengji ne copa
- kripe e piper i zi sipas deshires
- 150 ml.vere e bardhe
- 1/2 kg. domate te pjekura te qeruara dhe te prera ne copa
Pergatitja:
Ne nje tenxhere te madhe , ose me mire vorbe balte nxehni vajin dhe skuqni qepen , karoten kercellin e selinos , hudhren ,majdanozin , specin dhe pershuten , ne zajrr te plote .Kur qepa dhe proshuta te kene marre ngjyre hidhni edhe mishin dhe lereni ne zjarr per 7-8 min.duke e perzier vazhdimisht .Hidhni kripe e piper , shtojini veren dhe kur te avulloje , shtojini edhe domatet. Verini kapakun dhe lerini te ziejne ne zjarr te avashte per 1 ore duke hedhur pak uje te nxehte . Sherbehet e nxehte!